Dënohet me vdekje djali i Muamar Kadafit

28 Korrik 2015, 12:11Bota TEMA

Një gjykatë libiane dënoi me vdekje djalin e kolonelit Muamar Kadafi, Seif al-Islam Kadafi si dhe tetë bashkëpunëtorë të tij, pas një procesi të eklipsuar nga dhuna dhe ndarjet politike.

Gjykata me seli në Tripoli, ku mbretëron një koalicion i milicëve islamikë, dënoi me vdekje dhe kryeministrin e fundit të Kadafit, Baghdadi al-Mahmoudi dhe ish-shefin e shërbimeve sekrete, Abdallah Senoussi.

Ata ishin gjykuar për rolin e tyre në shtypjen e përgjakshme të revoltës që i dha fund ish-regjimit në vitin 2011.

Seif al-Islam Kadafi nuk ndodhej në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së vendimit, por ishte i lidhur me një video-konferencë.

1 komente në “Dënohet me vdekje djali i Muamar Kadafit”

  1. net says:

    me gure e vrisni qafirin se ka bere shume zullume!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje