Artan Shkëmbi: Brenda 20 korrikut konstituohen kryetarët e bashkive

7 Korrik 2015, 16:00Politika TEMA
Artan Shkëmbi: Brenda 20 korrikut konstituohen kryetarët e bashkive

Artan Shkembi

Brenda datës 20 korrik pritet të konstituohen kryetarët e të 61 bashkive të reja të dala nga zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Kështu u shpreh Drejtori i Agjencisë së Zbatimit për Reformën Territoriale, Artan Shkëmbi, ndërsa foli për riorganizimin e ri të pushtetit vendor, në kuadër të reformës territoriale.

Në këtë kuadër, Shkëmbi tha se shërbimet ndaj qytetarit do të vazhdojnë të kryhen në të njëjtat zyra, si edhe më parë.

“Çdo banor i kujtdo zone qoftë do të shkojë të marrë shërbimet atje ku i ka marrë edhe më parë, me ndryshimin e vetëm se atje ku lexohej tabela ‘komunë’ tani do të jetë ‘njësi administrative’, ndërsa administratori do të jetë zëvendësuesi i kryetarit të komunës, që me ligj, është i detyruar të pranojë çdo kërkesë të banorëve të zonës”, shpjegoi Shkëmbi.

Drejtori i AZRT-së tha se ky organizim i ri i pushtetit vendor do të shoqërohet me reduktimin e një numri funksionesh.

“Nuk ka pse të ketë juristë në komunë dhe juristë në bashkinë në qendër, apo dhe financiare, shoferë, sekretarë, etj. AZRT ka përcjellë një propozim për strukturën, duke përcaktuar qartë kriteret se kush duhet të qëndrojë në punë dhe kush duhet të largohet prej saj”, tha Shkëmbi.

Lëvizjet e para në stafet e njësive vendore, shtoi ai, pritet të ndodhin në ditët e para të gushtit, menjëherë pas konstituimit të 61 bashkive të reja.

“Faza e parë do të jetë shkurtimi i punonjësve në njësitë administrative, ndërsa faza e dytë do të jetë shtimi i tyre në qendrat e bashkive. Natyrisht, shkurtimet do të jenë më të mëdha se sa punësimet”, nënvizoi Shkëmbi.

2 komente në “Artan Shkëmbi: Brenda 20 korrikut konstituohen kryetarët e bashkive”

  1. Bujar says:

    Rregulloje titullin se e ke gabim…

  2. Shkodra says:

    O gazetar o rrush me zile…. Shkurt apo Korrik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje