Lotët, zemërimi, kjo është fotografia klasike e një gruaje që kalon një “thyerje zemre”.
Shkencëtarët besojnë se gratë aktualisht vuajnë më shumë emocionalisht se burrat kur një marrëdhënie i vjen fundI. Por, një lajm i mirë është se ato ecim shumë më shpejtë, pas gjëndjes së tyre të momentit.
Studiuesit arriten ne konkluzion se gratë kanë më shumë gjasa të shqetësohen, zemërohen më shumë sesa meshkujt, por vënë në peshore gjërat më shpejt se meshkujt.
Gratë gjithashtu, sipas studiuesve, janë më “pak të dëmshme” pasi kthehen tek miqtë, familje për të gjetur mbështetje dhe kjo i ndihmon ato për të ecur përpara.
Hulumtuesit amerikanë thonë se diferenca ishte për shkak të biologjisë, me gratë që “më shumë për të humbur” ‘duke qenë me personin e gabuar – veçanërisht në qoftë se ato janë duke shpresuar që të kenë një familje – por shërohen më shpejt pasi ato janë më të hapura me ndjenjat e tyre.
Shkencëtarët anketuan 5.705 njerëz në 96 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe, dhe i kërkuan të anketuarve të renditnin dhimbjen në një shkallë nga zero në dhjetë, ku zero nuk do të kishte efekt, ndërsa dhjeta do te ishte për dhimbjen e padurueshme.
Femrat mesatarisht vuajne 6.84 për ankthin emocional në krahasim me 6.58 për burrat. Studimi tregoi se gratë vuanin më shumë fizikisht, me një mesatare prej 4.21 kundrejt meshkujve 3.75.
Në krye të kësaj, gratë raportuan më shumë zemërim, ankth dhe frikë, edhe pse meshkujt ndiheshin më shumë si në depresion dhe të humbur.
Gratë janë më të prira për panik, vuajnë pagjumësi dhe duke gjetur ngushëllim tek ushqimi, e në këtë mënyrë kanë më shumë gjasa për të vënë peshë më shumë se meshkujt.
Craig Morris, një profesor i antropologjisë në Universitetin Binghamton në New York dhe autori kryesor i studimit, tha se “grate i mposhtin problemet e tyre duke u mbështetur në rrjetin e tyre mbështetës social”.
Profesor Morris, gjetjet e të cilit janë publikuar në revistën Evolutionary, shkencat e sjelljes, e përshkroi reagimin tipik mashkull si ‘vetë-shkatërruese “. Ai tha se “Kjo mund të zgjasë për muaj apo vite. Pastaj ata vetëm gjejne mënyra “të lëvizin”, zakonisht nëpërmjet një marrëdhënie tjetër sjell përmirësim për meshkujt./ata