Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel në Tiranë, veç rëndësisë në aspektin politiko-ekonomik ka një kuptim domethënës, atë të PR-it, pra vëmendjes që tërheq Shqipëria pozitivisht në arenën ndërkombëtare. Kështu është shprehur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, në një intervistë për TemA TV. Kjo vizitë, u shpreh ministri Ahmetaj, është një rikonfirmim i mbështetjes së Gjermanisë në aspiratën europiane të Shqipërisë. Duke e vlerësuar si në një moment pozitiv zhvillimin ekonomik të vendit, Ahmetaj theksoi edhe rëndësinë e Forumit ekonomik ku do të marë pjesë kancelarja. Gjermania, tha ai, është donatori i parë me ndihma dhe mbështetje financiare për Shqipërinë dhe një ndër katër partnerët më të rëndësishëm. Ministri foli edhe për hapat që ka marrë Shqipëria në kuadër të përmirësimit të klimës së biznësit, çështjen e pronave, sfidat e Shqipërisë në thithjen e investimeve të huaja dhe krizën greke.
Nga Besmira Pelushaj
Vizita e kancelares Merkel është cilësuar si një vizitë historike. Çfarë domethënie ka kjo nga pikëpamja politike dhe ekonomike?
Vizita e kancelares vërtetë është një ngjarje e madhe për Shqipërinë në të gjitha aspektet. Përveç politike dhe ekonomike harruat dhe aspektin e PR-it, pra të vëmendjes që tërheq Shqipëria pozitivisht me vizitën e kancelares Merkel në vendin tonë. Aspekti politik është i drejtpërdrejtë, pra rëndësia politike e vizitës është e drejtpërdrejtë. Është rikonfirmimi që institucionet ndërkombëtare, qoftë financiare, qoftë politike i kanë bërë vlerësimin reformave në Shqipëri. Vizita e kancelares është një rikonfirmim shumë i rëndësishëm, që Shqipëria është në drejtimin e duhur dhe reformat që ne kemi ndërmarrë janë në rrugën e duhur. Për sa i përket një elementi tejet të rëdësishëm politik, është riokonfirmimi që Shqipëria merr për aspiratën e vet europiane. Është një hap shumë i rëndësishëm në gjithë ato hapa të domosdoshëm të integrimit europian. Jemi duke folur për vizitën e numrit 1 të Europës, në aspektin që kancelarja e Gjermanisë është njeriu më i fuqishëm në Europë. Është një shprehje e drejtpërdrejtë, një mbështetje politike për proceset integruese që qeveria shqiptare ka ndërmarrë. Gjithashtu është një rikonfirmim i lidershipit të Shqipëri në zhvillimet rajonale, qoftë në zhvillimet politike qoftë në zhvillimet ekonomike. Për sa i përket aspektit ekonomik, Shqipëria dhe rajoni është në një moment tejet interesant, është në momentin e kërcimit ekonomik, në fazën tjetër të zhvillimit ekonomik. Fokusi i kancelares përtej politikës që është dhe elementi numër një në axhendën e saj është dhe elementi ekonomik. Ajo është e shoqëruar nga një grup i gjërë biznesi gjerman dhe përtej takimeve politike do të ketë dhe një konferencë biznesi, që do të mbahet tek “Tirana Biznes Park”, tek një investim shumë serioz i një grupi gjerman. Kuptohet mundësia për të shpalosur të dyja palët interesat, qoftë interesat e investitorëve gjermanë për Shqipërinë, qoftë interesat e Shqipërisë për të thithur investime gjermane, është një platformë shumë e mirë për këtë gjë. Prezenca e kancelares por edhe e kryeministrit i jep kësaj konference ekonomike rëndësi maksimale. Në të njëjtën kohë duhet të mos harrojmë asnjëherë, se Gjermania si vend anëtar është donatori i parë me ndihma dhe mbështetje financiare për Shiqipërinë, ku kalon shuma 1 miliardë euro për 20 vite. Në të njëjtën kohë, sot kur jemi duke folur është bërë një nga katër partnerët e parë më të rëndësishëm në tregti. Pra, Gjermania që dikur ishte shumë larg për Shqipërinë, në vendet e kontakteve tregtae dhe marrëhënieve tregtare sot ëshë një nga katër vendet. Pra, rëndësia e Gjermanisë për ne tani është shumëfishe dhe është në nivelin më të lartë të interesit tonë që marrëdhënia me Gjramaninë të jetë e shkëlqyer. Është elementi politik, ku Gjermania i jep një mbështetje të drejtpërdrejtë Shqipërisë për aspiratën e vet për në BE. E dyta, Gjermania është vendi lider që tërheq vendet e rajonit drejt BE dhe është një garant që zhvillimet rajonale të jenë gjithmonë në drejtimin e duhur.
Zoti ministër cilat janë marrëveshjet konkrete që pritet të nënshkruhen me Gjermaninë?
Ka pasur disa marrëveshje të të tre llojeve në fushën e energjisë, të eficencës energjetike, nëpërmjet institucioneve financiare, marrëveshje që kanë të bëjnë me zhvillimin e sektorit rural dhe mbështetje në nënsektorin e ujërave, qoftë për bujqësinë, qoftë për ujin e pijshëm dhe një marrëveshje shumë interesante për mbështetjen e SME-ve. Pra, këto kanë qenë tre grupet e marrveshjeve të cilat bëjnë gjithsej 6 marrëveshje, të cilat shkojnë mbi 100 milionë euro. Por nuk është çështja vetëm tek eurot sesa tek vëmendja që ka Gjermania tek Shqipëria, që dy vitet e fundit ka njohur nivel të paparë më parë. Vizita e kryeministrit vitin e kaluar në kancelarinë gjermane, ka qenë një vizitë shumë e suksesshme, shumë e frytshme, e cila i parapriu gjithashtu konferencës së Berlinit për sa i përket konektivitetit dhe zhvillimeve ekonomike dhe rajonale. Ne kemi gjetur një mbështetje jashtëzakonisht shumë intensive dhe të sinqertë nga Gjermania për gjithë interesat tona ekonomike dhe rajonale të përputhura dhe të përqasura me aspiratat për Bashkimin Europian. Për sa i përket autostradës Blu, e cila presupozohet që vjen nga veriu i Europës, pra nga Sllovbenia dhe është pak më sipër se Dubrovniku, pritet të kalojë në Malin e Zi dhe të kalojë në Shqipëri, duke bashkuar Shqipërinë me Greqinë nëpërmjet rrugës së vjetër Egnatia, që gjithashtu përfundon dhe unazën e Adriatikut që është fantastike në të gjitha aspektet, qoftë në ndërlidhje, qoftë në turizëm, qoftë në zhvillimin ekonomik. Në debate të vazhdueshme nsëse do të ishte kjo autostradë një nga segmentet kryesore të futura në hartën e BE-së apo jo, gjermanët kanë vënë veton, në aspektin pozitiv, që kjo të ishte. E solla si shembull për të treguar se deri ku ka shkuar mbështetja gjermane në favor të rajonit dhe në favor të Shqipërisë.
E përmendët më herët forumin ekonomik aty ku do të marrë pjesë kancelarja dhe kryeministri Edi Rama. Ky forum çfarë përmban konkretisht?
Ka tre panele plus një, them plus një sepse në panelin e fundit do të jetë i pranishëm kryeministri Rama dhe kancelarja. Ka tre panele përpara ku një është për zhvillimin ekonomik i zgjeruar, njëri është për energjinë, tjetri për transportin për klimën ekonomike për klimën e biznesit. Në fund është dhe paneli përmbyllës para largimit të kancelares, ku do të jenë të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kancelarja.
Zoti ministër në kuadër të klimës së biznesit si mund të bëhemi më tërheqës për investitorët gjermanë? Ai i ofron Shqipëria të gjitha kushtet për investime më të mëdha?
Pyetja është e drejtë, pasi Shqipëria ka problemet e veta të zhvillimit, por është një vend tejet interesant për të investuar, jo thjeshtë për shkak të taksave të ulëta, patjetër dhe për shkak të taksave. Shqipëria është një hap logjistik, fantastik për rajonin. Rajoni sot ka 26 milionë konsumatorë, pra nuk është më një koncept ku vendet luftojnë, garojnë të veçuar dhe fragmentuar nga njëri-tjetri, ku Shqipëria ka 3 milionë konsumatorë, Serbia ka 8 milionë konsumatorë, Mali i Zi pak më pak se dy milionë, Maqedonia më shumë se 1 milionë. Pra, nëse i merr një nga një klëto janë vende pa interes, por kur investitorët e shohin si një treg të unifikuar me 26 milionë konsumatorë, atëhere diskutimi dhe interesi është komplet tjetër. A jemi ne mjaftueshëm atraktivë? Unë besoj se ne kemi shumë për të bërë dhe katër ligjet që ne kemi ndryshuar në parlament janë përmirësim serioz i klimës së biznesit. Dua të bëj një hap prapa për tu kujtuar që me gjithë reformën e deregulimit që ne kemi bërë vitin e kaluar ne përmirësuam rënditjen tonë në Doing biznes, pra në raportin “Të bësh biznes” me 40 vende nga 108 në 68. Në shpresojmë të ruajmë dhe të përmirësojmë pozicionin tonë shumë të favorshëm në raportin Doing biznes. Në të njëjtën kohë kemi ndërmarrë një reformë deregulimi në vazhdim, ku kërkojmë të shkurtojmë licencat, autorizimet dhe lejet për t’ja bërë sipërmarrjes jetën të qetë. Dikur duheshin dy ose tre ditë për tu regjistruar, sot duhen vetëm 8 orë për tu regjistruar në QKR dhe kuptohet që vlera është vetëm 1 dollar, pra kosto është shumë minimale. Po t’i referoshesh gjithë procedurave doganore sidomos me Kosovën ka pasur 6 ditë procesim të mallrave, sot nuk shkon më shumë se 48 orë. Pra, beteja për të shkurtuar kohë dhe për të shkurtuar procedura është në qendër të vëmendjes dhe gjithë projekti që po bëjmë ne me dixhitalizimin, gjithashtu është për ta modernizuar shërbimin e administratës publike kundrejt sipërmarrjeve, kundrejt qytetarëve. Para se ta përfundoj përgjigjen time kundrejt pyetjes tuaj do t’ju numëroj katër ligje shumë intersante që ne i mbyllim deri në fund të korrikut në parlament. I pari është ligji i investimeve strategjike i cili ka kaluar në parlament dhe realizon tre element kryesorë në marrëdhënien midis qeverisë dhe sipërmarrjes, e para fut konceptin e fast track, ose korsia e shpejtë për investime strategjike ose për investime të thjeshta. E dyta, rrit në maksimum garancinë juridike, ajo që ka qenë pikpyetje për investitorët vendas dhe të huaj. E treta, bën përgjegjës administratën për çdo vonesë, duke i dhënë afate kohore të përcaktuara shumë qartë. Madje kalon dhe tek gjoba për administratorët publikë kur vonohen të japin përgjigje. Ligji tjetër është ligji i zonave ekonomike, më duhet të them se pa frikë është një nga ligjet më inovativë që ka bërë mazhoranca në këto dy vite. Zhvillimi i zonave të lira ekonomike njihet si fenomen i zhvillimit ekonomik në shumë vende të botës. Ne nuk kemi pasur mundësinë të shohim një vend të zhvillohet. Para se të vinte qeveria Rama në pushtet kanë qenë 9 zona ekonomike, asnjëra e zhvilluar dhe të nënta kanë dështuar. Ne ndryshuam formatin ligjor, ndryshuam përgjegjësitë, ndryshuam iniciativat, përcaktuam, qartë zonën dhe besoj maksimumi në një muaj e gjysmë ne hapim një tender ndërkombëtar për zhvillimin e zonës dhe besojmë se zona e lirë ekonomike në Shiqipëri do të jetë një nga qendrat e punësimit dhe industrisë më të mëdha në rajon. Ligji i tretë është ligji i turizmit i cili hap një prespektivë të re. Ligji i katërt janë ndryshimet që janë bërë në ligjin e koncensioneve ose në partneritetin publik privat, ku shkurtohet koha nga 272 ditë në 140 ditë. Elementi tjetër është zgjerimi i veprimit të fushave të veprimeve të ligjit të koncensioneve. E treta ështëë hapësira shumë e madhe për oferta të pakërkuara nëpërmjet bonusit në proces. Këto ligje janë hapa serioz përpara për të tërhequr sa më shumë investime. Dua të them një gjë që është element shumë i rëndësishëm, imazhi i Shqipërisë, pra ne bëjmë shumë reforma, por do duhet që të harxhojmë më shumë energji në përmirësimin e imazhit, sepse bëjmë shumë por duhet të reklamojmë.
A është menduar si do të bëhet kjo?
Patjetër që është menduar. Ka një plan për promovimin e imazhit të Shqipërisë. Nuk është e thjeshtë sepse për hir së të vërtetës nuk është se kemi pasur ndonjë imazh spektakolar në 20 vite. Ka ndryshuar rrënjësisht këto 2 vite, por mbelet shumë për tu bërë.
Zoti Ahmetaj biznesi gjerman ka bërë dhe një memoranum me qeverinë prej 20 pikash, në çfarë faze është Shqipëria në plotësimin e tyre?
Fatmirësisht një pjesë e këtyre pikave janë pjesë e programit të qeverisë, dhe janë në proces. Ne kmi marrëdhënie të mirë me Dhomën Gjermane të Biznesit. Marrëdhënien e kemi shumë intensive, shumë pozitive, kemi përfituar shumë ndihmë dhe shumë asistencë teknike në shumë çështje që duhen përmirësuar në aspektin e sipërmarrjes nga kjo dhomë. Pjesa më e madhe e tyre është bërë, sigurisht që do të duhet të trajtojmë me kujdes edhe investitorët gjermanë këtu, sepse sa më të kënaqur të jenë ata, aq më shumë do të shpërndajnë fjalën në komunitetin e sipërmarrjes gjermane. Jemi duke kuruar 2-3 probleme të vogla që kemi. Sigurisht që kultura administrative shqiptare do të duhet të përmirësohet ditë pas dite, muaj pas muaji, vit pas viti. Por, në përgjithësi marrëdhënia është jashtëzakonisht shumë e mirë dhe po shohim sipërmarrje gjermane që shprehin interes dhe vijnë dita-ditës. Unë po ju përmend një operator turistik, operator hotelerie që është një nga më të mëdhenjtë në Europë, i cili ka një interes të madh për Shqipërinë, quhet Shtaigerbeger, i cili është një interes i avancuar për të investuar në turizëm.
Një nga problematikat që nuk i ka shtyrë investitorët që të investojnë në Shqipëri është zgjidhja e çështjes së pronave. Me siguri ky do të jetë dhe shqetësim i kancelares Merkel, çfarë hapash konkrete ka marrë qeveria për të zgjidhur këtë çështje?
Në çdo vend paqartësia e pronës është kthyer në pengesë për zhvillimin ekonomik. Në Shqipëri kjo paqartësi është zvarritur për 20 vite. Qeveria ka marrë një plan të drejtpërdrejtë për sqarimin përgjithmonë dhe konsolidimin e formulës për kompensimin e për ata pronarë që nuk mund t’ju kthet prona. Besoj jemi në fazë të avancuar dhe USAID po na ndihmon dhe ka një konsultë të gjërë me ndërkombëtarë. Sigurisht që fatura është shumë e madhe dhe metodologjia dhe formula e kompensimit janë shumë të rëndësishme.
A i ka Shqipëria mundësitë për të bërë ketë kompensim?
Jo nuk e ka mundësinë, sepse ka gjëra qesharake që nëse janë 28 mijë km katror i është kthyer ish-pronarëve 3 herë Shqipëria, pra ka pasur pa fund abuzime. Ne po flasim për skanimin e të drejtës së pronësisë, apo të drejtës së kthimit apo të drejtës së njohjes së ish-pronarëve dhe pastaj po flasim për formulën qoftë për kthimin fizik qoftë për kompensimin.
Ka pasur shqetësime në shtypin gjerman për investimet gjermane siç është rasti i Portit të Durrësit. Çfarë po bën Shqipëria konkretisht për të mos u bërë “delja e zezë”?
Nuk është sShqipëria delja e zezë. Ne nuk duhet të shesim veten sikur sjellim probleme. Ne kemi më shumë se dy vite që japim vetëm lajme të mira. Shqipëria nuk është lajm i keq, Shqipëri është lajm i mirë. Është nga dy vendet që rriten.
Vizita e zonjës Merkel e konfirmon më së miri?
Po e Konfirmon. Por ajo që duhet të bëjmë është që administrata të jetë shumë e përgjegjshme, të luftojmë korrupsion në administratë, sepse aferat korruptive sjellin përplasje me sipërmarrjen. Duhet të jemi modestë, sepse është shumë e rëndësishme të jeshmodestë, pasi ne nuk jemi qendra e botës. Ne konkurojmë me vende shumë elastike në marrdhëit ndërkombërae, dhe do të duhet të jemi shumë elastikë, shumë modest shumë diligjentë.
Gjermanët kanë një shprehje: Duhet të bësh punë të mira, pastaj të flasësh për to.
Sigurisht punë të mira janë bërë shumë. Ka mundësi për të folur për punë, ka dhe hapësirë për punë të reja pa fund. Rasti që ju specifikisht përmendët është rasti i Portit të Durrësit dhe një nga konccensionarët, që dhe Minsitria e Transportit dhe Ministria e Ekonomisë janë marrë seriozisht për ta zgjidhur.
Kriza greke do të ndikojë në rajon. Po në Shqipëri, dhe çfarë masash janë marrë nga qeveria?
Kriza greke nuk ka gjasa akoma të mbyllet, sidomos pas jo-së së djeshme të referendumit, për të cilin unë nuk e paragjykoj. Nuk e kuptoj pse grekët festojnë sot, por gjithsesi është e drejtë e tyre. Kriza greke në Shqipëri influencon shumë pak, sepse kanalet e komunikimit tregtar dhe bankar, sidomos ato bankar janë të ndërprera. Banka që i referohen babkat greke në Shqipëri nuk janë banka greke, janë banka shqiptare me kapital grek. Pra nuk varen nga bankat mëmë. Pra, ky kanal infektimi është i mbyllur. Së dyti, strukturat tregtare kanë ndryshuar shumë. Greqia nga një partner shumë i rëndësishm për ne, sot ka vetëm 7 për qind. Ku mund të ketë efekte? Efektin e ka tek mbyllja e transaksioneve kapitale, pra të themi tek kufizimi i lëvizjeve të kapitalit dhe e dyta në remitancat, ato para që emigrantët kanë dërguar në vite, megjithatë edhe ato kanë rënë konsiderueshëm. Meraku im është që ekonomia shqiptare të arrijë ta shkëpusi veten psikologjikisht në raport me si e shohin të tretët ekonominë shqiptare, të lidhur me Greqinë apo e palidhur me Greqinë. Ky është një rast i mirë siç është kriza për t’i treguar gjithë Europës se kjo ekonomi është e strukturuar megjithë veshtirësitë që ka, është imune jashtë këtyre goditjeve. Është ekonomi e fortë në hallet e veta, është një strukturë e fortë. Fatkeqësia sot është se nga lart e shohin raportin me rajonin një dhe nuk e fragmentojnë, deri diku me të drejtë, sepse vendet shkëmbejnë mallra me njëri-tjetrin. Por në rastin konkret Shqipëria është e imunizuar nga kriza greke.
Cila është sfida e Shqipërisë që të paraqitet si pjesë e tregut rajonal?
Sfida e Shqipërisë është që ne të bëhemi një vend ku investohet lehtësisht, një vend modest. E dyta ne kemi një pozicion gjeografik shumë të mirë dhe kemi një fuqi punëtore që mëson shpejt, shumë të re dhe të lirë, Duhet ta shfrytëzojmë që të kalojmë nga një industri modeste në një manifakturë me cikël të plotë.
– See more at: http://www.tematv.al/video/3o63om2mchzy47v#sthash.JswmdsCT.dpuf
Tendera si tek Papa. DO harxhojne dhe fitojne miliona
PO ME CFARE IMAZHI
PERSONAL, SHTETEROR (GJERMANIA) DHE EUROPIAN,
DO TE PARAQITET VETE znj. MERKEL
GJATE VIZITES SE SAJ DITORE (?!? NE BALLKAN,
PAS REFERENDUMIT GREK,
DHE ATYRE SPANJOLL E ITALIAN NE PERGATITJE ?! ?! ?! ?! ?!
corapekuqet vazhdojne te jepijne njehere bithen e palare turke te Erdoganit dhe njere tjeter bithen e dizinfektuar te gjermanes Merkel……!!!!!
Kane qeshur miqte e mi qe keto dite. Dhe perse?
Kur neser mblidhen kryeministrat dhe ministrat e Eurogrupit, kur “Der Spiegel” doli sot me dicituren me groteske ku Merkel ishte ulur mbi rrenojat e nje Europe te bere cope-cope, kur vete ajo nuk di ku ka koken, ajo merr rruget neper sketerrat e Ballkanit ku do te merret me cubat te cilet do te ankohen per vjedhje votash ne Vore, Koplik, Ruzhdije a ku ta di une.
U ngrit nje deputet i bundestagut per replike diten e enjte per te bere nje pyetje ndaj z.Merkel kur diskutohej per planin e masave per Greqine dhe a e dini c`tha:
“A e keni marre parasysh se ne Greqi punojne shume shqiptare dhe maqedonas dhe nese kriza do te rendohet kthimi i tyre do te sjelle rreziqe sociale ne keto vende qe dhe aq jane aq te brishta?”
Po nga kush te merrte pergjigje?
Ajo vetem pret dhe pret.
Shkurt kesja pune i thone: Fshati digjet ajo krihet!
Kam frike se konferenca e shtypit do te jete me groteske se sa vete vizita e saj. Nuk besoj se do ta kete mendjen per ca palo zgjedhjesh a per “mrekullite” e Edi Rames, por diku tjeter.
Le te formohet unioni ballkanik, se sa per Europen e saj ditet nuk duken aq te mira.
nuk e mbaj dot te qeshuren, unioni ballkanik. ke te drejte ne evrope po vdesin njerezit urie, jane mbyllur bankat se eshte vendosur kontroll mbi kapitalin dhe nuk terheqin dot me shume se 60 euro ne dite.
pritet qe evropa te nxjerre monedhe te re per te dale nga gjendja ne te cilen e coi greqia.
PS: nje zinxhir eshte aq i forte sa eshte hallka me e dobet, per te forcuar zinxhirin thjesht hiqet hallka qe e dobeson.
Jemi mesuar me keto vizitat historike qe ne kohen e merhumit tradhetarit naltmadheni Zog.Kemi vazhdue dhe ne monizem dhe per fatkeqesi i kemi harrue historin ne pergjithesi e jo ma ditet qe jane nji pike uji ne vazhden e historise.
I hyni punes kontributit per ndertim te mirqenjes se popullit.Pa leni historit llapa llupa.
ÇFARE FITOJME NE (POPULLI) ?
Ky Invertitor , Shteti gjerman eshte bisnes serjoz , cilesor dhe perfitues , afat gjate edhe edukues se si behen punet si duhen bere . Nuk besoj se punohet paster me biznesin e investitoret turq , apo ca bisnese fantazme prane berishesi si Fazllicet , Shkelzeni , Malltezi me njerezit qe qendrojne pas tyre , si ne Koncensjonet e H.C.E . Naftes , Mineraleve , shfrytezimin e porteve , dhe aferave ne Bangen Qendrore te Shqiperise etj . Te gjitha keto mangesi dhe veprimtaria abuzive , koruptive kane bere qe ne kete vend 5% perqint ish te pa breke , te zoterojne kapitale prona , llogari bankare te = me 95 % te popullsise .Ne kete vend duhet te punohet me mend dhe te behet drejtesi, Shpresojme qe edhe keshtu te ndodhe nen drejtimin e kesaj maxhorance , nen drejtimin e Kryeministerit zotit Edi Rama . nuk besoj se dikush mundet te besoje e shpresoje se mundet te shikoje mire ky vend duke e bere pjese te qeverise P.D.I.U mos qofte e thene .
Per cfar imazhi flisni mer njerez ordiner ,
o surreter te pabese .
Merkel vjen ne Shqiperi “ndoshta” ti japi urdher qiverrise Shqipkare ,
te filloj zbatimin e operacionit Albania per Greqine,
qe nenkupton pse jo edhe dhurimin e detit shqiptare greqise ,
ne shkembim <<< Te PREMTIMIT" <<< se nji dite Shqiperia do hyj ne vrymen e zeze te nxeht ne byth te be-se .
Perse do vij o naiv ,qe tju rjepi greku te gjalle dhe kthej borxhin Gjermanit tuaj te dashur o kerma njerezore
Po kenaqet edi duke lepire bythe nga ti dali.
Ajo vjen te hapen banka, kompani celulare. Per ndonje biznes qe betem fiton dhe nuk prodhon.
Shikoni si dalin shqiptaret ne rruge sikur zbriti krishti.
Pune arixhish
jan me tapi tyrrqie arrnautet per me lpij bythet t’hujit,
si i thon ne shqip – jane te licensuar per bythlepirje,
politikan pedera, o tradit e lasht kjo
Po Pse I thoni vizite historike. … Se Pari nuk Esht vizite, dhe se dyti nuk esht historike….. Do vije, do ja fuse edit me shpulle per sistemin halabak gjygjesor….dhe do ike…. Kuptuat…. Gjat kesaj kohe iliri do jet ne lalez per tu nxire nga rrezet
Fund babezis dhe egos se ministrave te tanishem. Burg dhe sekuestrim te pasurise hijenave te djeshme… Ja keshtu flitet mor bibilush i Rames dhe i disa ministrave te meparshem.
ky o kokrra e mashtuesit! me te korruptuar se ky ska pas ndonje ne shqiperi!