Astronauti i Apollo 14: Prej alienëve, shmangëm luftën bërthamore

22 Gusht 2015, 20:33Lifestyle TEMA
Astronauti i Apollo 14: Prej alienëve, shmangëm luftën

Fjalë të Edgar mitchellit, ish piloti i misionit historik Apollo 14. Teza e njeriut të gjashtë që ka vënë këmbë në Hënë mund të tingëllojë shumë e çuditshme, madje si e shkëputur nga filmat fantastiko-shkencorë, si “E.T.”. E megjithatë, Mitchell ka deklaruar për The Mirror se “jashtëtokësorët donin të dinin se cilat ishin potencialet tona ushtarake dhe jam i sigurtë që po përpiqeshin që të ndalnin luftën dhe të na ndihmonin që të jetonim në paqe”. Astronauti rrëfen se disa ushtarakë kanë parë, në atë kohë, objekte të çuditshëm që fluturonin mbi bazat e raketave amerikane si dhe bazën “Rëra e Bardhë” në Nju Meksiko, aty ku në 1945-ën u krye eksperimenti i parë bërthamor.

Mitchell është rritur pikërisht në Nju Meksiko, pranë Rosuellit, vendi ku në vitin 1947 ra ai që për shumëkënd mund të ishte një UFO, dhe thotë se ka marrë informacione shumë interesante nga Air Force. “Më kanë thënë se kishin parë shpesh herë UFO në qiell dhe që shpesh herë, këta mjete i çaktivizonin raketat e tyre. Të tjerë oficerë të bazave në Paqësor më kanë rrëfyer se raketat janë goditur shumë herë me plumba të dalë nga objektet aliene”.

Pra, për MItchellin jashtëtokësorët ekzistojnë dhe duhet t’i falënderojmë për faktin që na kanë kursyer një konflikt shkatërrimtar. A do të kthehen sërish këtej nga anët tona, për të ndalur tragjeditë dhe pushtimet që po ndodhin?

Bota.al

17 komente në “Astronauti i Apollo 14: Prej alienëve, shmangëm luftën bërthamore”

  1. Quku says:

    Shko more bole po kush ti beso ato

  2. gjithesia ..nuk munde te jete …vetem e injoranteve !!!!!

    1. a says:

      e bukur kjo… pikes i ke rene

    2. Mbani vesh se po flas une Detari, injoranti dhe kalla e parit me i madh i te gjitha koherave.
      Yyyt, cope druje!

      1. te komentosh ne rrjetet sociale , eshte kulture .
        gjithkush sipas mendimit te tij.
        Moderatori ,duhet ta bej punen e tij mire.
        Neqoftese nuk lejohen komentatore te shajne ,ofendojne apo ironizojne autorin e shkrimit ,dhe komentuesit ,atehere kjo te behet per te gjithe !

        Dikush,ka filluar te komentoje me nickun tim [DETARI!]dhe ofendon ne cdo drejtim pa arsye.kete gje e bera edhe une ,por komenti u fshi.

        Moderator !

        Kur te hedhesh komentet ,ndarjen mos e bej ,ca te nenes dhe ca te babajit!

        Komentuesit qe komenton me nickun tim,i them vetem dy gjera dhe munde te zgjedhi dhe te mari.
        sa here komenton poshte emrit [email protected],dhe ofendon,aq here ti bej pipa mami jot ketij te timit.zgjidh e merre !

  3. dr says:

    O Zot keto kujtojne qe boten e rrotullojne keta ,por cfare hene thote ky mooo ,ne hene nuk ka shkuar asnje kembe njeriu ,te gjitha jane perralla ,si keto me alien .

    1. ardenicari says:

      jam me ty dr….mberritja ne Hene ishte nje cfaqje e bukur e NASAS, po e shohim tani nga budallalliqet qe nxjerrin keta pilotet cdo dite !

  4. Treviso says:

    Pasken ngelur gazetat pa u shitur.

  5. itreg says:

    sala ka lidhje me haleienet …

  6. PiDi LuSa says:

    Nje artikull vertet interesant me permbajtje te larte te protuberancave radioaktive si dhe me ferkime brovniane te pareteve te universeve paralele. Ja u lumsha bre aliena qe na shpetuat nga lufta e berthamave!

  7. tahip gurvari says:

    Gjynah. Paska ik per lesh

  8. Laveri says:

    Ketyre astronautve nuk ju mbarojne perrallat or lale ,ne kishim kujtu se per historina ne vend te pare ishin gjahtaret dhe peshkataret,por paska edhe me keq

  9. Shën Thomai says:

    Jashtoksoret kane frike te shfaqen publikisht prej vitesh per
    shkak te frikes se dynden shqiptaret me kerkesa per azil nderplanetar.

  10. .... says:

    Mashtrusa debila, ju iku koha dhe dheu po ju rreshqet nen kembe……

  11. Pelasgian says:

    Pse e kritikoni o koqe …po mire more lopcar a keni qene ju ne hapsire apo ky

    Qe ka alien kjo as s’diskutohet ..jeta ka lind nga supernovat ..cdo atom apo subatom i joni eshte kriju ne shperthimet e yjeve.
    Kan ndodh miliarda supernova ..si mendoni qe vetem ne Toke paskan kriju Jeten?

  12. emigranti says:

    Egzistojne, por jane mijera vjet drite larg nga ne ( theksoj vjet drite kur dihet qe drita pershkon afersisht 300 000 km ne 1 sekonde ).
    Keshtu qe eshte e pamundur te na vizitojne.
    Dhe kjo vetem neqoftese ata jane me te zhvilluar se ne.
    Perralla qe tregojne paranojake e mashtrues te ndryshem qe cdo vit shohin alieñe jane me shume se te pabesueshme.
    Se fundi, deklarata qe dha para pak vitesh ministria e mbrojtjes e Britanise se deri tani nuk ka ardhur asnje alien te ardhur ne toke, hedh poshte spekullimet lidhur me alienet.

    1. po ky ish ministri kanadez,per cfare po flete,per ,ufo-t apo per injorantet qe akoma vene ne dyshim ,nese toka rrotullohet !http://www.shekulli.com.al/p.php?id=247809

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje