Cani: Aksioni kundër informalitetit nis më 1 shtator dhe është i konsultuar me FMN

22 Gusht 2015, 13:21Ekonomia TEMA

Më 1 shtator do të nisë aksioni i madh i informalitetit, të cilin ministri i Financave Shkëlqim Cani e ka prezantuar sot konkretisht para gazetarëve.

Ky aksion ka në qendër biznesin e madh dhe do të shtrihet kudo.

Krahas Ministrisë së Financave do të jenë të përfshira dhe institucione të tjera.

Cani tha se në hartimin e strategjisë së këtij aksioni ka pasur edhe konsultime me FMN, dhe takime të shpeshta dhe me vetë biznesin.

Në Shqipëri tha ministri Cani ka aktualisht 100 mijë biznese aktive.

Rreth 33% e biznesit është e pafiskalizuar, dhe niveli i informaliteti është tek 50% vijoi ai.

Ky aksion synon rritjen e të ardhurave që do të ndihmojë qeverinë në disa drejtime.

“Qëllim final është ulja e nivelit të taskave, e borxhit publik dhe investimet.

Kjo do të krijojë mundësi dhe për rritjen e pagave dhe pensioneve”, tha Cani.

7 komente në “Cani: Aksioni kundër informalitetit nis më 1 shtator dhe është i konsultuar me FMN”

  1. Tema says:

    Transparanc në shifra

  2. e ema zeqos ne maje te thanes says:

    Hahahahahahaaaaaa.
    Ka thene fmn ose bibla.
    Ka thene krishti. Duhet ta besoni. Eshte fjala e pwrendise.
    E meritoka fjalen idiot.
    Megjithese kam mendimin qe duhet vene dore te taximet e biznezeve se ka abuzime.
    Por shume bizmeze qe jane ne buze do falimentojne. Shume nga keto bizneze me veshtiresi nxjerrin rrogat e 2-3-5 punetoreve. Cdo e mire ka ane te keqe.
    Eshte e turpshme nga ky sharlatan te perdore fmn kur kerkonvte shtrengoje ligjin.
    Le ta shtrengoje ligjin por ta heq nga goja ka thene fmn. Ka thene partia. Ka thene enveri.
    Ma shpifi

  3. alti says:

    Z.Cani keni marre pushtetin qe ne Shtator 2013, dhe jeni votuar masivisht nga shqiptaret , dhe as nga amerikanet dhe as nga europianet . Shqiperia eshte shtet i pamvarur dhe keshtu e ka dhe ne kushtetute ,kurse ju politikan ,te majtes dhe te djathtes , gjithmone kur merrni nje reforme ose nje aksion , ne te mire te vendit ,perdorni justifikime te neveriteshme duke vene mburoje BE ,USA dhe FMN me BB. Jo or zotni ,nuk eshte kjo shprehje te dale nga goja jote .por te kishit filluar qe kur erdhet ne pushtet ti shterngonit lakun kontrabandes dhe evazionit fiskal ,por dilni dhe pa piken e turpit thoni qe do filloj aksioni. Kunder informalitetit ,se jemi konsultuar me FMN. Po deri tani ,kush mban pergjegjesi per keto mos realizime ter doganave dhe tatimeve ? Po per administraten e ketyre dy institucioneve pse nuk ka transparence , se kush jane , dhe si jane rekrutuar ,me konkurse apo me rekomandime te ministrave,deputeteve dhe kryetareve te bashkive, kur rrugeve gjen te papune me mijera te rinj e te reja ,qe kane dhe mbrotje bachelor.dhe jo si shumica e ketyre qe jane ,qe mendojne te mbushin xhepat e tyre dhe padronit qe i ka punesuar . Per mua je nga ministrat me te dobet te kesaj qeverie bashke me Beqajn ,Ahmetajn dhe Haxhinaston. Mos harro, se emerimi juaj u prit me nje fare optimizmi per vet back groundin tuaj . Puna ,nuk behet me aksione por eshte detyrim ligjor dhe behet cdo dite .

  4. Popolo di Tirana dhe me gjere says:

    Qeveria Shqiptare eshet bere si Robin Hudi :
    ti marre para biznesit qe te rise pagat e buxhetoreve dhe pensionisteve.

  5. lirija says:

    po ca thu mor z. minister mer aman aman. a di me be ndoj gje pervecse me rujt by.. tende. po ti ca mendimi ke mir fmn? po c hyn fmn ketu, nese ke arsye teknike dhe ligjore beje aksionin dhe kaq. me sa dime ne perendimoret ,tatimet s mblidhen me aksione por me bindje. pasi i vidhni gjithe diten bizneset doni dhe tatime me aksion.pjesen tjeter te bizneseve e beni vete dhe ato domosdo s do paguajne gje.ju ju shef biznesi dhe ju imiton. a ju ka zgjedh si shembull dhe si me te miret? po pra : vidhni ju , kurse biznesi te paguje dhe per ju dhe per shtetin. dhe bzinesi ka sy e veshe me be ate qe beni dhe ju.c kemi z cani c thote moza kalia me nazmi tolen? a ta kane mbush thesin apo akoma aq sa duhet. mir xhan vazhdo se mire e ke keshtu…

  6. ti ke ne terezi per zotin says:

    po z M. para se te sulesh bej icik ate per te cilen te pagujne taksapaguesit: analizo ligjet fiskale(po as ti qe je prof s ke per ti kuptu aq te komplikuara s a jane,)pastaj kontrollo icik administrimin , pastaj drejtusit e dogana tatimeve qe i ke marr nga plenat i ke vu ne maje, pastaj gjithe ato qe punojne aty kush jane nga jane si kane hy ku hajne ku pine sa leke kane etj.kur ta kesh be kete hajde na u sul pastaj si thu? a eshte ky drejtimi i duhur apo jo? apo c te plas ty.. ti ne terezi e ke , tani ke dhe zyre pa leke ne ministr te financave.. kaq do ti. se mos do vush ti.. ne punoj ne dite e nate , e kemi kalamaj me ushqy, e s na qas njeri ne zyre ,, ti me kondicioner , me makine, s te rruhet per ne aman , tani do dhe te japim shpirtin dhe kaq.. mblidh mendjen themi ne.
    c thone taxite andej nga usa? e ke ne terezi per zotin e madh

  7. Amela says:

    Ku di gje ky, Brisi i thote xhaxhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje