Alarm i kuq për tajfun në lindje të Kinës, evakuohen rreth një milionë njerëz

11 Korrik 2015, 12:19Bota TEMA

Pothuajse një milion njerëz janë evakuuar nga bregu lingor i Kinës pasi që Qendra Kombëtare Meteorologjike lëshoi alarm të kuq për një tajfun të fuqishëm i quajtur “Chan-Hom”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Siç raporton Agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, Qendra meteorologjike ka lëshuar nivelin më të lartë të paralajmërimit për tajfunin pasi që i njëjti është vërejtur 430 kilomtra në juglindje të provincës Zheijian të premtën pasdite.

Rreth 865 mijë njerëz janë evakuuar pas ngritjes së alarmit, ndërsa transporti tokësor, ajror dhe ai detar janë pezulluar.

Qendra Kombëtare Meteorologjike në lidhje me këtë ka njoftuar se ky mund të jetë tajfuni më i fuqishëm që e ka goditur provincën Zheijiang që nga viti 1949.

Kina ka sistemin katërngjyrësh të paralajmërimit të motit, ku i kuqi përkon me nivelin më të lartë të gatishmërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje