Shpërndarja e TVSH/Konfindustria: Kuvendi dhe Qeveria të realizojnë ndryshimet ligjore

2 Gusht 2015, 12:55Ekonomia TEMA

Konfindustria ka ngritur përsëri si shqetësim praktikat korruptive , joprofesionale dhe subjektive që ndiqen në shpërndarjen e TVSH-së.

Nisur nga kjo, Konfindustria i kërkon Kuvendit dhe qeverisë që të realizojë ndryshime ligjore në bazë të të cilave punonjësit e administratës të ngarkohen me përgjegjësi në rast të moszbatimit të rregullave.

Përmes një deklarate, Administratori i Pëergjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku kërkon që në në ligj të parashikohen edhe përgjegjesi administrative apo civile emërore për punonjësit përgjegjës të institucioneve fiskale, në rastet e fajësisë/gabimeve përkatese.

“Zgjidhja përfundimtare e problemit të TVSH-së është një domosdoshmëri për rritjen e sigurisë së punës së biznesit, uljen e kostove të paarsyeshme si dhe largimin e një prej pengesave më të prekshme për investitorët e huaj në vend”,  thuhet në deklaratë.

Sipas Konfindustrisë edhe pse ligji për TVSH-në është mbështetur nga të gjitha forcat politike thekson se ka ende nevojë për plotësime të mëtejshme për rritjen e efektivitetit gjatë zbatimit të tij në praktikë.

1 komente në “Shpërndarja e TVSH/Konfindustria: Kuvendi dhe Qeveria të realizojnë ndryshimet ligjore”

  1. Tema says:

    Temperatur vollkanike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje