Në qarkun e Elbasanit kanë përfunduar kostituimet e Këshillave Bashkiakë. Sot u konstitua i fundit edhe Keshilli Bashkiak i Peqinit, ku mori detyrën Kryetari i ri i Bashkise Saimir Hasalla.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe deputeti socialist Taulant Balla, i cili në një status në Facebook shkruan se kryebashkiakët e rinj duhet të nisin menjëherë punën pasi në shumë fshatara të Elbasanit ka mjaft probleme dhe duhet punë urgjente.
Balla shkruan se sivjet bashkiakët e rinj nuk kanë kohë për pushime vere.
“Me Peqinin perfundojne konstituimet e keshillave bashkiake ne Qarkun Elbasan. Keshilli i Qarkut Elbasan do te kete 32 anetare. ASHE do te kete 32 anetare qarku dhe APPD 0 anetare qarku. Taulant Balla: Populli i qarkut te Elbasanit na ka dhene nje pergjegjesi shume te madhe. Drejtuesit e rinj te fillojne menjehere punen ne sherbim te komuniteteve. Drejtuesit e bashkive t’i harrojne pushimet kete vit. Ne shume fshatra te Elbasani ka probleme vaditjen dhe kerkohen masa te menjehershme”, shkruan deputeti Taulant Balla.
Me ndarjen e re territoriale, qarku i Elbasanit përbëhet nga 7 njësi vendore, bashkia Elbasan, Librazhd, Belsh, Peqin, Përrenjas, Cërrik dhe Gramsh./j.h
O cun
nuk te duket sikur ke ca kohe qe je duke ja fut kot. Rri mer bab rehat se e dine vete ato qe u zgjodhen se car duhet te bajne. Flet sakte ai qe flet pak dhe menohet mire. Duam apo duam ne jemi te detyru te kemi ene ty ne tavoline , pranaj mos fol budalliqe. Ma avash se nuk je ma I qute po fole ma shume .Nuk ti hudhim poshte ato qe I thu Sale gomarit po deri aty qendro mos e kalo ate linje, ne keto te tjerat len ato te zgjedhmit te merren .Ik futi noi plazh se ke nevoje per pushim.