Çmimi i naftës/ PD: Taksa "Rama" dhe favorizimi i klientelës po varfëron shqiptarët

14 Gusht 2015, 12:28Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me cmimin e naftës, ndërsa akuzon Kryeministrin Edi Rama se përmes taksave të larta dhe favorizimit të klientelës po boshatis xhepat e shqiptarëve.

“Qytetarëve shqiptarë po u kushton çdo ditë e më shumë çmimi në rritje i karburantit, një darë financiare që sjell rrënim e varfëri.

Çmimi i naftës sot duhej të ishte të paktën 240 lekë më i lirë nëse nuk do të ishte taksa Rama.

Çmimi më i lartë i karburantit në rajon e më gjërë, ka sjellë për shqiptarët dhe kosto të tjera shtesë në çdo produkt e sektor të jetës që ndikohet nga transporti dhe prodhimi përmes naftës.

Qytetarët tanë sot e paguajnë naftën afërsisht sa finlandezët, danezët e suedezët, kur dihet se të ardhurat tona janë disa herë më të ulëta se në këto vende.

Ndërsa çdo ditë dëgjojmë lajme për ulje te çmimit të naftës në Europë e në mbarë botën, në Shqipëri ka vetëm rritje dhe ka raste kur çmimi shkon deri në 1900 lekë litri.

Kjo skemë rrënuese financiare për xhepat dhe familjet shqiptare mbahet me forcë nga qeveria dhe Edi Rama, përmes taksave dhe favorizimit të klientelës së tyre”, tha Mateo Spaho.

Sipas tij, çmimit të lartë të naftës, i është shtuar edhe kontrabanda masive e miqve të kryeministrit që kanë përfituar deri në 100 milionë dollarë, para këto që kanë përfunduar në xhepat e qeveritareve te korruptuar, dhe jo në rrugë, shkolla, kopshte, rritje pagash e pensionesh.

4 komente në “Çmimi i naftës/ PD: Taksa “Rama” dhe favorizimi i klientelës po varfëron shqiptarët”

  1. Cute's says:

    Keta te PD-se ja fusin kot, une isha ne fundjave ne Maqedoni cmimi i naftes ishte 53 dinare ose 121 leke, asgje s’ka per te cuditur ketu vetem debilliku i jone qe kemi shtruar kurrizin dhe mbajme e mbajme pa fund…….

  2. emigranti says:

    Kete pune e ka ne dore Prokuroria, ajo duhet ta provoje se perse ky cmim mbahet ne shqipri kaq lart dhe nuk ulet dmth nuk respektohen normat e tregut. Eshte fare qarte si fillim gjendet tregu i orgjines se blerjes, Pastaj kosto e transportit, dhe se fundi taksa e shtetit. Apo kalon ne nje dore te trete, apo te katert. Nuk kemi pse te cuditemi edhe ne qoftese kemi cmimin me te larte ne Bote.

  3. ananananananannannanana says:

    Pse nuk do i nxjerrin leket e naftes qe hane “falas” per fushate grosistet e naftes?! Pse partite qeverisese qe dje u kane marre nafte, do u kerkokan sot llogari?! Thjeshte biznes ne kurriz te popullit nga “elita”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje