Braho: Do ta çmontojnë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit

7 Korrik 2015, 15:33Politika TEMA

Pas përfundimit të seancës dëgjimore me Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, lidhur me ngjarjen dhe angazhimin e strukturave përkatëse të Policisë së Shtetit mbi zhvillimet e fundit të ndodhura në Lazarat, Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Spartak Braho shprehu besimin se strukturat e Policisë së Shtetit dhe i institucioneve të tjera shtetërore do të arrijnë që të luftojnë krimin në Lazarat dhe në të gjithë Shqipërinë.

“Komisioni i Sigurisë Kombëtare sipas procedurave organizoi këtë llogaridhënie të  ministrit dhe të përfaqësuesve të tjerë të Policisë së Shtetit me qëllim jo vetëm informimin, por dhe solidarizimin me aksionin e suksesshëm të Policisë së Shtetit dhe për përcaktimin e masave për të ardhmen.

Policia e Shtetit, Qeveria, tërë strukturat e qeverisë të kësaj mazhoranca do ta çmontojnë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit dhe tërë Lazaratët e tjerë të Shqipërisë”, theksoi Braho.

8 komente në “Braho: Do ta çmontojnë nga rrënjët inkubatorin kriminal të Lazaratit”

  1. asfalia allvaniqes says:

    pastro njehere plehrat ne SHISH pastaj bej plane

    1. Renis says:

      Po cfare te pastrosh ti ? Ti je uturaku i krimit.

  2. Alkidi says:

    Spartak kure flet ti ma ben hajdarin me te vjella, keshtu vazhdo e kryej detyren e spijunit ashtu si ne kohen e xhaxhit…tipi i juaj Spartak meriton vetem furra me gas.

    1. petro says:

      C te them me shume se Alkidi…Baba Taku te shikoje sesi e vuri ate pasuri pa punuar nje dite privat.Hotel me 5 yje ne Tushemisht eshte maja e asbergut.O zot si nuk leshon nje rrufe ndaj ketyre rrufjaneve …

  3. rilindja e sdjathtes says:

    O Spartak hallall ,per luften qe ben kunder spiuneve gereko serb.Ty dhe Gramoz rucit jua kane friken se i njihni me dhembe e dhemballe ,qe ne kohen kur ishin spiune ordinere te sigurimit drejtuesit e pedes.Vazhdo si e ke nisur derisa ti spastroni te gjithe keta plehra qe sot na hiqen si virgjeresha te djathta.Perpiqu te nxjerresh epruveten e shurres se xhaxhit qe sala e mbante si hajmali.

  4. fredi guri says:

    fillo njeher me veten tate se jf kom e koke i fundosur ne krim

  5. Rio says:

    Ishalla nuk i hapni si petet e lakrorit…….hahahahahh legenaaaaaa…..

  6. alti says:

    Komisioni i sigurise kombetare eshte me kryesori ne parlamentin shqiptar .Policia e shtetit megjithese me veshtiresite qe i dalin , po kthehet ne barrierat me te forta ligjore kundra krimit ,por vetem eshte veshtire . Vetem kordinimi i veprimeve me SHISH -in ,prokurorine dhe gjykatat eshte themelore ne ndryshimin e gjendjes se rendit . Ne opinionin publik po konsolidohet mendimi , qe nga ardhja e te majtes ne pushtet , policia eshte vetme ne kete lufte. Kjo ju situate ju ngarkon dhe ju me pergjegjesi ,qe nuk kerkoni llogari ne veprimtarine e organeve te tjera ligj zbatuese . Kushtetuta eshte busulla juridike e shtetit ,dhe kur qeveria e zgjedhur me vote plebishitare sheh qe mire qeverisja sabotohet , nga segmente te caktuar te shtetit kerkon veprime ne parlament . Kush nga titullaret e organeve nuk eshte ne nivelin qe kerkon zbatimi i ligjit te largohet , ne rast te kundert , ju si qeveri do humbni besimin ne popull.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje