Dhuna në jetimore/ Klosi: Verifikim dhe kontrolle kujdestarëve në rang vendi

7 Korrik 2015, 11:18Sociale TEMA

Pas publikimit të videos së dhunës në Shtëpinë e Fëmijës në Shkodrës, drejt kryeqëndrës së veriut është nisur në grup i specializuar ekspertësh psikologë dhe punonjësish socialë, të cilët do të bëjnë një vlerësim më të plotë të situatës, jo vetëm për fëmijët e dhunuar, por edhe tek fëmijët e tjerë të qendrës.

“Pas publikimit në disa portale online të një video ku tregohej se si një punonjëse e Shtëpisë së Fëmijës Shkodër ushtronte dhunë pikërisht ndaj famijëve për të cilët kjo punonjëse paguhet për t’u kujdesur, Shërbimi Social Shtetëror mori vendimin për të shkarkuar menjëherë nga detyra punonjësit e përfshirë në këtë ngjarje të turpshme dhe për t’i kallëzuar ata penalisht me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe neglizhimit të detyrës”, thuhet në njoftimin për mediat të Ministrisë së Punës dhe Mirëqënies Sociale.

Gjithashtu ministri Blendi Klosi ka urdhëruar ditën e sotme Shërbimin Social Shtetëror për të kontrolluar dhe vlerësuar menjëherë të gjithë stafin që përkujdeset për fëmijët në Shtëpitë e Fëmijës në rang Republike, pavarësisht asistencës sistematike që është dhënë në këtë drejtim nga ekspertët më të mirë vendas e të huaj përgjatë dy viteve të fundit.

Ministri Klosi i kërkon oganeve hetimore zbardhjen e menjëhershme të këtij akti skandaloz dhe organeve gjyqësore dënimin më shëmbullor të përgjegjësve për këtë akt të neveritshëm.

6 komente në “Dhuna në jetimore/ Klosi: Verifikim dhe kontrolle kujdestarëve në rang vendi”

  1. duk-a-gjin-a-? says:

    Verifikoni gjendjen civile te kujdestares se mund te jete edhe ajo nga Dukagjini

  2. Tekniku says:

    Video u publiku nga emisioni “Ça thu” te Agon Channel dhe jo nga portale online. Nejse nuk po ju bojme me faj, e kuptojme qe kur kapiteni e ka bo lanet ate TV, ju nuk keni ndermend me bo kamikazin.

  3. eleΥΘeriskeΨi says:

    shume shpejt u kujtuat

  4. UNE THEM says:

    Une mendoj se nuk duhet kallezuar vetem per motivin e ushtrimit te dhunes dhe neglizhimit te detyres, por dhe per ABUZIM SEKSUAL, pasi kjo eshte e qarte. Ajo e shtrydhi femijen jo vetem duke ju ulur ne preherin e tij por dhe duke ferkuar prapanicen e saj dhe duke u hedhur larte poshte aty.
    Eshte shume e shemtur, une do te doja qe te dilte dikush dhe ta masakronte atE bushteren se me drejtesine jemi shume te “kenaqur”.

    1. azom says:

      E para duhet shkarkuar drejtoresha e institucionit, ajo eshte pergjegjesja me madhe ne kete histori. Ajo kujdestare kur e bente ate veprim jashte dhe ne sy te kolegeve kuptohet se cfare ju bene ajo atyre te shkreteve kalamaje kur eshte brenda vetem me femijet. Shtepite e femijeve jetim duhet te jene ta paisura me kamera vezhguese 24 ore ne 24 ore dhe te gjitheve qe punojne ne keto institucione duhet t’ju behet me dije qe vezhgohen kudo ne cdo ambient te jetimores.

  5. Zgjidhja says:

    Duhet të jesh i diplomuar për të ekzercuar një detyr te tille.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje