PD thyhen bojkotin, çon emrat për Komisionin e Reformës në Drejtësi

7 Korrik 2015, 15:45Politika TEMA

Partia Demokratike thyen bojkotin dhe bëhet pjesë e Komisionit të posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi.

PD ka dërguar emrat e anëtarëve të saj, Kuvendit të Shqipërisë të cilët presin tashmë vetëm miratimin në seancës plenare të ditës së enjte.

Eduard Halimi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani, Gent Strazimiri dhe Fatmir Mediu do të jenë anëtarët e këtij komisioni.

Disa prej deputetëve të propozuar janë anëtarë edhe të komisionit të posaçëm për dekriminalizimin.

Qysh nga muaj dhjetor kur u konstituua komisioni për Reformën në Drejtësi, Partia Demokratike nuk mori pjesë në asnjë seancë të  tij, fillimisht për shkak të vendimit politik për të bojkotuar çdo veprimtari parlamentare, marrë shkas nga sherri mes deputetëve Strazimiri-Ndreu dhe Ndoka.

Komisioni i posaçëm tashmë është në fazën atë të rekomandimeve të ekspertëve pas gjetjeve të evidentuara prej tyre.

3 komente në “PD thyhen bojkotin, çon emrat për Komisionin e Reformës në Drejtësi”

  1. Grideria says:

    Strazimiri don rrypin, Halimi don pilaf, Ristan mafia don raki….

  2. Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Këta dumbabistat
    Nuk marrin erë
    nga bojkoti
    Po si duket
    Kan dash me vet-thy kafkat
    Siç ka thënë
    i Ziu Kastrioti ?

  3. MATT HITO says:

    BUKUR , EMRA TE NJOHUR , JANE PIKERISHT KETA DEPUTET QE DJE SI MINISTRA ( FJALA VJENE Z.HALIMI )
    Miratuan dhe dekretuan kryetar gjykatash njerez si SKENDER HALUCI NJE ISHE KAPOBANDE DHE SOT FALLESIFIKATOR I DOKUMENTAVE !!! MJERE SHQIPTARET PER KETA ZOTERINJE !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje