Nëna e 17 vjeçarit shqiptar në Itali që u vra nga shokët: Shpresoj në një drejtësi hyjnore dhe drejtësi në tokë

23 Korrik 2015, 10:35Politika TEMA

Debora Lulli, nëna 42 vjeçare e Ismaelit, 17 vjecarit të vrarë në Itali në mënyrë makabre, duket se do të ruajë si kujtim cdo send të të birit, përfshi këtu edhe një shishe plastike, të cilën shtrëngon fort në gjoks, më pas vendos mënjanë në një tabake blu.

“Do ta ruaj ishte e Ismaelit tim”, thotë me një frymë.

Pastaj qan në heshtje. Një heshtje që ka mbytur gjithë shtëpinë ku Debora jetonte me Ismaelin, bashëshortin e saj dhe vajzën e vogël 4 vjeçare.

“E vogla nuk e di ende. Do ia themi pak nga pak”, thotë Debora me një shikim të humur.

Djali i saj Ismaeil Lulli 17 vjeç është marrë nga dy shokë të tij, është therur me thikë dhe trupi i është fshehur diku. U gjet dy ditë pas zhdukjes së të dielës, me një plagë të madhe në fyt, gati prerje e qafës.

Fillimisht kishin refuzuar të flisnin, por pasi autori kishte pranuar vrasjen dhe apeli i tij për ta falur hapin një të çarë në murin e dhimbjes.

“Biri im pati një fund të tmerrshëm, është shprehur nëna e Ismaele Lullit. Nuk mund të vdesësh kështu. Nuk kam për ta falur kurrë!.

Më lejoni të dyshoj në vërtetësinë e fjalëve të atij që vrau djalin tim” thotë Debora. Po si mund të thuhet më shpëtoi situata nga dora?! Të gjithë faktet flasin për një krim të paramenduar, dhe për më tepër për një arsye absurde” ka thënë ajo për gazetën italiane “La Stampa”

Sa i takon faljes, ky nuk është momenti. Është koha për të kërkuar për një dënim të sigurtë.

“Asgjë dhe askush nuk do të më kthejë , buzëqeshjen, mirësinë dhe bujarinë e djalit tim, por unë shpresoj në një drejtësi hyjnore dhe drejtësi në tokë”.

Dëshmia e vrasësit

E vrava i vetëm. E çova deri tek kisha dhe më pas e lidha pranë kryqit. E bëra për ta trembur”.

Kështu është rrëfyer 20-vjeçari Igli Meta në prani të avokatit të tij duke treguar të gjithë detajet se si vrau shokun e tij shqiptar 17-vjeçarin Ismail Lulit më 21 korrik përgjatë një lumi në fshatin San Martinos në Itali.

20-vjeçari  ka pranuar se e ka kryer krimin për motive xhelozie pasi dyshonte se Ismail Luli kishte marrëdhënie me të fejuarën e tij një 19-vjeçare nga Maqedonia e quajtur Ambra.

Meta për të lehtësuar pozitat e të dyshuarit tjetër Marjo Mema, shqiptarit tjetër të vënë në pranga si bashkëpunëtor në këtë krim,  ka thënë përpara policisë se e ka kryer i vetëm vrasjen, por rrëfimi i tij nuk e ka bindur aspak policinë.

Të dielën pasdite Igli dhe Marjo e ftuan Ismailin, shqiptarin i cili jetonte në Itali me nënën dhe motrën e tij, për të bërë një shëtitje përgjatë lumit në zonën e San Martinos. Ata u takuan në stacionin e autobusit ku muaj më parë Ismaili njohu Ambrën dhe shkëmbyen numrat e telefonit.

Të rinjtë shqiptarë e çuan Lulin pranë pyllit të San Martinos .Më pas viktima është lidhur me litar në gjoks, në një kryq pranë një kishe dhe është goditur më shkelma dhe grushte nga Igli Meta. Vrasësi donte që Luli të pranonte para një dëshmitari se kishte pasur marrëdhënie me të fejuarën e tij 19-vjeçare. Pas mohimeve të Lulit, Meta humbi logjikën dhe e theri atë me thikë. Përpara se të kryente vrasjen Igli Meta kishte marrë më parë pohimin nga e fejuara e tij se kishte pasur marrëdhënie me Lulin.

Më pas vrasësi e ka zhveshur lakuriq Lulin duke ja futur rrobat e gjakosura brenda një qeseje të zezë që është gjetur më vonë nga policia si provë krimi. Policia arriti të lokalizonte vendndodhjen e Metës nëpërmjet celularit të tij.

Motra e 19-vjeçarit tjetër të dyshuar Marjo Mema ka mbrojtur të vëllanë duke thënë se ai është një person paqësor dhe se janë një familje e rregullit, ndërsa ka shtuar se 20-vjecari Meta i ka dërguar në mesazh përpara disa kohësh ku shkruhej “Do e vras”, duke iu referuar Ismail Lulit.

Kjo ngjarje e rëndë tronditi së tepërmi banorët e Pesaros të cilët i pritën vrasësit e Lulit me gurë dhe sende të forta gjatë transportimit për në komisariat.

10 komente në “Nëna e 17 vjeçarit shqiptar në Itali që u vra nga shokët: Shpresoj në një drejtësi hyjnore dhe drejtësi në tokë”

  1. Antropologu says:

    O sa mire me qene shpellar oe oe!

    1. jimmi says:

      shpellari i pidhit te satam idiot….!!!!!!

  2. fieraku nga ferrasi says:

    Ngushellime familjes
    Antropologi e ke
    Prejardhjen NGA majmuniiiiiiiiiii.

  3. A says:

    Nje pjese e shqiptareve po e tregojne veten se jane shpellare, injorante, egoista, te paftyre, te paskrupujt dhe xheloz. Turp dhe pastaj na thone se s’dini te beni shtet dhe te krijoni qeveri per te miren dhe begatine tuaj. Keto jane turpe, qe ben nje popull dhe komb i vogel si shqiptaret.

  4. ben says:

    pune korrakesh….talebane mysliman..ata kane mbushur burgjet e Italise

  5. SuloKapedani says:

    Moshe e njome me tru te tharè ,pa edukate patriotizmi,miqesie ,besnikerie te shqiptareve.Detyrimisht keta njerez perfundojne keq,i jane lène spontanitetit te udhehequr ç’fare tu dale perpara.Tradita e shqipetarit ,ne themel po harrohet.

  6. ***** says:

    Edhe nqse ish e dashura e atij shpifesires ka kryer maredhenie me viktimen, ky sedermadhi kriminel nderin e kujt mbroi?

    Te pickes se dashnores? Po dhe ate ku e gjeti, ja la trashegim plaka e vet si prone? Njeri me komplekse.

  7. lilria says:

    Per vajza nuk vritet shoku se ka me ton ,kurvicat keshtu jane ,duan ti provojne gjithe shoket .
    Sa e mbajti bari vesen ,aq e mbajti kurva besen .

  8. Fane Mirdite says:

    ngushellimet e mia familjes zoti ju dhafte force ai kerme duhet zhdukur me gjith rrace. ESHTE KULTURA FAMILJARE AJO QE I BENE KETA NJEREZ MASKARENJE SEPSE KETA FAMILJARE PO TE KISHIN PAK KULTUR DO FLITSHIN PAK NE SHTEPI PER RRALITETIN DHE TE BALLAFAQOHEN ME TE .PO JO DUKE TREGUAR BARCALETA SE KUR E KUPTOJNE TE VERTETEN MJER AI QE U DEL PERPARA KETYRE MASKARENJEVE FAMILJARISHTE .MBAHU MAMI .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje