Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, me mbështetjen e Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë, prezantuan Planin Kombëtar të Veprimit për Rininë.
Ministri i Mirqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi theksoi gjatë prezantimit se ky është një projekt- plan për t’u paraqitur të gjithë së bashku në tregun e ri të punës, në kuadër të së cilit janë firmosur dy marreveshje bashkëpunimi me ministrinë e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Klosi prezantoi 6 pikat e planit në mënyrë të detajuar, ku një rëndësi shumë të veçantë, ashtu siç e ka shprehur edhe më parë, e zë nxitja e sa më shumë të rinjve të zgjedhin të studiojnë së më shumë në shkollat profesionale.
“Ky është një plan i bashkërenduar edhe me të rinjtë e shtresave në nevojë, të cilët presin një ndihmë nga ana e qeverisë.
Ky plan vjen i miradministruar me të gjitha problemet. Është një plan i bazuar mbi një projekt konkret buxhetor, të cilat mbulojnë 70 % të këtij plani.
Plani është një kërkesë e kohës për të krijuar ura lidhëse midis shoqatave rinore anë e mbanë vendit. Është një plan për t’u paraqitur të gjithë sëbashku në tregun e ri të punës”, tha Klosi.
Projekti, nënvizoi Klosi, është ndërtuar në 6 kolona, si një punë e përbashkët midis disa strukturave të shtetit shqiptar.
1. Nxitja e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset e vendimarrjes. Kjo kërkon përveç vullnetit të tyre edhe mbështetje të institucioneve dhe ne po e mundësojmë këtë. Në garën e fundit të pushtetit vendor kemi një numër shumë të madh të rinjsh pavarsisht ngjyrimeve politike të cilës ata i përkasin.
2. Nxitja e punësimit të të rinjve nëpërmjet politikave efektive që kërkon tregu i punës. Diplomat duhet të gjejnë evaluimin e tyre, ndaj duhet të gjejmë mundësi që të futen në tregun e ri të punës.
3. Shëndeti, sporti dhe mjedisi. Nuk duhet të presim që rinia të vuaj nga sëmundje që vijnë nga mosaktivizimi në sport. 44 ambjente sportive janë krijuar në qarqet e vendit.
4. Edukimi i të rinjve. Ka të bëjë me arsimimin profesional. Do ta transferojë këtë arsim sepse Shqipëria ka nevojë për djem dhe vajza të kualifikuar për të qenë të gatshëm për tregun e punës. Shkollat profesionale do të kthehen shumë shpejt në shkolla shumë më të kërkuara.
5. Mbrojtja sociale. Ka të bëjë drejtpërdrejtë me ata të rinj, të cilët kanë nevojë për dorën e shtetit. Do të bëjmë të mundur edhe aktivizimin e tyre
6. Kultura dhe vullnetarizmi. Për të qënë një shoqëri më shumë e edukuar dhe e lexuar dhe që ecën përpara ky do të jetë qëllimi dhe sfida jonë.
Ndërsa zv/kryeministri Niko Peleshi theksoi gjatë fjalës së tij se qeveritë e mëparshme kanë dështuar në nxitjen e punësimit, ndërsa qëllimi ynë shtë të nxisim punësimin e të rinjve.
“Kemi dhjetra apo mijëra vende pune nga sipërmarrës që nuk gjejnë dot të rinj për të punësuar, pasi ka munguar arsimi profesional. Ne po përpiqemi t’i japim prestigjin e merituar dhe do t’i japim interesin e shtuar arsimit profesional tek të rinjtë shqiptar. Që në vitin e parë është rritur interesi tek shkollat profesionale dhe kjo na bën optimistë për të ecur përpara në këtë drejtim”, tha Peleshi.
Ai shtoi se rrjeti i zyrave të punës ishte një nda nismat e para që do të vazhdojë duke shtuar numrin e zyrave të punës.
Duke folur për terrenet sportive, Peleshi theksoi se kemi financuar terrene sportive të standardeve shumë të larta dhe do të vazhdojmë të shtojmë numrin e terreneve sportive.
Amon mer si nuk u lodhen duke bo prezantime gjigandomane cdo dite. Cdo dite del ndonje Strategji Kombetare. Kam pa qeverite e gjithe botes se zhvilluar, nuk di te punoj ndonjera duke bo Strategjira Kombetare cdo dite.
Ec bledi!Ja ku na dolën edhe lekët për bixhoz.Hallall plani me projekt buxhetor që mbulon 70% të shpenzimeve.Tani do marrin pak frymë ata që kanë mbajtur me fisha kazinoje këtë qifen!