Efektivi i RENEA-s Ibrahim Basha, i cili humbi jetën mbi një muaj më parë në Lazarat, është qëlluar nga një distancë rreth 30 metra.
Eshtë ky një nga konkluzionet e nxjerra nga grupi hetimor, pas kqyrjes sërisht të vendit ku u qëllua automjeti me të cilin lëvizinin trupat e RENEA-s.
Grupi hetimor pohon se është në prag të zbardhjes së ngjarjes së rëndë dhe identifikimit të autorit të krimit, i cili është mes të arrestuarve.
Prokuroria e Krimeve të Rënda deri tani ka të dyshuar vëllezërit Arbion dhe Alban Aliko, si dhe shtetasin Elvis Boci. Ky fakt, sipas akuzës provohet nga dëshmitë e mbledhura pas ngjarjes së 24 qershorit dhe eksperimentit hetimor të kryer në vendin e ngjarjes.
Duke përdorur lazerin, ekspertët kanë mundur të përcaktojnë se distanca mes atij që quhet “grupi i zjarrit” dhe furgonit me të cilin lëviznin efektivët e RENEA-s është 280 metra.
Është përcaktuar tashmë vendi nga ku është qëlluar, pasi ekspertët kanë mundur të sekuestrojnë mbi 300 gëzhoja.
Po ashtu, disa prej të arrestuarve kanë treguar se në këtë vend kanë qenë të pozicionuar vëllezërit Aliko dhe Elvis Boci, të cilët kanë qëlluar me armë të ndryshme.
Ka dyshime të forta se ndaj efektivëve të RENEA-s është qëlluar me një armë tip snajper, i cili nuk është gjetur ende nga policia.
Intervenimi pa viktima ësht si dasma pa daulle.
Ju lutem, gazeta tema, 30 mt, 280 mt apo 300 mt? ndajeni mendjen
300 metra si ne titull apo 30 metra sic permendet ne artikull??????
po shifrat ku i ka marre ky gazetari se un lexova artikullin dhe nuk kuptova gje. u qellua nga 300m po u vra nga 30 m nderkohe qe policia e mati me laser 280m dhe u gjenden 300 gezhoja. hajde lajm hajde. hajde gazetar hajde. mire qe ngjarja ka ndodhur ne shqiperi se shkrimi ngjan si i perkthyer me google translator. derman mos ke gjet nanji polic malok ti qe te ka kalu informacionin dhe ke perdor google per perkthim shqip shqip ?
—- LAJMI… Pordhi kali ne deren e hanit…
E flasin distancen duke e ngateruar me lekun qe me 1964 dhe nuk meren vesh.Leku lexohet ashtu sic shkruhrt mbi Bilete.Distanca me hamendje.Sipas titullit ose sipas artikullit.