E bënë treshe, pastaja e akuzojnë për...

26 Korrik 2015, 11:55Lifestyle TEMA

Dy femra janë arrestuar pasi bënë seks treshe me një burrë, të cilin më pas e akuzuan për dhunë seksuale.

Policia arrestoi britanikun Colin Palin ,pasi e dashura dhe një shoqe e saj i shpikën akuzat ndaj tij në mars të vitit të shkuar.

“Ato më shkatërruan jetën. Isha i tmerruar. Si mund t’i besoj dikujt,” thotë 56-vjeçari.

56-vjeçari u mbajt në qeli për pesë orë dhe u deshën katër ditë për t’u pastruar nga akuzat.

Padia ndaj tij u bë nga Zinzile Ademuni-Odeke, 29 vjeç dhe u mbështet nga e dashura e Colin, Emma Riche-Webber, 30 vjeç.

Ata e shpikën historinë pasi Colin shkoi në shtëpinë e Riche-Webber.

“Ajo po bënte një festë ditëlindje për vajzën e saj. Ajo dhe Zinzi kishin pirë që paradite. Emma më bindi që të shkoja. Unë po shëtisja me qenin. Kur shkova, fëmijët i kishte zënë gjumi. Folëm me një gotë verë përpara dhe gjërat u nxehën pak. Përpara se ta kuptoja mirë, isha në krevat me rrobat e hequra. Vajzat ishin vërtet të mira në shtrat”.

Kur Colin u largua, ai kuptoi se kishte lënë pas qenin.

U telefonoi atyre nga jashtë apartamentit, por ato refuzuan që t’ia kthenin qenin dhe i thanë policisë se Colin nuk donte të largohej.

“Ditën e nesërme oficerët më arrestuan me akuzën e dhunës seksuale. Nisa të qaj pasi e kuptova se do përfundoja në burg. Ishte fjala ime kundër fjalës së tyre”.

Megjithatë kamerat e sigurisë provuan të kundërtën dhe Riche-Webber pranoi se po gënjenin.

Ajo është dënuar me 8 muaj burg, kurse shoqja e saj, e cila nuk pranoi fajin, mori një dënim me 18 muaj burg.

Colin ka nisur një jetë të re.

“Do doja që gjykatësi t’ua kishte flakur tej çelësat,” thotë ai.

1 komente në “E bënë treshe, pastaja e akuzojnë për…”

  1. ***** says:

    Nigger = White trash

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje