Qeveria e Kosovës ka thirrur një mbledhje për të premten për të riproçeduar në Kuvend projekt-amendamentet kushtetuese për formimin e Gjykatës Speciale si dhe Projektligjin për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar Potencialë në Proceset Gjyqësore.
“Riprocedimi në Kuvend, si dhe miratimi i këtyre amendamenteve kushtetuese nga ana e Kuvendit, është një hap me rëndësi të posaçme për Republikën e Kosovës në procesin e përmbushjes së obligimeve që shteti i Kosovës ka marrë ndaj partnerëve ndërkombëtarë me rastin e aprovimit në Kuvend, me dy të tretat e votave të deputetëve, të letërkëmbimit të Presidentes Jahjaga me Baroneshën Ashton, vitin e kaluar”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrisë së Kosovës.
Në këtë komunikatë thuhet se përmbushja e obligimeve ndërkombëtare nga ana e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, në asnjë mënyrë nuk e konteston luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe nuk do të cenojë vlerat e luftës së popullit të Kosovës
“Përmbushja e këtij obligimi nga institucionet e Kosovës, do të jetë në shërbim të zbardhjes së drejtësisë për dyshimet individuale që mund të lidhen me këtë proces dhe do të jetë një hap i rëndësisë së posaçme për proceset integruese euroatlantike, si dhe në shërbim të plotë të fuqizimit të mëtejshëm të partneritetit strategjik të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian”, thuhet në komunikatë.
Ligj anti-popull, prandaj e kalojne sic bejne edhe keti skuthat-hajna tane ketej nga Tirana me 31 korrik.
me vet ket qetniko-komunist moti ishim nen serbi
Kosovart vetëm me modifiku shtetin në dokumentet tona.