BATUTAT/ Fatmir Xhafaj: Këta i zë euro. Fino: Ky e ka djalë xhaxhai Tony Blair

8 Korrik 2015, 09:38Politika TEMA

Mbledhja e djeshme në komisionin e Ligjeve për rishikimin e kontratës me “Rapiscan System” është shoqëruar me debate dhe batuta të shumta.

Opozita ka akuzuar mazhorancën, se i ka dhënë 500 mijë euro gruas së Tony Blair që të negociojë me kompaninë amerikane, pasi kjo e fundit e çoi çështjen në Arbitrazh.

Panorama ka zbardhur batutat në këtë mbledhje:

Eduard Halimi: Sa para keni paguar rrugëve të Arbitrazhit këto dy vjet për të arritur asgjë?!

Shkëlqim Cani: Ne kemi vetëm një kosto për të paguar që është ajo e firmës së Avokaturës së Shtetit, dhe pagesa duhet të jetë diku te 500 mijë euro apo 500 mijë paund. Kurse të gjitha kostot e tjera, Arbitrazhin e paguan pala amerikane dhe ne nuk paguajmë asgjë.

Arben Ristani: Thatë që keni bërë takime me biznesin, mund të na thoni kur dhe me cilin biznes jeni konsultuar?! Dhe kur do na i sjellin?

Shkëlqim Cani: Po, jemi konsultuar.

Arben Ristani: Nuk është e hijshme që të vish në Parlament dhe të gënjesh Parlamentin.

Shkëlqim Cani: Detyra ime është të sjell konsultimet. Dhe ju me thoni që gënjej. Kjo që bëni ju nuk është pyetje, por konkluzion.

Shkëlqim Cani: Kjo kontratë u bë e mbyllur, nuk merr “Rapiscan”-i mbi 200 milionë euro. Çfarë do të ndodhë në 15 vite, le të rritet numri i deklaratave.

Fatmir Xhafaj: Zoti ministër, mos fol më për kontrata me 100-ra miliona eurosh, se po u bie të fikët deputetëve. Po më shohin të gjithë në sy dhe nuk do të vijnë më në mbledhjet e komisionit këta pastaj, do shkojnë të merren me këto kontratat.

Shkëlqim Cani: 100 deri në 180 milionë euro është kursimi konservator. Nuk e luan topi. Nga kontrata e vjetër me kontratën e re. Ekonomisë shqiptare i janë kursyer 180 milionë euro.

Arben Ristani: Ju thatë që Avokatura e Shtetit është paguar 500 mijë euro. Në dijeninë time, është paguar kompania e Tony Blair-it 500 mijë euro. A mundet që ta rinegocioni këtë kontratë pa i dhënë Blair-it 500 mijë euro. Për t’ju thënë vetëm që nuk fitoni gjë me këtë çështje, por duhet të negocioni.

Fatmir Xhafaj: Sheri, Sheri Blair.

Arben Ristani: Avokatja, gruaja e Tony Blair-it.

Pandeli Majko: E ke shok ti Tony Blair-in?

Arben Ristani: Po ç’rëndësi ka, mor burrë? Rëndësi ka që është paguar e shoqja e Tony Blair-it. Tani, para se ajo të merrte 500 mijë euro për t’ju thënë që mbylleni këtë histori, se nuk ecën më tutje. A nuk do ishte më mirë që të kishit negociuar vetë dhe t’ia kursenit popullit këto 500 mijë euro që harxhuat me gruan e Tony Blairit?

Shkëlqim Cani: Ju e keni të lehtë kur ofendoni, ndërsa unë e kam shumë të vështirë.

Arben Ristani: Të ofendova? Pse, çfarë e ke Tony Blairin ti?

Bashkim Fino: Djalë xhaxhai

(Deputetët qeshin)

Fatmir Xhafaj: Duhet të jeni më të kujdesshëm, Tony Blair është një personalitet.

Arben Ristani: Unë s’e ofendova.

Shkëlqim Cani: Ju keni mësuar me këto lloj debatesh. Me ofenduat, se më thatë që gënjej. Ju jeni të shqetësuar për 500 mijë euro, por duhet thoni faleminderit për 180 milionëshin e eurove që qeveria u kurseu shqiptarëve.

Bashkim Fino: Dua të di kush e ka këtë biznes dhe pse nuk duan këta të opozitës tani që po ikën ky 180 milionë eurosh. Hë, si isha?

Petrit Vasili: Si shoku Enver në OKB ke fol (qesh)

Shkëlqim Cani: Që ishte gabim kjo çështja e kontratës së hapur është e sigurt.

Arben Ristani: Po të jetë ministri juaj i Financave etaloni i të vërtetës, edhe e pranojmë.

Bashkim Fino: Po çojeni dosjen në prokurori, çfarë prisni?

Shkëlqim Cani: E kemi çuar dosjen. Në Prokurori është.

Arben Ristani: Gënjen se nuk ka përgatit asnjë dosje.

Nard Ndoka: Do ketë ndonjë grup armiqësor.

Shkëlqim Cani: Në këtë rast bie dakord me deputetin Nard Ndoka që duhet të jetë veprimtari armiqësore e deputetëve që e mbrojnë kontratën, kur ne i zbritëm 180 milionë euro nga qeveria.

Arben Ristani: Po tamam, Shkëlqim Cani filozof.

deputetët qeshin)

Fatmir Xhafaj: Zoti Halimi, keni fjalën!

Eduard Halimi: Atë e di unë.

Fatmir Xhafaj: Po, pse kot jam unë këtu?

Eduard Halimi: Po kot je, dihet ajo. I lë mbledhjet pasdite.

Vasilika Hysi: Po mos pini verë ju! Do jeni mirë.

Fatmir Xhafaj: Do të plasë gallata këtu. Vazhdo, pra, fol për cilësinë e verës.

Oerd Bylykbashi: Zoti kryetar, bëhuni më seriozë.

Fatmir Xhafaj: Ju zuri euro më duket me gjithë këto shifra të mëdha.

6 komente në “BATUTAT/ Fatmir Xhafaj: Këta i zë euro. Fino: Ky e ka djalë xhaxhai Tony Blair”

  1. shqip says:

    ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu
    xhambaz te anadollit ,
    kujt i ka len ne dor te ardhmen ai popull
    ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu rrace bastardesh islammuta
    qe dini vetem te vidhni e beni gallat me jeten e nji populli

    1. Pilo Lala says:

      Shkelqim Cani eshte ajka e intelektualit.
      I zgjuar, punetor, i organizuar. Deputetet Ristani eshte nje injorant, qe te gjithe qeshin me cfarthote.
      Turp per kete opozite te mbaruar, te paafte nga ana profesionale.

  2. Nuk e kuptoj says:

    Hani derra, pini derra!

  3. Crusader says:

    Ky Cani thote se jane kursyer 180-Milione Euro, nderkohe qe jane paguar qindra Miliona Euro per te mbyllur arbitrazhin per arsye te kancelimit te kontrates me ” Rapiscan ” nga qeveria Rama. Perse duhej te kancelohej kjo kontrate? Apo qe Shqiperia te paguante keto para nga xhepi i Shqiptareve, per interesat klienteliste te qeverise se tanishme.

  4. Shkelqim says:

    Cani te nxjerre letrat qe paskan shkrujt qe i paskan dhene mendim per praktiken. Si skuth po ti kishte do i kish nxjerre me doren e seksereve te vet. Po ska. Sic nxorri kopjet e transaksinit te shitjes se kuotave. Ti nxjerre . Dhe ti lexoje dhe ti lexoje vete. Behet nje here ne jete burri burr. Jo si ky. Si plakat e lagjes gjith diten

  5. Albani says:

    Po me ate prostituten Irena Beqiraj qe ka ne krah, nuk i vjen zor Canit!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje