179 vjeçari e ka “harruar” edhe vdekja

3 Gusht 2015, 10:21Lifestyle TEMA
179 vjeçari e ka “harruar” edhe vdekja

​“Prej vitesh më kanë vdekur të gjith nipër e mbesa, ndërsa vdekja më ka harruar mua”, ka thënë Mahashta Mûrasi është një indian, i cili pretendon të jetë i lindur në 1835, tani 179 vjeçar.

Janë të shumtë ata që e quajnë mashtrim këtë lajm të pabesueshëm e të pazakonshëm, por sipas World News Daily Report, ai nuk është vetëm njeriu më i vjetër në botë, por edhe njeriu që ka jetuar më gjatë në gjithë historinë e njerëzimit (në bazë të Rekordeve Guinness Botërore).

Sipas të dhënave të transmetuara, ky njeri ka lindur në Bangalore më 6 janar 1835. Bazuar në të dhënat e World News Daily Report, ai jetoi në Varanasi, ku punoi nga 1903 deri në vitin 1957, deri në pensionimin e tij në 122 vjeç.

“Në një farë mënyre, vdekja më ka harruar. Dhe tani unë kam humbur të gjitha shpresat për të vdekur”, ka thënë Murasi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje