Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, inspektoi punimet në rrjetin e ujësjellës-kanalizime dhe impiantin e përpunimit të ujërave në qytetin e Vlorës.
Haxhinasto gjatë inspektimit tha se impianti ishte krejtësisht jo funksional dhe së shpejti do të fillojë faza e dytë e tij me një investim prej 4.2 milion euro.
Ai vuri në dukje se impianti është shumë i rëndësishëm për turizmin në Vlorë, ndaj dhe në bashkëpunim me delegacionin e BE do të përmirësohet teknologjia dhe do ofrohen zgjidhje teknike.
Sakaq, ministri Haxhinasto tha se kryetari ri ri i bashkisë, Dritan Leli, është i angazhuar plotësisht për përfundimin me sukses të projektit.
Investon apo inspekton? Mero ver kapele vella
Turizmi do bëj të ketë cilsi pune.