Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi prezantoi programin e tij me prioritetet, sfidat dhe angazhimet e mëtejshme të Ministrisë që drejton.
Klosi gjatë fjalës së tij u ndal në mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, zyrat e punës, reformën territoriale etj.
“Vendi im ashtu siç të gjithë e dinë ka nevoje për investime, ka nevojë për më shumë rrugë, ka nevojë për më shumë investime strategjike. Por, ndihma që ju jepni për një Shqipëri më solidare, ndihma që ju jepni për më të dobtit, është një ndihmë që buron nga zemra. Dhe kjo ndihmë i jep mirënjohje jo vetëm këtij stafi të MMSR-së, por çdo shqiptari që e prek çdo ditë atë ndihmë”, theksoi Klosi.
Ai theksoi se programi qeveritar flet për 300 mije vende të reja pune në krye të 4 vjetëve.
“Ne kemi një llogaridhënie për të dhënë para opinionin publik. Më shumë se 120 mijë vende pune tashmë janë hapur”, tha ministri Klosi.
Ndërsa për arsimin profesional, Klosi tha se nuk duhet të pranojmë ne që në arsimin profesional shkojnë nxënësit se nuk shkojnë dot në shkollë të lartë.
“Ta kthejmë arsimin profesional në një vend ku njerëzit shkojnë për të marrë një zanat më shumë, për të bërë një veprim më shumë në jetë”.
Në vijim, ministri i Mirëqënies Sociale u ndal tek zyrat e punës, që sipas tij, do të duhen të shndërrohen nga zyra të cilat vazhdimisht vetëm presim ankesat e qytetarëve, në zyra që ofrojnë punë, sidomos qytetarëve që janë në nevojë.
Duke iu referuar sigurimeve shoqërore, ministri i Mirëqenies Sociale tha se kjo reformë do të duhet të vazhdojë, duke vënë në plan të parë transparencën.
“Sigurimet Shoqërore, një nga problemet më të mëdha që ka Shqipëria, dhe çdo administratë sot në Evropë apo në vendet më të zhvilluara të kësaj Evrope. Sigurisht që sigurimet shoqërore tashmë kanë marrë një këndvështrim të ri. Por skema nuk mund të mbetet kjo që është. Rritja e transparencës do të mbetet objektivi ynë dhe rritja e kontributeve me skemat dytësore apo kontribute alternative do të jetë një nga prioritetet tona të mëdha”, deklaroi Klosi.
Lidhur me përfshirjen sociale, ai tha se ajo shtrihet në fushat që kanë nevojë për mbështetje si ato të mbrojtjes së dhunës në familje, kundër dhunës së fëmijëve, kundër dhunës së gruas, shtresave në nevojë, shtresave diskriminuese dhe ish të përndjekurve politikë.
Palluqja i Rames na knoqi me nji kto barsaleta
Per dy vjet hapet 1200000 vende pune dhe deri ne fund te mandatit besoj se do aplikoni llotarine shqiptaria per emigrante nga vendet e tjera.Rrofte e qofte kush genjen me shume
Klos je ministri me budall qe ka kjo qeveri. Po si nuk te vjen turp me kleto bruckulla qe thua aman.
Po kush I ha keto more idiot e gagac qe sje tjeter
Te pakten keto mashtrime Veliajt sikur I shkonin ndersa ti dukesh si klloun cirku kur I thua
Ik dhe fshihu me mire se dukesh totalisht idiot
Nuk jane 120000 por 126000, duhen perfshire edhe keta nepunesit e komunave dhe bashkive qe ” do te punesohen” me reformen e re teritoriale. Ne mes te dites me diell, nje dite te gjate vere, ky shtet genjen paturpesisht per dicka qe ka lidhje me buken e gojes.
Kur flasim me te afermit ne Shqiperi na duket se gjerat nuk shkojne mire se ata na ankohen se nuk ka pune dhe fukaralleku ne maksimum. Por kur degjojme ministrat si ky me larte duket se cdo gje eshte ne rregull dhe populli ankohet pa te drejte.
Cfare jane keto budallalleqe qe na nxirrni ne gazete, jeni bere si Gazeta Zeri I (Meros) Popullit, propaganda dhe vetem propaganda.
…nje shtet nuk behet dot me i mire pa kontributin e gjithsecilit. Sikur Shqiptaret te kontribuonin te gjithe e te paguajne rregullisht taksat edhe shtresat ne nevoje do te jetonin me mire e Shqiperia do te ishte me e bukur. Po per momentin e kemi mendjen vetem te shajme, te paragjykojme, te vrasim, te presim ne bese. Kurre s’u poq ky milet qe ka bashkjetese fetare se nuk i intereson feja e Zoti.