Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë zërat e javëve të fundit se nga shtatori në kabinetin qeveritar do të ketë ndryshime.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë “rifreskim” të qeverisë, kryeministri Rama u përgjigj me një batutë duke thëne se pas rifreskimit në gusht ministrat e kabinetit do të kthehen në punë në shtator, edhe më të freskët, por pa ndryshime vetëm me më shumë punë.
“Rifreskimin qeveria do ta bëjë gjatë muajit të gushtit. Çdo qeveritar do shkojë të freskohet në gusht e do vijë i freskët në punë.
Nuk kemi ndërmend ndryshime në qeveri.
Në shtator do të fillojmë një tjetër aksion të madh që do jetë i ngjashëm me atë të energjisë, territorit, mbylljes së universiteteve, etj.
Sa i takon natyrës dhe ashpërsisë, do të jetë aksioni kundër informalitetit. Do të ketë masa kundër korrupsionit, punës në të zezë, evazionit, apo atyre shfaqjeve që kanë bërë që Shqipëria të jetë në këtë situatë që është sot”, tha kryeministri Edi Rama.
Gjithashtu Kryeministri ka komentuar raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë, sidomos në lidhje me kufirin detar, ndërsa ka sqaruar se e ka ftuar homologun grek dhe e mirëpresim, por nuk ka plan të vizitoj Greqinë këtë vit.
“Eshtë humbje që nuk bëjmë kontrolle në atë zonë se është e kontestuar që në këndvështrimin tonë i përket Shqipërisë.
Nuk besoj se ne mund ta dorëzojmë atë pjesë për shkak se duhen bërë kërkime. Kërkimet do bëhen kur të përcaktohet se kujt i takon. Kemi rënë dakord me Greqinë që nëse nuk biem dakord ta zgjidhë një palë e tretë”, tha Rama.
Kreu i Qeverisë ka bërë një analizë të punës së qeverisë për periudhën e parë të vitit, ndësa vlerësuar reformat e ndërmarra në arsim, ekonomi, energjitikë, shëndetësi etj.
Rama tha se ekonomia vazhdon të rritet edhe pse situata dhe niveli i borxhit kur kjo qeveri erdhi në pushtet ka qenë në shifra alarmante. Rama tha se për të gjithë ata që trumpetojnë se niveli i borxhit ka arritur 70 %, dua të sqaroj se ai është në nivelin e 69 %.
Dekriminalizimi
Një nga cështjet e trajtuara nga Kryeministri ishte edhe dekriminalizimi, për të cilen tha se nuk sheh probleme në Partinë Socialiste.
“Me sesionin e ri diskutimi është a do të jetë pjesë integrale e reformës në drejtësi apo ligj më vete por kjo është çështje teknike.
Ne do të kalojmë ligjin për të penguar të gjithë ata që kanë pasur rekorde kriminale të gjykuara të kenë aktivitet politik apo të përfshihen në administratën publike, sipas periudhave, llojit të krimeve etj.
Nuk jemi aspak të gatshëm të bëjmë gjueti shtrigash, ju e dini kush e bën, klubi i gjuetarëve të mbetur nga regjimi i Enver Hoxhës dhe të ricikluar në PD, as të bëjmë shpikje shqiptare.
Ka model, ne kemi marrë si pikë referimi modelin e Italisë, ka shumë pika të arsyeshme për të vepruar dhe mbi atë model ne do të veprojmë. Do ta forcojmë modelin italian që nuk shtrihet plotësisht tek parlamentarët, do ta shtrijmë plotësisht te parlamentaret.
Kush jeton në Shqipëri e di që këtë histori nuk e ka sjellë viti 2013 por e ka sjellë përshkallëzimi i një procesi politik që për shumë arsye ka përfshirë njerëz që kanë probleme me të shkuarën dhe ky përshkallëzim ka ardhur në vite.
Ne do të adresojmë ligjërisht dhe të mos bëjmë gjëra të rëndomta nga pikëpamja kushtetuese dhe qesharake nga pikëpamja politike siç bën Partia Demokratike”, tha Rama.
Raporti i DASH dhe deklarata e Ambasadës amerikane
Kryeministri gjithashtu u ndal në raportin e DASH dhe reagimin e Ambasadës mbi këtë raport, ndërsa mohoi që nëvendin e Shqiperisë, referuar aspektit ligjor, të ketë persona që kanë probleme me ligjin.
“Në kushtet e sotme ligjore e kushtetuese nuk ka në parlamentin e Shqipërisë njerëz të cilët kanë probleme me ligjin. Nuk janë futur në parlament njerëz që kanë pasur probleme të hapura me ligjin. Unë kam qenë i parë që kam kërkuar dëshminë penale, të vetmin dokument që përcakton pastërtinë e një personi dhe nuk ka asnjë person që të ketë pasur dëshmi penale të papastër.
Të përballesh me një fenomen që është i padëshirueshëm përmes kuadrit ligjor. Këtu politika merret me fenomene dhe adreson fenomeni. Politika nuk merr përsipër të përvëlojë njerëz. Të gjithë ata që përfshihen në atë kuadër kanë kufizimin e tyre.
Persona që janë të dënuar dhe kanë kryer dënimin në kushtet e ligjit në Shqipëri dhe në dijeninë time në të gjitha vendet e Evropës, dhe as në Itali, janë persona të cilët kanë të drejtë të zgjedhin dhe të zgjidhen. Fenomeni kërkon adresim për kushtet tona.
Mund ta kishim bërë me kohë ligjin, propozimet e tyre na erdhën ca paçavure, këta do bënin kontroll gishtash sikur KQZ të ishte çfarë agjencie. Tani do të çojmë ne draftin dhe do ta miratojmë ne me ata ose pa ata. Do t’i japim fund debatit dhe do të shmangim këtë fenomen nga e ardhmja.
Dëshmia penale thotë që nuk ka qenë i dënuar, por për funksione të tilla në administratë duhet të shkojmë përtej kësaj. Kjo është qasja”, tha Rama.
Gjithashtu Kryeministri mohoi që në zgjedhjet vendore, ASHE të ketë kandiduar persona me precedentë kriminalë apo të dënuar.
“Ne nuk kemi kandiduar asnjë njeri me rekorde kriminale, se të tilla janë ato që janë të gjykuara qoftë edhe në shkallën e parë, se ndalime, hetime etj janë pjesë e proceseve që nuk kanë vlerë nga pikëpamja e gjykimit. Kur të më tregoni një të dënuar nga ata që u kandiduan atëherë unë do bëj një falje të madhe. S’ka!”
Reforma në drejtësi
Kryeministri tha se reforma në drejtë si nuk do të jetë produkt i negociatave politike.
“Eshtë ndërtuar me një parim, do ta bëjnë ekspertët do ta votojë Kuvendi, nuk do ta bëjë politika dhe nuk do jetë reformë negociatash politike.
Ekspertët kanë punuar është bërë një analizë dhe ne do t’i japim vullnetin tonë me votë paketës së drafteve që do të vijnë nga ekspertët”, tha Rama.
Ekonomia
“U thye trendi negativ që në 3 mujorin e parë dhe në vazhdim filloi kthesa pozitive. Gjatë 2014 ekonomia vazhdoi në rrugën e qëndrueshme të kthesës duke ruajtur trendin pozitiv e duke qëndruar në harmoni me parashikimet e përcaktuara që me nënshkrimin e marrëveshjes me FMN.
Në 2014 rritja ishte me 2.2 %. 3 mujori i parë i 2015 shënon trendin e rritjes dhe u mbyll me 2.33 % kundrejt 3 mujorit të parë të 2014.
Është shifër domethënëse dhe deri në fund të vitit do jemi brenda objektivit të përcaktuar dhe do jemi fare pranë rritjes 3%.
Nisma jonë për shlyerjen e borxheve përveç efektit moral të raportit të qeverisë me kontraktorët, ka dhënë rezultat. Borxhet e shlyera ndaj kontraktorët kanë pasur impakt në rritjen ekonomike. Mbetet për tu vlerësuar me konsideratë se kjo ishte një proçedurë transparente dhe e drejtë.
Shumë pretendime të bazuara de fakto nuk janë marë dhe nuk kishin si të merreshin parasysh. Ka qenë një proces me ankesa për korrupsion zero. Metoda e përdorur ka garantuar që procesi të jetë tërësisht i pakontestueshëm.
Një pjesë e fondeve të siguruara nga shlyerja e detyrimeve është përdorur për kontraktorët për shlyerjen e detyrimeve doganore nga kontraktorët. Një pjesë e tyre është përdorur për sipërmarrjet për shlyerjen e kredive për bankat e nivelit të dytë. Kjo ka sjellë uljen e kredive të këqija. Në një kohë kur ata kishin arritur në më shumë se 24%.
Në dhjetor 2014 u ulën në 23% dhe në maj 20145 jemi në 22 %. Plani për uljen e tyre është në veprim dhe koordinimi mes institucioneve dhe roli i BSh në këtë drejtim na japin siguri se do kemi ulje të ndjeshme të këtyre kredive.
-Për 6 mujorin e parë të këtij viti treguesi i borxhit është 69 %. Në bazë të treguesve kemi një ulje të borxhit nën 69%, në 68 %. Nëse përjashtojmë edhe huanë e detyrimeve të prapambetura të shlyera treguesi i borxhit është nën 65 % është 64.5%.
Falë miratimit të strategjisë së menaxhimit të financave publike që i hap rrugë përmirësimit të cilësisë së përdorimit të fondeve publike kemi hapur rrugën e marrjes së fondit të parë nga BE në formën e mbështetjes buxhetore. Kjo shënon një fazë të re të marrëdhënieve në këtë aspekt.
Kemi plotësisht nën kontroll nivelin e deficitit buxhetorë. Të ardhurat 287 milion dollarë më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë
Jemi drejt përfundimit të një analize shumë të thelluar të të gjitha arsyeve të rënies së të ardhurave në raport me parashikimin. Po shqyrtojmë punën e tatimeve, doganave dhe Ministrisë së Financave në raport me shifrat konkrete.
Jemi në kushte e ndryshimit të modelit ekonomik. Nga njëra anë kemi një rritje të ekonomisë nga ana tjetër kemi një zvogëlim të të ardhurave dhe nga an tjetër një rritje të ndjeshme të importit të makinerive drejt vendit tonë. Kjo do të thotë se e gjithë sipërmarrja po investon shumë më tepër se më parë në linjat prodhuese dhe përpunuese. Por nga nan tjetër ka rënë përpunimi i naftës.
Për 2 vite rrjesht kemi miratur paketa fiskale me masa të konsiderueshme lehtësuese. 97 % e shqiptarëve paguajnë më pak taksa si rezultat i këtyre masave. Rimbursimet automatike një proces shumë i rëndësishëm për sipërmarrjes. Brenda 30 ditëve për fasonët dhe brenda 60 ditëve për bizneset e tjera.
Ky ka efektin e vet në raport me qasjen dhe prurjen e të ardhurave dhe nuk bazohet më tek telefonatat apo tek dhunimi i bizneseve. Ne nuk realizojmë më plan të ardhurash duke marrë borxhe nga kompanitë siç ishte bërë më parë. Nëse biznesi ka tatim mbi vlerën e shtuar përdor këtë shumë për të shlyer detyrimet.
Punësimi
Kreu i Qeverisë u ndal tek punësimi, duke theksuar se numri i të punësuarve në 6 mujorin e parë të këtij viti është 10 % më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
“Referuar anketave të publikuara numri i të punësuarve është 10 % më i larë dhe kemi 103 995 persona më shumë të punësuar.
Një shifër shumë domethënëse. Kemi një rritje që siguron implementimin me sukses të reformës së pensioneve dhe fillimin e fundit të deficitit nga skema e pensioneve që rrezikonte të gjithë skemën”, tha ai.
Eksportet
Ndë rsa është ndalur tek prodhimi, importet dhe eksportet, Kryeministri tha se ka pasur dyfishim të numrit të eksporteve krahasuar me të njëjtën periushë të një viti më parë.
“Në importe kemi 14% ose 1 miliard dollarë më shumë makinerish dhe paisjesh. Kemi kështu kthesë në orientimin e sipërmarrjes dhe parasë që ajo investon. Kjo sjell rritje të punësimit real dhe kjo rritje ka vazhduar edhe në 2015. 6 mujori i parë ka 10 milion dollarë më shumë makineri se viti i kaluar.
Eksportet po ashtu janë rritur. 140 milion dollarë rritja e eksporteve të lëndëve plastike. 54 milion dollarë rritja në 6 mujorëshin e parë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Eksporti i produkteve bujqësore ka qenë 24 % në 3 mujorin e parë. Në të dytin kemi dyfishim të eksporteve krahasuar me një vit më parë në disa qasje dhe kemi një ndryshim të strukturës dhe ndërveprimit në bujqësi falë mbështetjes dhe kushteve që ne u kemi krijuar duke bërë të mundur çelien e një rruge alternative për të shmangur fragmentimin e tokës”, tha Rama.
Raportet fermer-bankë
Kryeministri garantoi se raportet mes fermerë ve dhe bankave do të ndërmjetësohen nga shteti. Kjo sipas tij do ti japë fund refuzimeve të shumta që bankat i bëjnë kërkesave të fermerëve për kredi.
“Raportin e fermerit me bankën do e ndërmjetësojë vetë shteti midis agjensisë së pagesave. Kjo do të thotë që fluksi i kërkesave nuk do të hasë me një refuzim. Ne do sjellim një paketë mbështetje financiare për nxjerrjen e sistemit të kanalizimit dhe vaditjes një paketë për ta nxjerrë nga mesjeta ku ishte futur. Për të mos lëmnë më fermerë që të digjen për ujë.
Këtë paketë do e vëmë në jetë bashkë me pushtetin e ri vendor. Ka ende shumë për të bërë por kemi shënuar një kthesë në këtë sektor.
Pas një epoke rrumpalle ku u dhanë të drejta shfrytëzimi, por nuk u morëm masa për marjen e përgjegjësive ne kemi marrë masa.
Kemi përfunduar dixhitalizimin satelitor të tokave dhe inventarizimin. Kemi trashëguar një shtet pa inventare, ku ka 3 pretendent për një tokë.
Fundi i 2015 do na kapë me 5 milion fidanë të rinj të mbjellë. Dhe kjo është një kthesë shumë e rëndësishme në këtë aspekt. Kemi bërë punë për rehabilitimin e zonave të mbrojtura”, u shpreh Kryeministri.
Reforma në arsim
Një nga reformat e vlerësuara nga Kryeministri ishte ajo mbi arsimin, ku theksoi se tashmëShqipëria ka hyrë në një fazë të re të sistemit arsimorë.
Rama tha se tekset shkencore do te hartohen mbi bazën e tre teksteve më të mira botërore, ndërsa të tjerat do hartohen sipas një modeli më të mirë.
Ai tha se tekstet ishin kthyer në “republikën më të turpshme të bananeve” dhe ne po bëjmë një reformim të tyre.
“Reforma në arsim shumë e rëndësishme, kjo falë edhe punës së Ministres së Arsimit. Kemi hyrë në një fazë të re të sistemit arsimor.
Po luftojmë korrupsionin në disa fusha të këtij sektori. Mekanizëm krejt i ri në emërimin e mësuesve. Kemi çuar përpara projektin e shkollës si qendër komunitare.
Me situatën në të cilën ishin tekstet ishim “republika më e turpshme e bananeve”.
Çliruam nxënësit nga 450 tekste të tjera. Në tektet e shkencave, ato do jenë tekstet e 3 universiteteve më të mira botërore, nërsa të tjerat do ti bëjmë ne vetë. Do futen edhe programet e ilustruara nëpërmjet programeve kompjuterike.
Arsimi i larë një fitore e madhe që është përmbysur një sistem qesharak dhe i korruptuar dhe është hapur rruga e universiteteve shtetërore që financohen nga shteti dhe privati, që janë institucione të arsimit të lartë pa qëllim fitimi. Një sistem kompetitiv, konkurrues.
Në procesin e akreditimit të universiteteve nga kompanitë e huaja, por jemi në një fayë kur ata po marrin veten nga ajo që ka ndodhur këtu sepse ajo që ka ndodhur është e palexueshme. Ndërsa ne e kemi lexuar si një situatë ku kemi konkurruar universitetet britanike e ato gjermane, ndërsa të huajtë nuk e lexojnë dot“, tha Rama.
Sporti
Qeveria ka investuar 125 milion euro në infrastrukturën e sportit, shifër kjo sipas Kryeministrit, më e madhja që prej vitit 1991.
“I kemi shlyer të gjithë kampionet, një më një. Kemi investuar në infrastrukturën e sportit 125 mijë euro . Shuma më e madhe që pas 91. Përfshirë edhe dz stadiumet e reja. Ka ende shumë për të bërë sidomos për sportin në shkollë. Një euro e investuar në sport janë 3 euro të investuara në shëndëtësi”, tha Rama.
Dridhe nji ka dahoni Rrems, ene mshoi Reformave tkeqen Ija tyna se kshu e do ky milet
Mbaje qerverine, beje pasterma …
si eshte e mundur qe ky kryeminister i gjate ne trup por duket i shkurter ne mendje nuk arrin te kuptoje ate qe tashme te gjithe shqiptaret e kane kuptuar. Ministri beqja i ardhur me buje ne krye te msh ka deshtuar plotesisht per te implemetuar ate qe rama premtoi ne programin qeverises shendetesine falas perpos kesaj perflitet si i korruptuar dhe i lidhur me komapnine distributore delta farma prej shkodre duke bere pazare te pista dhe demtuar konkurencen, le te pyesi kryeministri i gjate nese keto jane te verteta. Gjiknuri eshte nje minister i korrptuar mjafton te analaizosh punen e tij dhe nuk ka sesi te mos e kuptosh se nuk ka bere asgje perkundrazi vazhdon te mbeshtese edhe ato kompani qe kane vjedhur dhe vazhdojne te vjedhin burimet tona nentokesore perfsdhi ketu bankers petrolium pa folur pastaj per shfrytezimin alla kaubojsash te kromit dhe pasurive te tjera ku nuk eshte bere asgje. Si mund te qendroje akoma miistria e kultures ku as edhe nje gje nuk eshte bere nga kjo ministri megjithese u premtua per mbrojtjen e pasurise kombetare. Si mund te qendroje ministre felaj kur nuk ka as edhe nje feedback se cfare ben por vetem vegjeton per te mos folur pastaj per haxhinaston ku ne dy vjet nuk eshte bere as edhe 1 km rruge, per te mos folur per koken qe po i digjen cdo dite qindra hektare pyje, apo panariti qe e ka sektorin e bujqesise jashte kontrollit dhe per ta mbyllur me nacon e beratit qe ka dy vjet qe flet per reforme ne drejtesi kur vete ky minister nuk eshte i interesuar ta beje sepse i pari qe duhet te shkoje ne burg eshte lir meta hajdut i deklaruar dhe i fiksuar ne kamera ….kjo eshte qeverisja e kryeministrit te gjate por qe per fat te keq mendon shkurtimisht duke na bere te gjitheve karshillik…duket se ps-lsi dhe pd jane pjese e nje bajge e ndare pergjysem
nuk e di pse kam shum shum besim ke zoti kryeministri edi rama se do ta bej shqiperine e re dhe me te madhe dhe me standarte te pa imagjinueshme dhe dicka tjeter doja tju them te gjithe qytetarve zoti kryeminister ju dha mundesi te dilni jashte shtetit si p sh ne gjermani por jeni ju qe duhet te mobilizoheni per pune edhe njiher kryeministri juadha mundesin jete te gjate z kryeminister edi rama
Kjo eshte ironi apo e thua se e ndjen. Nuk eshte pare asgje deri tani nga standartet e paimagjinueshme( bile as ato qe ka premtuar nuk i ka bere), ndersa per daljen jashte si ne gjermani nuk e e beri edi rama (jo e jo)por as sali berisha ( se u be ne kohen qe ishte ai ne pushtet), ishte BE qe po deshi e mbyll prape rubinetin. Pune edi rama te jape brenda kufijve te shqiperise, se po ikem jashte nuk vendos edi rama.
mjafton te shkosh ne administraten publike te nivelit te ulet e te mesem (ajo qe ka te beje perdite me qytetarin) dhe e kupton cfare kompetence e cfare rrumpallhane jane budallackat inkompetetente perfshi ketu edhe cunaket 25 vjecare qe ky komandanti i kalamqve ka vene neper poste. meqe ra fjala, po Patentat per te drejtuar vetura vazhdojne me te shiten si me pare 400.000 leke apo u eshte rritur cmimi. ndaj ti leri pordhet ky qe ben sikur do luftoje korrupsionin se ka dy vjet qe eshte ne pushtet e patentat shiten akoma me leke e injorantet fatkeqe vazhdojne te lene koken rrugeve te shqiperise. per te mos folur per faktin se kur drejtohesh ne nje zyre publike ca adoleshente inkompetente te cileve edhe pse s’dine te lidhin dy fjale bashke, u eshte bere kismet puna e s’dine te japin nje zgjidhje. sa per reformen e drejtesise le te shpresojme qe nuk do te jete frankenshtajni qe prodhohet zakonisht nga gjoja eksperte te huaj ose shqiptare me gjoja specializime 6-mujore ca ne usa e ca ne europe.
sa mire qe nuk do kete ndyshime ne qeveri. si do ia bejne ca qe mezi prisnin te ikte ministri.
Ky e ka biznesin deri ne fyt neper borxhe dhe po vdesin nga problemet me stafin e me njerezit, me tatimet ne kurriz si gestapo. Mire e ka se do ikim te hapim ne vend tjeter, zoteria kujton se ka dhjame ndokush. Mire e ka se ti mbyllesh bizneset ka vende pune plot pastaj. Dhe njerezit qe mendojne se ja kane fajin bizneset apo gjera te tjera, duhet te jete sistemi. dhe sistemin e tatimeve e ka plot me hajdute.
Ajo shprehja ironike qe perdore z .Rama se nuk do kete ndryshime por te freskohen ne gusht ministrat e kabinetit ,tregon sa me megalomani i pergjigjesh shume zerave te grupit parlamentar dhe mases se gjere te PS qe kerkojne qe puna e qeverise te permiresohet dhe te shkoj me ritmin qe kerkojne reformat . Shembujt e pa aftesise dhe lodhjes se ministrave i ke evidente me performancen e dobet . I pari Ahmetaj , qe me teper shikon si te administroj si sekser pronat dhe ndermarrjet publike per privatizim dhe per te dhene me koncension se sa menyrat per te rritur investimet dhe rritjen e ekonomise , Beqaj qe ka dore ne disa ceshtje te perfoplura ne shendetsi sidomos ne kompanine privater qe mori tenderin e 120 milon $ , Cani qe puna e tij matet me keq administrimin e buxhetit dhe te ardhurave,Haxhinasto qe nuk dihet me se merret , ku shume rruge dhe objekte kane dy v jet qe kane mbush kontraten , dhe nuk dihet kur do mbarojne plus ai karafili ARSH kerkon 99 milion $ akoma per te mbaruar disa rruge , sikur keta milona priten me gershere , Kumbaro qe kultura duhet te ishte pararoja e ndryshimeve te rilindjes si dhe Gjrmeni qe nuk dihet cfar mbulon si dikaster . Prandaj degjo shumicen qe te solli ne pushtet dhe jo kokfortesi , qe te con ne te drejten e Blushit qe te cileson si bajraktar i PS , qe mban ne qeverisje tarafin tend megjithese puna e disa prej tyre vlen per desheruar . Dhe ministri Bushati qe vec takimeve nuk po sdhfrytezon diplomacine ekonomike , qe eshte nje nga bazat e marredhenieve diplomatike te shtetit qe te kontribojne ne ekonomine tone qe nuk eshte dhe aq ne dite te mira.
Ti qenke ne ajer!
Ore rrote K… po pse nuk thua qe do hapesh ndonje pune per popullin por vetem aksione vari k… Mbaji akoma ministrat se ata jane duke ta bere gropen gati…
i vetmi kryeminister ne bote qe nivelin e punsimit e mat me anketime. lum nona qi t’ka er çun
ti sje vecse nje kokerr budallai qe se ke shokun. Ik mor te qifsha ropt me gjithe reformat tuaja. Populli po vuan ,nuk ka buke thate e ti me flet per reforma. Ik mor derr i ndyre.
O palle, mbaje panaritin qe e beri mut bashke me vojon ministrine e bujqesise
Kokeboshi i rilindjes do por nuk ka takat te drejtoje shtet. Shteti do bythe, bythburreshteti, po jo nga ato qe ka piktori.
Harova, nuk na tha gje per “projektin e çmendur’ te hyrja e parkut? si mund te jete ndryshe kur iniciohet nga nje i çmendur dhe i papergjegjshem?!
Edhe para shume vitesh ja kishte bere bene “Kopeshtit Botanik” por fale LSI qe ne ate kohe ishin te “allnuar” shpetoi dhe gjysma e Kopeshtit se pjesen tjeter e morri “rruga e saliut” me 8 korsi, rruga me llogjike me antiekonomike, ku KY zoteria nuk beri as opoziten me te vogel sepse mendonte se vazhdimin do ta bente vet.
Mer nje cub dhe perplase mbi tjetrin.
Te na rroni sa malet. Suksese pas suksesesh. Cthote populli ben partia dhe cthote partia ben populli….. Shyqyr qe ja arritem kesaj dite.
Fut njerzit ne pune o ER mjaft me llogje kamze!!!
Sa vende pune jane hapur – se me duket me shume ikin se sa punesohen.
Bravo edi rama.
Z. Kryeminister, duke e thene keshtu nese vertete keni ne plan te mbani kete perberje ne qeveri populli do tju derrmoje. Mos harroni qe qoftelargu Sali zgjati shume se popullit ne i kishte ardhur ne maje te hundes por tani sban me uje pilafi. Nderro ministrat dhe drejtoret se ke per tu djegur keq, po keq fare ama. Vendos ne ministri njerez intelektuale me integritet se vendi po iken per lesh nga dita ne dite prej arrogances dhe korrupsionit. Ben gabim nese mendon se duke i rene me kerrbac popullit do te perulet. Iken ato kohe. Per ta thene troc mund te kete dy arsye pse nuk doni te largoni shumicen e ministrave qe jane te paafte dhe mendojne gjithe diten per tendera. Se pari jeni i pafuqishem, jeni i kapur prej tyre dhe i druheni dobesimit te pozitave tuaja ne parti. Nese eshte keshtu paqja eshte shume e brishte dhe ne cdo moment mund te precipitoje. Nuk jane themele te sigurta interesat e perbashketa sepse tregojne qe nuk ka vizion.
Se dyti, nese bie arsyeja e pare me siguri eshte kokefortesia juaj per te mos pranuar qe keni gabuar ne zgjedhjet tuaja. Nese eshte kjo shtyrja e kesaj per te justifikuar veten mund te jete fatale. VEPRONI SA NUK ESHTE VONE. NE VJESHTE DO VIJNE SHIRAT ME SIGURI DHE MUND TJU FSHIJNE TE GJITHEVE. MOS E NEGLIZHONI FJALEN E ATYRE QE KANE PUNUAR DITE E NATE PER NGRITJEN TUAJ.
Po si nuk nxure pak në këto 2 vjet oooooooo kryeministër kokë bosh e megalloman!
I pashëmullt je pér ” monument kulture”!!!
Tung!
qeveria e rilindjes,na rriti mirqenien.
kane mare djeta se mbeten jashte shtetit,rrogen se kane prekur,ne borde jane,le te pushojne jashte shtetit se e dine rrugen,dhe kur te vine do tna shperndajne 1.4 perqinshindhe risni cmimin e ujit dhe firmaqe na shiti boljeret ne taraca tna jape leket qe te paguajme ujin qe pime nga supermarketet.
Edi Rama eshte ricikluesi i krimineleve ne pushtet, ai eshte nje mafioz dhe bandit qe jeton ne simbioze me boten e krimit. Pa kriminele rrotull ai eshte pa fuqi. SHBA ne aleance me pjesen e ndershme dhe te paster te popullit shqiptar nuk do te vonoje por do te ndeshkoje kete dhe ata bandite qe duan ta kethejne trendin e shqiperise nga nje vend paqedashes ne nje vend kriminal. Poshte Edi Rama dhe bandat e tija kriminale. Edi Rama je i mbaruar!