Komisioni i Ekonomisë dhe i Jashtëm miratoi marrëveshjen mes qeverisë dhe SHBA, që ofron 7 milion dollarë ndihmë për agjencitë ligjvënëse, në luftën kundër drogës dhe krimit në tërësi.
Megjithëse drafti u miratua edhe nga opozita, në Komision pati replika mes deputetëve demokratë, ministrit të Brendshëm dhe kryetarit të Komisionit Erion Braçe.
Deputeti Florion Mima ka reaguar kur ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tha se Basha gjatë fushatës elektorale, kishte bërë deklarata në Lazarat se “qeveria e hoqi hashashin nga ky fshat për ta mbjellë në zona të tjera”.
Mima u mundua të thoshte se kjo gjë ishte e pavërtetë.
Por, kryetari i Komisionit Erion Braçe ironizoi me deputetin demokrat, të mos e mbronte shumë kryetarin e PD, se ndoshta në vjeshtë u duhej ta shkarkonin.
Ministri i Brendshëm tha se çdo deklaratë e tillë politike, nuk ndihmon në luftën kundër drogës.
Ai ftoi gjithë aktorët e faktorët t’i bashkohen nismës.
“Duhet një front i përbashkët, i qartë që tregon distancë klinike, tonën, të shoqërisë, të elitës, tuajën në luftën kundër krimit të organizuar dhe lëndëve narkotike”, theksoi ministri.
Kreu i Ministrisë së Brendshme ktheu një përgjigje në Komision, edhe për deklaratat e deputetit socialist Koço Kokëdhima, i cili inicioi një lobim për ligjërimin e mbjelljes së hashashit, për qëllime mjekësore.
“Nuk më impresiononi duke përmendur deklarata të kujtdo deputeti, qoftë edhe kolegut tim në PS.
Qeveria ka një dallim të qartë, që dëshmon vullnetin për të luftuar kultivimin e lëndëve narkotike.
Mendimi personal, i kujtdo, keni rastin ta debatoni këtu, në aulat universitare, por ne, qeveria, policia, partnerët e kemi bërë të qartë vullnetin kundër kultivimit.
Përtej kësaj duhet bërë kujdes me deklarata, që të mos japim asnjë sinjal sado të largët, se mirëkuptrojmë qoftë edhe në heshtje ata që kultivojnë lëndët narkotike”, tha Tahiri.
239 mijë rrënjë kanabis janë asgjesuar nga policia, që nga janari deri në mesin e korrikut.
Në shitje të treg, vlera e saj është mbi 5 miliard euro.
Tahiri tha se kjo shifër dëshmon diferencën me qeverinë e kaluar, që nuk lëvizte asnjë gishtin për të luftuar drogën e mbjellë kudo.
Marrëveshja me SHBA, që ofron 7 milion dollarë për palën shqiptare, në luftën kundër drogës, konfirmon rezultatet e qeverisë dhe na nxit të bëjmë më shumë, u shpreh Ministri i Brendshëm.
I pranishëm në mbledhjen e Komisionit të Jashtëm, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri u vu në shënjestrën e akuzave të deputetit demokrat Aldo Bumçi sa i përket luftës ndaj krimit dhe narkotikëve.
Përballë këtij debati Tahiri i kujtoi ish-ministrit të Jashtëm Bumçi, tragjedinë e “Gërdecit” ku humbën jetën 26 persona.
Tahiri – Bumçit: Prokuroria ka vërtetuar se nga zyra juaj kanë dalë fakse për Shkëlzen Berishën.
Ndoshta dhe ju vetë zoti Bumçi si ish-ministër i Jashtëm duhej të ishit thirrur të dëshmonit për Gërdecin, sepse ju ka dalë emri.
Sepse ka problem pandëshkueshmëria.
Bumçi: Ju mashtroni sepse s’ka asnjë fakt zyrtar nga Prokuroria. Çdo devijim tregon se ka probleme.
Sepse ambasada e SHBA dhe zëvendëssekretarja amerikane e Shtetit ka thënë mos kandido njerëz me të kaluar kriminale.
Tahiri – Bumçit: Ndoshta vetëm ballkoni yt mbeti pa u mbjellë kanabis, (duke iu referuar periudhës së një viti më parë kur ende nuk ishte ndërhyrë nga policia në Lazarat, fshatin e konsideruar Republika e Kanabisit).
HABITEM SE SI KA GOJE KY ALDO BUMCI TE FLASE QE EDHE NE POLITIKE ESHTE NGA ZHULALI DHE JO NGA AFTESITE E TIJ PERSONALE , SERVIL I SHLELZENIT TE MALLKUAR
O njerez, mos e e kryqezoni marijuanen si bime, keto sasi qe ka djegur Sajmja, mund te ishin perdorur per tu bere vaj medicinal i cili perdoret ne vend te kimioterapise per ata qe vuajne nga kanceri. Gjithashtu ka dhe perdorime te tjera medicinale per te cilat duhet vene ne pune kerkimore mjekesia e jo ne lezuesit e lajmeve.
Ne britani kushton 50 paund nje gram neper farmaci ky vaj marijuane medicinal ( shih artikullin poshte), a nuk ia vlen per ta kultivuar ligjerisht?
http://www.healthnutnews.com/metro-uk-cancer-patient-given-18-months-to-live-is-cured-by-cannabis/
Bravo z. Minister, i ke sherbyer atdheut ne varferimin e tij, 5 miljard dollar me pak ne shqiperi; po, kjo eshte pune, shkaterrimi ekonomise, vazhdoni rilindja ta ktheni ekonomine ne nivelin qe e kishin baballaret tuaj, ne nivelin e komunizmit.
Pikerisht Lola,
ne vend qe te shkoje ne rrugen e ligjerimit per ta shenderruar Shqiperine ne polin me terheqes te turizmit te bimeve rikrijuese e psikedelike, ky njeri i ftohur ne inteligjence e ide, ka vendosur te hape nje lufte te vertete kunder nje bime mjekesore. Me parate e taksapaguesve shqiptare, natyrisht. Qe patjeter duhet te jene teper te pasur.
Siç duket ende s’i kane thene qe kjo lufte eshte e humbur qe ne nisje. E humbi DEA ne SHBA dhe institucione te tjera shume me moderne e te organizuara sesa policia injorante e Tahir cullufes.
Ky eshte momenti me i mire per te ligjeruar Kanabisin dhe shume bime te tjera, jo vetem per te rimekembur ekonomine e brishte shqiptare, por edhe per te zhdukur krimin e organizuar – me i interesuari ne ndalimin dhe luften e rrepte te çdo substance te ndaluar.
Ne fakt nderkohe qe Tahir mendjeshkurteri terrorizon kultivuesit e Kanabisit, shihni sesi çmimet e kesaj bime shumefishohen.
Legjitime te mendosh: PERSE E BEN ME KAQ ZELL? VALLE TE MOS TA NGJYEJE EDHE KY KOTHEREN NE TRAFIKUN E ORGANIZUAR – KAQ FITIMPRURES?!
Andrea Radi
paska shpall luften kundra bimsis qeverija.
luft kundra darwinit.
Mundohuni ju o komentues,ti sherbeni popullit tuaj sadopak me shkrimet e juaja,per ta orientuar ate ne rrugen e drejt te perendis,se keshtu e detyron moralisht njeriun, te shkeputet nga rruget e diallzise..Se djajt luftojn per ta terhequr ate,ne boten e tyre te krimit..
239 mije rrenje kanabis kushtojne 5 miliarde euro paskerka thene tahirka!po nuk e ke ekzagjeruar pak se po te jete keshtu,nje rrenje kushtokerka mbi 20 mije euro
Tahiri eshte ministri i brendshem me driteshkurter qe ka patur ndonjeher Shqiperia.
Ketij palo ministri qe i eshte ngjitur mendja mbi floke, ende s’i paskan spjeguar qe Kanabisi NUK eshte droge por BIME MJEKESORE dhe se drogerat dhe helmet vdekjeprurese
si duhani dhe alkoholi, jane te lira si ne kultivim e prodhim, ashtu dhe ne tregetim.
Ndaj te na kurseje moralin e gjoja mbrojtjes se shendetit te njerezve, se I VETMI INTERES QE MBROHET ME KETE LUFTE KAQ TE PAEPUR NDAJ NJE BIME MJEKESORE, ESHTE INTERESI I BOSAVE TE POLITIKES DHE KRIMIT TE ORGANIZUAR!
LIGJERIM I MENJEHERSHEM I KANABISIT DHE SHUME BIMEVE TE TJERA PSIKEDELIKE!
Andrea Radi