INTERVISTA për TemA TV/ Andreas Lammel: Investitorët gjermanë operojnë vetëm në tregje të sigurta ligjore (VIDEO)

10 Korrik 2015, 11:54Sociale TEMA
INTERVISTA për TemA TV/ Andreas Lammel: Investitorët gjermanë

Nga Besmira Pelushaj

 

Kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, Andreas Lammel, intervistë ekskluzive për TemA TV

Kryetari i grupit parlamentar të CDU-së, njëhëresh deputet i Bundestagut, Andreas Lemel, në të njëjtën linjë më kancelaren Angela Merkel deklaron se investitorët gjermanë operojnë vetëm në tregje të sigurta ligjore. Në një intervistë ekskluzive për TemA TV, Lammel theksoi se kuadri ligjor i përgatitur nga qeveria shqiptare nuk është i mjaftueshëm për të garantuar sigurinë e investitorëve. Sipas tij, duhen institucione dhe një administratë konseguente për ta bërë këtë kuadër ligjor eficient, në të kundërt ligji mbetet vetëm në letër dhe i pazbatueshëm. I pyetur se çfarë do të ndodhë me emigrantët shqiptarë të cilët kanë shkuar në Gjermani dhe kanë kërkuar azil, ai tha se çdo kërkesë do të ketë vëmendjen e duhur dhe vetëm mbas një sërë procedurash do të jepet një përgjigje përfundimtare. Ndërsa ka kritikuar edhe qeveverinë shqiptare për këtë situatë, pasi sipas tij një vend i cili aspiron për tu bërë pjesë e BE-së nuk duhet të lejojë qytetarët e tij që të largohen. Për sa i përket krizës financiare në Greqi, Lammel tha se grekët ndryshe nga gjermanët kanë ndjekur rrugën e gabuar të investimeve. Ai theksoi se gjermanët investojnë në ekonomi, ndërsa grekët morën kredi për konsum, prandaj dhe janë në këtë gjendje sot.

 

Vizita e kancelares Merkel në Tiranë përcolli edhe mesazhin se perspektiva e zgjerimit të BE-së është e garantuar, por shpejtësia e integrimit varet nga rezulati i reformave, veçanërisht asaj në drejtesi. Nga ana tjetër, kryeministri Rama deklaroi se 5 prioritet përmbushen në fund të vjeshtës dhe Shqipëria do të jetë gati për hapjen e negociatave. Ju realisht si e shikoni perspektivën e Shqipërisë në rrugën drejt integimit europian?

Sigurisht që për ne nuk ka asnjë dyshim që vendet e Ballkanit perëndimor janë pjesë e Europës. Pra, nuk më mbetet gjë tjetër veçse të nënvizoj atë çka theksoi dhe kancelarja në Konferencën ekonomike Shqipëri-Gjermani. Ka një perspektivë të futjes së vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian. Por nga ana tjetër dëshiroj që qeveritë respektive të plotësojnë kushtet dhe standardet të cilat kërkohen nga BE-ja për të qenë anëtare të saj.

Hapja e negociatave nuk do të thotë garanci për anëtarësim, por është një incentivë për të gjykuar secilin vend sipas meritave dhe perfomancës. Pse nuk është e gatshme BE-ja për këtë incentivë?

Sigurisht që është e vërtetë ajo që theksuat ju se hapja e bisedimeve nuk do të thotë aspak se u bërë anëtare e BE-së. Ashtu siç është e vërtetë që edhe procesi nga hapja deri sa të bëhesh anëtar me të drejta të plota mund të jetë një kohë e gjatë ose një kohë e shkurtër kjo në varësi të shteteve dhe të plotësimit të normave. Por edhe marrja e statusit kandidat kërkojnë kohën e vet, sepse BE dhe KE ka krijuar një lloj rregulloreje që duhet të plotësohen disa detyrime dhe kështu ndodh. Domethënë ti vërtetë merr statusin e vendit kandidat mbasi ke plotësuar disa standarde, pastaj hidhemi në krahun tjetër, për tu hapur bisedimet kërkohet një standard tjetër, deri sa luftohet për tu bërë anëtarë.

 Biznesi gjerman ka qenë skeptik dhe kritik për sigurinë dhe hapësirën konkurruese në Shqipëri. Çfarë pritet të ndryshojë pas vizitës së kancelares Merkel në Tiranë?

Sigurisht që vizita e kancelares Merkel ndikon në sensin pozitiv, këtë e theksoi edhe ministri shqiptar i Ekonomisë, kur tha se ardhja e zonjës Merkel në Shqipëri ndihmon edhe në përmirësimin e imazhit dhe të klimës për investimet e huaja.

Kancelarja foli edhe për disa projekte në letër për autostradën adriatiko-joniane dhe disa nisma në energjetikë. A do të kenë këto nisma një karakter konkret në Samitin e Vjenës, pasi përveç marrëveshjeve, vendi ynë pret rezultate konkrete?

Kjo është e vërtetë dhe e sigurtë sepse këtë e theksoi dhe zonja kancelare. Pasi njerëzit duan të shohin frytet e bashkëpunimit. Njerëzit udhëtojnë në rrugë dhe duan të shohin si janë realizuar këto projekte. Unë besoj dhe pres që në konferencën e Vjenës të dy palët të konkretizojnë detyrimet e tyre, qoftë pala e Ballkanit perëndimor në hartimin e projekteve, por qoftë dhe investiotorët që do të investojnë aty, të dalin me hapa konkrete në konferencë.

Është folur për mosfunksionimin e administratës publike. Konkretisht cilat janë vështirësitë që ka hasur biznesi gjerman?

Një nga problemet kryesore që del në të gjitha debatet është padyshim ana ligjore dhe funksionimi i shtetit të së drejtës. Sigurisht që çdo invesitor që investon këtu do që të ketë sigurinë, të ketë kuadrin ligjor të zbatueshëm, që shteti t’i ndihmojë brenda ligjit dhe të mos ndodhë që në një moment të caktuar të ndryshohen rregullat e lojës.

Qeveria shqiptare ka hartuar një ligj për investimet strategjike për të mbrojtur investimet e huaja. A nuk shërben kjo si garanci për investitorët gjermanë?

Sigurisht që ligji është por është vetëm në letër, besueshmëria dhe siguria vjen kur ekzistojnë dhe institucionet të cilat janë konseguente për zbatimin e ligjit, për ta ndjekur ligjin dhe për ta zbartuar deri në fund. Pra, bërja e ligjit është një hap përpara, por ende nuk është zgjidhja përfundimtare për realizimine këtyre investimeve.

Kancelarja e cilësoi Shqipërinë një vend të origjinës së sigurt dhe tha se shqiptarët nuk do të pranohen si azilantë! Çfarë do të ndodhë me shqiptarët që aktualisht janë në Gjermani, pasi asnjë prej tyre nuk është kthyer?

Është një problem të cilin e trajtoi edhe kancelarja dje gjatë vizitës në Shqipëri. Po të shikojmë ligjin në Gjermani është e tillë, që njerëzit që vijnë në Gjermani dhe kërkojnë azil, atëherë ata duhet të trajtohen individualisht për kërkesën që kanë bërë. Kjo kërkesë duhet të trajtohet brenda një afati kohor maksimalisht 3 muaj, pastaj merret vendimi fiton apo nuk fiton dhe pastaj jepet rrrugëzgjidhje se çfarë do të ndodhë më pas.

Nëse do të përshkruanim situatën në BE: grekët rrezikojnë të dalin, shqiptarët dhe serbët duan të hyjnë në union dhe fluksi i emigantëve që kanë mbetur pa zgjidhje: Çfarë po ndodh me Unionin?

 Nëse do të dalin grekët apo jo duhet të merret një vendim, ende nuk është marrë. Ndërsa Kosova Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor duan të bëhen pjesë e BE-së. Por theksoj dhe njëherë ato çfarë tha kancelarja dje, ne nuk bëjmë dallime duhet të jenë të gjithë të barabartë dhe duhet të plotësojnë kriteret normat dhe standardet e BE-së për tu pranuar. Për shembull, u tha dhe po e theksoj dhe unë, një vend që kërkon të aderojë në BE dhe nuk është në gjendje që të pengojë qytetarët e vet të shkojnë refugjatë në vendet e tjera, kjo është e papranueshme.

 Pajtimi i shqiptarëve dhe serbëve nuk duket i pamundur, por është shumë i vështirë. Kur mendoni se Kosova do të njihet nga Serbia?

Një hap i parë është marrëveshja që ka nisur midis Beogradit dhe Prishtinës për pjesën veriore të Kosovës, po presim që të finalizohen këto bisedime. Unë besoj se gjatë vizitës në Beograd kancelarja gjermane e ka trajtuar edhe këtë temë. Një gjë është e sigurtë që nuk mund të presim që ky vendim të merret brenda natës. Ajo çka mendoj unë se është e rëndësishmë, është se kur qeveritë shprehin vullnetin e tyre se duan të bashkëpunojnë e bëjnë këtë, deri tani unë nuk e shoh këtë gjë.

Modeli gjerman është kursim, kursim, kursim! Në momente krizash ekonomike a i duhet mëshuar më pak apo më shumë shpenzimeve që të garantohet rritja ekonomike?

Sigurisht që gjermanët nuk është se thonë kursim, kursim, kursim, gjermanët thonë investim, investim, investim. Ka dy rrugë të investimeve, gjermanët janë për investime që i kthejnë të ardhura ekonomisë, pra investime në ekonomi dhe ka të tjerë që përdorin investimet dhe marrin kredi për konsum, siç ishte rasti i Greqisë. Rruga e dytë është e papranueshme për ne. Çfarë do të bënit ju nëse s’do të merrnit rrogën, ose ju do të kërkonit rritje rroge, por nuk i keni marrë ato para? Atëherë në atë moment, ju do të filloni të mbani shtëpinë me ato para që keni, ose nëse doni të fitoni më shumë, atëherë duhet të punoni jashtë orarit. Por, unë jam i bindur që as ju nuk prisni meqënëse ju kërkoni të jetoni më mirë dhe nuk keni të ardhura, të vijë një tjetër tu japë para, siç është Bashkimi Europian, tu japë para, ju të jetoni më mirë dhe pastaj të mos ia ktheni ato!

 

 

 

– See more at: http://www.tematv.al/video/pq1vc3lzngauewu#sthash.WvIlEKQ0.dpuf

3 komente në “INTERVISTA për TemA TV/ Andreas Lammel: Investitorët gjermanë operojnë vetëm në tregje të sigurta ligjore (VIDEO)”

  1. El Comandante Che GueRama says:

    Investitoret e te gjitha llojeve pranojne riskun (pa risk nuk ka perfitim) por jo pasigurine. Ne nje vend qe drejtohet nga disa klloune cirku ku nuk merr vesh i pari te dytin e ku asgje eshte e sigurte nuk ka luajtur kush nga fiqiri te vije e te investoje. Me ate beqirin e parlamentit nuk do kete ndonjehere as drejtesi e as siguri ligjore.

  2. taso kume says:

    NE na pelqen te bashkpunojme me GJERMANET,se eshte populli me i disiplinuar i EUROPES,po me kujtohet nje e thene te pakten ne ambjentet e brenshme ne juge te SHQIPERISE vitet e DULLES , ne dy ushtrite pushtuse ITALIANE E GJERMANE kishin dy karakteristika tek ITALIANET ishin oficeret te prirur per disipline me shume nga ushtaret e kunderta qendronte tek GJERMANET: dhe me kujtohet kontrata me bisnesin GJERMAN DHE NANO QENIT per ajroportin e TIRANES , nje kontrate poshteruse qe nuk le shtege per konkurence,mos ne duhet te bejme ligj sipase llogjikes GJERMANE me fitim te njeanshme,me duket se ANDRES lbitrazhin per kontraten e qelbur te SIEMENSIT.

  3. populli shqipetar says:

    Yesss! Te ndryshoje ligji 7501 i preshit e shtetit te anarshise.TOKA TEK I ZOTI,jo tek qylqxhinjte e hafijet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje