Veliaj merr detyrën si kryebashkiak: Puna për Tiranën nis që sot me një model të ri qeverisës

30 Korrik 2015, 11:57Politika TEMA

 

Kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori sot zyrtarisht detyrën për të drejtuar bashkinë më të madhe në vend për katër vitet e ardhshme. Pas ceremonisë së betimit, Erion Veliaj, mbajti fjalën e tij të parë si Kryetar i Bashkisë ku vuri theksin në nevojën që kryeqyteti ka për punë dhe kryerjen e detyrës në bashkëpunim me të gjithë ata që duan të japin diçka për këtë qytet.

 “Le të flasim hapur edhe për sfidat që na presin. Janë sfida të mëdha, që do të kërkojnë shumë punë, shumë mund, shumë durim nga të gjithë ne. Do të na duhet të marrim vendime të vështira për ta sjellë në vete qytetin”, deklaroi Veliaj. Ai tha se është i vetëdijshëm që pritshmëritë janë shumë të mëdha dhe falënderoi qytetarët. Sipas tij, ky është realisht vlerësimi më i lart që mund të presë kushdo që mban një post publik për të cilin qytetarët kanë dhënë mbështetjen me votën e tyre.

“Dhe padyshim që unë dhe skuadra që do të drejtojë bashkinë e Tiranës do të punojë me të gjitha mundësitë, energjitë e talentin për të përmbushur këto pritshmëri. Dhe kjo nuk është një ftesë vetëm për ata që punuan për fushatën time apo votuan për mua. Jo! Unë jam kryetari i bashkisë i çdo qytetari të Tiranës, i majtë apo i djathtë. Prandaj sot ju shtrij dorën e bashkëpunimit të gjithë atyre që kanë diçka për të dhënë për këtë qytet. Sepse mund të jemi socialistë apo demokratë, por mbi të gjitha jemi qytetarë të Tiranës”, theksoi Veliaj.

Më tej, ai tha se kjo ftesë bashkëpunimi vlen padyshim akoma më shumë për përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Bashkiak. “U përkasim forcave të ndryshme dhe deri pak javë më parë ishim në llogore të ndryshme në fushatën elektorale. Por sot fushata ka mbaruar. Të gjithë ne kemi një gjë të përbashkët: ne përfaqësojmë këtu votat e qytetarëve të Tiranës. Dhe çdo votë e hedhur për secilin nga ne është një shpresë, një dëshirë, një ëndërr, një pritshmëri. Shpresoj që do të punojmë sëbashku për ta justifikuar këtë besim që na është dhënë”, tha Veliaj.

Kryetari i ri i Bashkisë së TIranës bëri të ditur se puna për projektin e tij do të nisë nesër kur do të emërohen administratorët e të 24 njësive që përbëjnë Bashkinë e Tiranës dhe qytetarëve do t’u garantohen të gjitha shërbimet aty ku i kanë marrë deri më sot, pa asnjë ndërprerje.   “Këtyre sfidave ju shtohet edhe një tjetër. Tirana që kemi sot nuk është Tirana e të gjithë qytetarëve. Hapësira ku të gjithë marrin të njëjtat shërbime, të njëjtën vëmendje e të njëjtat mundësi. Tirana e sotme është një rrëfenjë me dy qytete: një të nënës e një të njerkës! Do të punoj që rinia të ketë të njëjtat mundësi për t’ia dalë si në Njësinë 5 ashtu edhe në Pezë dhe që përkrahja e Bashkisë të jetë e njëjtë si për qytetarët që banojnë në mes të Tiranës, ashtu edhe për ata që banojnë në zonat më të largëta”, theksoi kryebashkiaku i Tiranës. Sipas tij, vetëm kështu krijohen shanset e mundësitë e barabarta dhe çlirohen energjitë dhe potenciali njerëzor i kësaj hapësire që quhet Tiranë.

“Prandaj le t’i futemi punës që sot. Sepse qytetarët presin shumë dhe katër vjet kalojnë sa hap e mbyll sytë. E kur të takohemi prapë bashkë pas 4 vjetësh unë nuk dua të vi përpara jush me një listë justifikimesh, por me një listë punësh të mbaruara. Me një qytet që mund të mos jetë i përkryer, por të paktën është më i mirë se ai që po trashëgojmë sot”, përfundoi fjalën e tij Erion Veliaj./j.h

 

 

6 komente në “Veliaj merr detyrën si kryebashkiak: Puna për Tiranën nis që sot me një model të ri qeverisës”

    1. Bureto says:

      Me e mire se Tirana qe kemi sot, do te jete mbas 4 vjetesh-premtoi dje veliaj. Po te jete keshtu kjo do te jete shume pak, sepse edhe 5 perqind me e mire, kjo nuk do te thote gje, sepse ka shume subjektivizem brenda. Tirana ka shume probleme dhe disa nga keto jane te domosdoshme te kryhen gjate ketyre 4 viteve. E para, te sigurohet furnizimi me uje 24 ore dhe te hiqen depozitat nga taracat e pallateve, shemtim i madh per nje kryeqytet. (premtim i pa mbajtur nga Basha). E dyta pastrimi i gjithe qytetit dhe jo vetem i qendres dhemundesimi i grumbullimit te seleksionuar te mbetjeve urbane. E treta mirembajtja e rrugeve dhe trotuareve ne gjithe territorin. E katerta parkimi i mjeteve si dhe lirimi imtrotuareve nga shitesit ambulante. E pesta rregullimi i fasadave dhe eliminimi i atijnshemtimi te tmerrshem arkitektonik qe u eshte bere atyre ne vite simbas qejfit te gjithkujt. Kjo te mundesohet nga fondi i takses se baneses, te cilen e paguajne shume pak dhe si kurdohere ata qe kane shkaktuar me pak apo aspak kete shemtim. Eshte detyre e bashkise ta disiplinoje edhe kete situate informaliteti. Nje propozim do te ishte perfshirja e saj ne taksen e ujit. E gjashta sjellja ne normalitet e ghendjes ne shumicen e kopshteve dhe cerdheve, sidomos numri i femijve per grup, ngrohja dhe ventilimi sipas stineve dhe e fundit shtimi i hapesirave te gjelberta dhe rregullimi e sistemimi i atyre ekzistuese. Brenda blloqeve shume afer qendres mund te shikosh hapesira te tera te zena nga ferrat e plehrat. Private ose jo keto hapsira, nderhyrja e bashkise, rast pas rasti, eshte e domisdoshme. Realizimi 100 perqind i tyre ne gjithe gamen, kuptohet qe edhe mund te jete i veshtire. Por marrja shume seriozisht mund ta ndryshoje situaten te tille qe te jete e ndjeshme nga kushdo. Kur vullneti dhe efektiviteti do te jete evident, populli do te dije te vleresoje dhe te jep mundesine edhe per nje katervjecar tjeter qeverises te kryeqytetit. Pritshmerite jane shume te larta. Zhgenjimi do te jete fatal jo er fatin e Veliajt, por per qytetaret.

  1. v.duka says:

    Suksese Zoti Kryetar! Une besoj se i kini aftesit dhe mundesit t’i beni sa kini premtuar, por praktika eshte kriteri i se vertetes dhe qe te ndodhe keshtu BASHKIA E KRYEQYTETIT DUHET TE REZATOJE ME VEPRA DHE FAKTE CDO DITE, CDO ORE DHE CDO MINUTE NE TE GJITHE VENDIN DUKE U DHENE PERPARSI GJERAVE TE “VOGLA” JO PER TE PRERE SHIRITA POR TE MOS THYEJENE KOKEN NEPER PUSETA E GROPA QYTETARET, QE TE MOE NDODHIN AKSIDENTE AUTOMUBILISTIKE PER SHKACE BANALE JO SEMAFORE, VIZIME RRUGES, PER SHKATE TE KJOSKAVE SE MENDEMEK DUHET TE MENDOJME SE ME KETO KJOSKA USHQEHEN DISA FAMILJE, AQ ME KEQ KUR PENGESE JANE NDERTIMET PA LEJE TE “NJEEZVE TANE” ETJ. ETJ. POR EDHE DUKE INVESTUAR GRADUALISHT E VAZHDIMEMISHT NE VEPRA MADHORE PER TE KRIJUAR MUNDESIN E RRITJES TE CILESISE SE SHERBIMEVE POR EDHE ATO TE VEPRIMTARIVE KULTURORE E SPORTIVE DHE NE TE GJITHA RASTET ME SYNIM PRIORITAR PUNESIMIN EFEKTIV TE SA ME SHUME QYTETAREVE.

    Me respekt V.Duka.

  2. Qyteti says:

    Suksese ne detyren e re zoti kryetar dhe pun te mbar e para osht qyteti i dyti je ti

  3. emigrant says:

    Do te kisha deshire ti uroja “Pune te mbare” ketij personi(nuk kujtoj dot as emrin) por per fat te keq duhet ti uroj Edi Rames dhe jo ketij personi…..Kush ka ardhur si kryetar bashkie ne Tirane nuk ka nevoje te komentohet se cfare kane bere PD apo PS , Rama apo Berisha. Fati i tiranes dhe i qytetareve te saj gjithmone i njejte ka qene. Dhe e dini pse ? Sepse politikanet e shqiperise nuk kane respekt per kombin e tyre dhe per njerezit qe perbejne kete komb. Ata jo tani ne kohen e demokracise por qe nga dita qe Shqiperia fitoi indipendencen si komb i pavarur politkanet qe ka nxjerre e kane konsideruar vendin e tyre si placke tregu per perfitim. Prandaj nuk kam besim tek keta qe vijne , nga PS apo nga PD apo dikush tjeter.Eshte e qarte se nje vend pa lidership nuk mund te qendroje , dikush duhet te vije , per fat te keq deri me sot vetem plehra kane arritur ne krye. Me vjen natyrale pyetja , ndoshta vetem plehra arrijme te prodhojme !!!!!!!!!!

  4. b says:

    Po per tualet ka menduar zoti Veliaj se po te shikoshe Tirana nuk ka nje tualet publik, kur me sa jam ne dijeni une edhe ne kohen e Zogut dhe te Enverit ka patur tualet. ato i ka hequr pushteti i Sales dhe te fundit ne rrugen e Kavajes dhe tek Partizani i panjohur i ka hequr Edi Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje