Arsimi i Lartë, Nishani takim formal me Nikollën/Ka vendosur mosdekretimin e ligjit

31 Korrik 2015, 10:46Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani do të takojë ministren e Arsimit Lindita Nikolla në lidhje me ligjin për Arsimin e Lartë, i miratuar nga Kuvendi me votat e mazhorancës, rreth 1 javë më parë. Takimi vjen pas atij që Kreu i Shtetit zhvilloi me petagogë, akademikë dhe përfaqësues të studentëve, të cilët kundërshtojnë draftin e miratuar.

Por duket se takimi i Nishanit me ministren Lindita Nikolla është krejtësisht formal, pasi Kreu i Shtetit ka vendosur mosdekretimin e ligjit. Burime nga Presidenca theksojnë se ligji do të rikthehet për shqyrtim në Kuvend javën e ardhshme, ndërsa dekreti i Presidentit do të merret në shqyrtim në shtator, periudhë kur Kuvendi do të nisë sesionin e ri parlamentar.

Në takimin me akademikët dhe petagogët, Presidenti ka theksuar se para se të dekretojë ligjit do të konsultohet me Kushtetutën, nërsa ka vënë theksin në respektimin e autonomisë së Universiteteteve dhe të drejtën për tu arsimuar të cdo personi.

Të njëjtat argumente u përdorën nga Partia Demokratike në kundërshtimin e ligjit gjatë debatit parlamentar, ku deputetë të saj theksuan se drafti i Qeverisë i mohon të varfërve apo shtresave në nevojë të drejtën e arsimimit të lartë, si dhe shkel autonominë universitare.

Burime nga Presidenca thanë për TemA se këshilltarët pranë Presidentit Bujar Nishani tashmë kanë nisur arsyetimin sepse ligji mbi Arsimin e Lartë duhet të rishqyrtohet nga Kuvendi, ndërsa Kreu i Shtetit formalisht po kompleton diskutimet me grupet e interesit mbi ligjin në fjalë, duke zhvilluar takimin e rradhës me ministren e Arsimit.

 

1 komente në “Arsimi i Lartë, Nishani takim formal me Nikollën/Ka vendosur mosdekretimin e ligjit”

  1. Tema says:

    Mosdekretimi i ligjit i vyen shkollës së bashkuar dhe aspak fakulteteve tjerra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje