Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,Blendi Klosi ekonsideron si një prioritet të tij në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, orientimin e sa më shumë të rinjve drejt arsimit profesional. Duke folur në ceremoninë e diplomimit dhe shpërndarjes së fletëlavdërimeve për nxënësit më të mirë të shkollës së mesme profesionale “Hysen Çela”,në Durrës Klosi, ka vlerësuar nxënësit që kanë zgjedhur të vazhdojnë arsimin profesional se kanë bërë zgjedhjen e duhur për jetën dhe të ardhmen e tyre. “Do ta kujtoni fare mirë zgjedhjen tuaj të drejtë, zgjedhjen që keni bërë në këtë kohë për të ndjekur arsimin profesional, jo vetëm se keni marrë një kulturë pune që do ju shoqërojë gjithë jetën, por edhe një zanat”, – tha ministri Klosi në fjalën e tij.
Më tej ai theksoi se është një nga objektivat e qeverisë dhe të tijat si Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, që të nxisë sa më shumë të rinj që të zgjedhin të ndjekin arsimin profesional. Kjo sipas tij, për vetë faktin se një arsim i tillë krijon njerëz të kualifikuar që u përgjigjen kërkesave të tregut të punës. “Tregu i punës ju kërkon ju dhe unë si ministër e kam një nga prioritetet e mia ndihmën për shkollat dhe arsimin profesional. Nuk jemi aty ku duhet, nuk kemi arritur ato nivele që kërkojmë nga arsimi profesional, por jemi në drejtimin e duhur, sepse sot, gjithmonë e më shumë biznesi po i drejtohet arsimit profesional”, – u shpreh z.Klosi.
Sipas tij, vendi ynë nuk duhet të jetë tërheqës për bizneset e huaja vetëm se ka politika taksimi të favorshme, por edhe sepse ofron një krah pune të kualifikuar që u përgjigjet kërkesave të kohës. “Shqipëria nuk mund të jetë joshëse për biznesin vetëm se ka paga të ulëta, ajo duhet të jetë joshëse për biznesin edhe sepse ka njerëz të kualifikuar, punëtorë të kualifikuar. Ju sot me këtë diplomë që po merrni jeni gati për këtë treg të ri të kualifikuar”, – u shpreh Klosi.
Keta jane bere te gjithe nard noka. U deshen 25 vjet qe ta kuptonit qe arsimi profesional nuk duhej zhdukur po ruajtur dhe zhvilluar. Ne kohen e xhaxhit ne shkolla behej ore mesimi per pune me dru me metal per qendistari, kishte klasa sportive per tr gjitha llojet e sporteve etj etj. Kaq e veshtire ishte te ruhej ajo tradite dhe te zhvillohej me tej. Na dilni sikur po beni shpikje tani. Po per gjithe keto breza te rinjsh qe u dogjen keto 25 vjet kush e mban pergjegjesine? Klase politike e mbaruar. Shqiperia eshte udhehequrdhe po udhehiqet nga politikane pa cizion dhe diletante qe veprojne sot per sot e duke pare xhepin e tyre dhe te tarafit te tyre, per pjesen tjeter te popullit nuk i rruhet minimalisht.
Orientim i duhur dhe i domosdoshem.Shkollimi profesional i rinise i bere ky me nivel bashkekohor,dhe shoqeruar me 2 gjuhe te huaja si Anglisht-Gjermanisht;apo Anglisht-Frengjisht,eshte e ardhme dhe investim largpames i Rinise dhe Familjes Shqipetare. Eshte detyre e Shtetit te informoje dhe mbeshtese me te gjitha mjetet kete orientim.Gjithashtu, kerkesa e larte dhe niveli mesim dhenes i Pedagogeve te Shkollave Profesionale eshte shume,shume i rendesishem.
Edhe eshte nje plus ne qofte se doni me emigruar!