Policia arreston të shumëkërkuarin nga Lazarati

7 Korrik 2015, 21:41Politika TEMA

Policia e Sarandës arrestoi një 28-vjeçar, banor i Lazaratit i dënuar nga drejtësia me 22 vite burgim për “rrëmbim në bashkëpunim dhe ushtrim të torturës”.

I arrestuari është shtetasi Alfons Buzheri.

Ai u prangos në orët e pasdites së të martës pas një operacioni të koordinuar mes Forcës së Posaçme të Drejtorisë së Policisë së Shtetit me Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Gjirokastrës dhe Komisariatin e Sarandës.

Buzheri ishte në listën e personave të kërkuar pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda, ndërkohë që ndaj tij rëndon edhe akuza e “vrasjes së punonjësit të policisë e mbetur në tentativë dhe e kryer në bashkëpunim”, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndaj Buzherit u bë ekzekutimi i vendimeve penale  për t’ju vënë në dispozicion të drejtësisë.

2 komente në “Policia arreston të shumëkërkuarin nga Lazarati”

  1. BISTURIA says:

    Po ikin cubat nje e nga nje ne strofullen e tyre te perjetshme.

  2. XHIN_XHONI says:

    e nxjerr zhin zhoni per 10000 euro per tre muaj…

    Nard Ndoka Fallxhor

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje