Spanja kundër Kosovës

8 Gusht 2015, 09:37Rajoni TEMA

Kur të vijë koha e votimit, Spanja do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, bëjnë të ditur burime diplomatike për gazetën spanjolle El Pais.

Spanja është pjesë e Komitetit Ekzekutiv të UNESCO-s dhe qëndrimi i saj për këtë çështje është i rëndësishëm.

Sipas statutit të organizatës, në mënyrë që anëtarësimi të vijë në rend dite në nëntor për në Konferencën Gjenerale, duhet të marrë fillimisht dritën e gjelbër të Komitetit Ekzekutiv që ka 58 anëtarë, 33 prej të cilëve e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, rapoton KTV.

Serbia ka nisur një ofensivë diplomatike kundër përpjekjeve të Kosovës për anëtarësim në UNESCO.

Ministri i jashtëm serb Daçiq ka takuar së fundi ministrin e jashtëm spanjoll José Manuel García-Margallo ku ia ka përcjellë porosinë që të votojë kundër Kosovës në UNESCO.

1 komente në “Spanja kundër Kosovës”

  1. Tema says:

    S’duam ti konsiderojm si të huaj kosovarët në evrop thot spanja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje