FOTOT/ Atlantida e re ngrihet mbi Kepin e Rodonit

19 Korrik 2015, 19:13Kulturë TEMA
FOTOT/ Atlantida e re ngrihet mbi Kepin e Rodonit

Kur një grup aktivistësh mjedisorë mbërritën për herë të parë tre vjet më parë në Kepin e Rodonit, 40 kilometra në veri të Tiranës, ata erdhën të amatosur me dorashka dhe qese plastike.

Rruga që kapërcen disa kodra deri te kepi nuk qe ende e asfaltuar dhe zona qe e mbuluar me mbeturina që kishin ludruar përmes lumit Ishëm deri në detin Adriatik para se të përplaseshin në brigjet e Kepit.

Duke përdorur median sociale dhe një fushatë marrëdhëniesh publike fillestare ata nisën një program vullnetar për pastrimin e Kepit, të njohur si Rojet e Kepit të Rodonit dhe në këtë mënyrë e bënë këtë pjesë të Shqipërisë popullore si destinacion turistik.

Ndërsa vizitorët u shtuan, Rojet vendosën vitin e kaluar të krijojnë një kamp ekologjik, të quajtur Plazhi i Atlantidës, me emrin sipas qytetit mitologjik të humbur të lashtësisë, në mënyrë që të promovojnë turizmin miqësor me natyrën.

Rodoni është një kep shkëmbor mbi brigjet e Adriatikut në Shqipëri, në veri të Durrësit. I ngjashëm me një thikë të drejtuar nga deti, ajo ndan Gjirin e Lalzit në jug me Gjirin e Rodonit në veri.

Në shpatin verior të kepit gjendet kisha françeskane e Shna Ndoit, (San Antonio), një destinacion për pelegrinët për shkak të fuqive të saj për lindshmërinë ndërsa në fund të kepit gjenden rrënojat e një kështjelle mesjetare të ndërtuar nga heroi kombëtar i shqiptarëve Skënderbeu.

E parë nga larg, Plazhi i Atlantidës duket si çdo kamping tjetër, një formë turizmi që është bërë shumë popullor përgjatë dekadës së fundit mes të rinjve shqiptarë.

Gjithsesi, kur mbërrin aty, është e lehtë të kuptohet se është më shumë se kaq. Kampi është në praktikë selia qendrore për aktivitet shoqëror dhe aktivitet biznesi për përpjekjet e vullnetarëve për ta pastruar Kepin e Rodonit dhe plazhet përreth.

Një të shtunë këtë verë, kasollja e drurit e lyer me të bardhë që shërben si bar dhe restorant për kampin, të jepte ndjesinë e mikpritjes për të gjithë.

Një grup çunash luanin me letra në një tavolinë të krijuar me material të ricikluar dhe ndërpriteshin vetëm nga bisedat e dy vajzave në tavolinën ngjitur që po pinin birrë vendëse dhe që e kishin fiksuar pamjen nga plazhi ranor dhe Deti Adriatik.

Qetësia e paprekur e këtij vendi shqetësohej vetëm nga disa të rinj që po luanin me top pak metra më tutje.

Kampi përdoret shpesh për aktivitete artistike, ekspozita dhe koncerte të organizuara nga artistë që japin kohën dhe talentin e tyre për Rojet e Kepit.

Erika Haxhi, koordinatore e projektit, i cili u zhvillua nga qendra Tirana Express në kryeqytet, shpjegon se ideja e ekokampit është një përzjerje e biznesit social me turizmin ekologjik.

“Synimi ynë është që të ndërgjegjësojmë vendësit këtu për të pastruar zonën dhe për të zhvilluar një formë turizmi në harmoni me natyrën,” thotë studentja 23 vjeçare.

Haxhi shpjegon se pjesë e ushqimit që ata shërbejnë në restorant sigurohet nga banorët e fshatrave të Ishmit dhe Shetajt aty pranë dhe birra është një nga të paktat produkte që blihen

Shpenzimi më i madh i kampit, shpjegon Haxhi, shkon për karburantin e shpenzuar nga gjeneratori, i cili siguron elektricitet për disa llamba ekonomike si dhe për blerjen e ujit të pijshëm që vjen me bot.

Sipas Haxhit, Rojet po mendojnë të zëvendësojnë gjeneratorin me panele diellore por ato rezultuan tepër të kushtueshme për buxhetin e këtij viti.

Josephine Heine, një aktiviste mjedisore nga Leipcigu në Gjermani, është një nga menaxheret e tjera të kampit.

“Shqipëria është një vend shumë i bukur por njerëzit këtu janë të pakujdesshëm për mënyrën se si menaxhojnë plehrat e tyre,” thotë Heine. “I gjithë vendi është i mbuluar me plastikë,” shtoi ajo.

Kur rojet shkelën për herë të parë në kep, plazhet qenë pothuajse të braktisura. Gjithsesi, sapo rruga përfundoi së asfaltuari vitin e kaluar, pesë zona plazhi, përfshirë Plazhin e Atlantidës janë përjetuar rritje të numrit të vizitorëve.

Sipas fshatarëve të zonës, plazhi ka sjellë turistë dhe çmimi i pronave të patundshme gjatë viteve të fundit është dhjetëfishuar.

“Rruga na solli njerëz dhe zhvillim” thotë Besniku, i cili ka një lokal pranë rrugës në fshatin Shetaj dhe që i shikon ndërtimet e reja në zonë si shenjë e progresit.

“Nuk ka asgjë të keqe me ndërtesat,” thotë 45 vjeçari, i cili jeton pjesërisht në fshat gjatë verës dhe pjesërisht në Itali gjatë dimrit ku punon si emigrant.

Gjithsesi, për Rojet, mbrojtja e zonës nga ai lloj ndërtimi i çmendur që ka goditur plazhet shqiptare përgjatë dy dekadave të fundit mbetet një prioritet.

“Shpresoj që kjo zonë të shpëtojë nga ndërtimet e betonit në mënyrë që vendësit të kenë një shans të organizojnë turizëm cilësor,” thotë Erika Haxhi.

Dërgimi i këtij mesazhi në fshat nuk është i lehtë por me kalimin e kohës, disa po e pranojnë këtë ide.

“Në fillim na pritën ftohtë por tashmë ne kemi shumë miq mes tyre,” shton Haxhi.

Një nga fshatarët që është  ngrohur nga idetë e Rojeve është Sami Reka, i cili ka një restorant peshku.

“Ata kanë bërë një gjë shumë të bukur këtu,” thotë ai. “Me pak investime ata po tërheqin shumë turistë shqiptarë e të huaj të cilët po sjellin para për banorët e zonës gjithashtu,” shtoi ai.

 

9 komente në “FOTOT/ Atlantida e re ngrihet mbi Kepin e Rodonit”

  1. deni says:

    bravo gocat, pune lavderueshme. sa te zonjat do jene per te ruajtur parimin me te cilin e kane ngritur eshte per tu pare.

    1. KRUJA E GJERGJ KASTRIOTIT! says:

      Meqe po e mesoni tani qe aty eshte Kisha e Shna Ndoit dhe Kalaja e Gjergj Kastrioti-t, me vrap o kopilat e turqise dhe ngrini nje minare (ju hyfte nga mbrapa e ju dalte nga goja minarja) qe ta mallkoni edhe ate pellembe vend te bekuar. Nuk eshte e mundur qe nga 500 vjet kjo toke te mos kete lindur nhe tjeter Gjergj Kastrioti!

      1. Shqiptar says:

        Toleranca eshte pergjigjja me e mire.

    2. komunalja says:

      Brravo e fuqishme! Shembullore!

  2. vang says:

    Me beri pershtypje qe afer ketij plazhi eshte kisha e SHNA NDOUT.Shume mire nje kishe afer per nevojat e besimtareve,por me qe e reklamoni si cudiberese per lindjet ketu ndryshon puna .Qenka si pune klinike MJEKSORE.Tani edhe gazetaret kane marre persiper te bejne propagande ”shkencore”.Vaj vatani ,mjere mileti.

  3. Dreni says:

    Turistet gjerman jan shum koprrac kerkojn shum japin pak. Te verteten duhet then ruset jan turist te mire ata hargjojn lek. Pastaj duhet kuptuar se ne vendet e ballkanit dhe ne spanje vejn kategoria me e lodhte e turistve gjerman ajo kategori qe ne gjermani jeton me social.

    1. komunalja says:

      Si e shpjegon ti kete? E qarte qe kur i ke fituar parate me djerse, do i shpenezosh me mend ne koke! Jo vetem ruset, por kushdo qe e hedh parane ne ere, nuk e ka fituar me djerse! Shko shiko Zenin ne Maledive se si hidhen parate!

  4. pro.... says:

    ..isha dje pas afro 39-vitesh nga hera e pare kur isha 20-vjeç dhe isha i vetmi person ne plazh [DIKUR}..me larg afer varrezave te atehereshme,prane kalase nje repart zbulimi bente stervitje.Plazhi ishte po ai i madherishem,i cili per nga bukuria matet me Elben..ishullin miniere.Por mendoj se duhet nje dore trasformuese per te thithur turiste dhe qeveria duhej te kishte investuar pak me shume per sezonin.Bregu ishte nje perle.

  5. Ai Burri says:

    ore njerez, kur do e kuptoni qe kur aktivistet bejne lokal, nuk eshte me aktivitet falas.a e dine ata qe ate ka pronar me letra 300 vjecare…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje