100 VIP-at, paguan 30% të totalit të tatim fitimit në 2013-n dhe 800 VIP-at paguan 60% të tij. Përqendrimi te bizneset e vogla, që mund të sjellin maksimumi 5% të të ardhurve në buxhet është thjesht humbje kohe, me kosto të lartë e rendiment të ulët.. .
Rendimenti i përbotshëm fiskal prodhon të ardhura për buxhetet e shteteve në masën 60-70 për qind nga bizneset VIP, 5 për qind nga biznesi i vogël (ndonëse në numër përbën mbi 90% të totalit të bizneseve) dhe pjesa që mbetet prej 25-30 për qind paguhet nga shtresa e mesme e biznesit. Ky rezultat i mesatarizuar vlen edhe për Shqipërinë, ku bizneset VIP prodhojnë deri ne 70 për qind te të ardhurave për buxhetin dhe në të njëjtën kohë peshën më të lartë të evazionit mbi supe.
Sipas të dhënave që Monitor ka përpunuar nga të ardhurat dhe fitimet e bizneseve VIP, për periudhën 2013-2014, 100 VIP-at paguan 30% të totalit të tatim fitimit (rreth 5 miliardë lekë, nga 15 miliardë që ishte totali i tatim fitimit në 2013) dhe 800 VIP-at paguan rreth 60% të totalit të tatim fitimit.
Ekspertë të vjetër të tatimeve duke shpjeguar për Monitor se, si mund të qeveria shqiptare të arkëtojnë më shumë të ardhura me më pak shpenzime administrative sugjerojnë forcimin e kontrolleve për ata që janë të krye të piramidës fiskale (Vipat e biznesit). Sipas hulumtimeve në terren të ekspertit, bizneset e mëdha ushtrojnë evazion fiskal në katër mënyra.
E para nëpërmjet fshehjes së pagave reale dhe këtu hapësira për arkëtimeve është më shumë se, 100 për qind. Në një krahasim të të dhënave, të përpunuara nga Monitor, mësohet se vendet e rajonit mbledhin nga sigurimet shoqërore 8-10 për qind të PBB-së të ardhura për buxhetin, në një kohë që Shqipëria grumbullon vetëm 4 për qind.
Së dyti biznesi VIP bën evazion fiskal nëpërmjet inventarëve. Në këtë mënyrë ata shmangin TVSH-në dhe Tatimin mbi Fitimin. Disa kompani, kryesisht ato që punojnë me mall të importuar dhe që e kanë të pamundur që në vendin e origjinës të “rregullojnë” vlerën e mallit, pasi deklarojnë në tatime fatura shitje malli me çmim më të ulët se ajo që realisht shesin, me qëllim që të shmangnin detyrime të tilla si TVSH apo Tatim Fitimi,duke përfunduar në pasqyra financiare të mbifryra artificialisht në zërin e detyrimeve.
Së treti biznesi VIP bën evazion nëpërmjet procesit të importit të mallrave. Nëpërmjet elementëve të rëndë korruptive bizneset VIP shpjegon eksperti i fiskut shmangin pagesat miliona euro. Kjo skemë vërtetohet tërësisht duke krahasuar konsumin e disa mallrave të akcizës dhe rënien e importit të tyre. INSTAT raportoi se, në tremujorin e parë të vitit konsumi i artikuj të përzier kryesisht ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara u rrit me 25 për qind, për të njëjtën periudhe doganat raportuan ulje të importeve të cigareve me rreth 7%. Krahasimi i konsumit të artikujve mallrave të tjerë të akcizës i nxjerr zbuluar importet e ulta në dogana të mallrave të fortë që kryesisht tregtohen nga bizneset VIP. Në fund të gjashtëmujorit të ardhurat nga administratat fiskale ishin 13.4 miliardë lekë më pak se, plani i periudhës. Sipas të dhënave të detajuar, në këtë mosrealizim 68 % është pesha e doganave (-9.1 mld lekë) dhe 32% pesha e tatimeve (-3.4 mld lekë).
-Së katërti biznesi bën mashtrim nëpërmjet tenderëve. Rendimenti i buxhetit shkallmohet rëndë sipas ekspertit të tatimeve edhe nga korrupsioni me tenderët publik. Agjencia e Prokurimit Publik gjatë vitit 2014 ka zhvilluar 6794 procedura të suksesshme prokurimi, ku 31% prej tyre janë zhvilluar me negocim pa shpallje paraprake, çka e ka kufizuar së tepërmi konkurrencën në tenderë. Shkak është bërë përplasja ligjore ndërmjet ligjit të buxhetit dhe atij të prokurimit. KLSH raportoi se abuzimet në institucionet publike arritën në 16 miliardë lekë në fund të gjashtëmujorit me një rritje 30 % në krahasim me një vit më parë.
Eksperti i fiskut thotë se, përqendrimi i aksionit antiinformalitet në bizneset e mëdha sjell më shumë produktivitet dhe ka më pak kosto në krahasim me të paktën 3 mijë tatimorë që duhen shtuar për të kontrolluar të 160 mijë bizneset e vogla në të gjithë vendin, të cilat në maksimumin e tyre nuk prodhojnë më shumë se për qind te të ardhurave buxhetore.
Ekspertët kanë dyshime nëse përqendrimi i madh i vëmendjes te bizneset e vogla do të gjenerojë një bum të ardhurash në buxhet. Edhe në të kaluarën FMN ka vlerësuar që kosto tatimore e kontrolleve mbi bizneset e vogla është më e lartë se të ardhurat që gjenerohen prej tyre, çka bëri që sipërmarrjet e vogla të mos ishin shumë në vëmendjen e tatimorëve. Të ardhurat nga tatim fitimi i thjeshtuar aktualisht zënë me pak se 2% të totalit të të ardhurave në buxhet dhe potenciali I tyre mund të shkojë maksimumi në 5%, duke mos arritur të mbushë vrimat e buxhetit.
Nga ana tjetër, teksa faktorët që kanë ndikuar në rënien e të ardhurave në pjesën e parë të vitit po bëhen të qëndrueshëm (zhvendosja e konsumit, çmimet e ulëta të naftës etj), financat janë të detyruara të gjejnë burime të reja të të ardhurave në buxhet.
Ka ama dhe nje te vertete qe MONITOR dhe keta ekspert nuk e thone:
VIP at e shesin mallin e tyre ne treg duke e shperndar neper kapilaret e tregtarit te mesem dhe te vogel.
Ky tregtar ne Shiperi ka nje kufi xhiroje prej 2milion leke, qe do te thote qe maksimumi qe mund te fitoi neto eshte 400 mij lek ne vit (ngaresa qe bejne supermeratat bruto eshte 25% dhe tregtaret e vegjel shesin me lire se ndryshe nu do shisnin dot).pra tregtari i vogel, qe ne fakt nuk egziston, fiton 34 mij leke ne muaj ku duhet te mari rogen per te jetuar, te paguaj energjin, te paguaj qirane e lokalit.Dhe nese e ka lokalin te vetin, me ligj duhet te paguaj qirane vetes se tije.
Ky tregetar per te fshehur xhiron, qe natyrisht per te mbijetuar duhet ta kete pesfish me te madhe, kerkon te bleje pa fatura fiskale dhe shet pa kase dhe fatura fiskale.
Nese ky detyrohet te shesi me fatura fisale, ai nu do egzistoi por dhe importuesit dhe prodhuesit do te japin me fatura fisale se ata vuajn per te shperndar TVSH qe grumbullojn nga pagesa ne dogana.
Me duet se MONITOR a me shum mera te jet ne unison me zhurmen mediatie te opozites qe sulmon qeverin ne mbledhjen e taksave.
Monitor ka 1 vit qe gjuan me predha te renda kunder qeverise. Pothuajse ne cdo artikull te tyre ke dy fakte te verteta dhe te drejta dhe gjithe te tjerat ose genjeshter ose te nxjerra nga konteksti.
Kushedi se ne cilin monopol ku ka shkel ne kallo qeveria perandorise se biznese te Edmond Lekes (pronarit te MONITOR).
Nje nga VIP-at qe ka bere evazionin fiskal dhe shkelje te copyright me te madh ne 10 vitet fundit kane qene pikerisht DIGITALB, ku Mond Leka eshte aksioneri me i madh.
Dihet se ku fle lepuri per evazionin fiskal tek BISNESET VIPA dhe tek BISNESET E MEDHA por te gjithe qeveritareve dhe pushtetareve te cdo niveli nuk ju intereson sepse jane te lidhur me ta se marrin perqindjen dhe heshtin ndaj tyre edhe sepse mbas cdo VIPI fshihet ndonje deputet apo minister ose drejtor apo kryetar bashkie dhe ju sulen si ujqer bisneseve te vogla qe mezi mbajne familjet e tyre gjalle me buke me gjithate te gjitha duhet te rregjistrohen dhe te jene ne rregull me ligjin. Faleminderit
E ka emer ky eksperti? A mund te na thote me cfare formule e konvertoi pejsazhin ekonomik dhe fiskal ne vendeve te tjera ne Shqiperi.
A e di ky eksperti i madh se per shume biznese VIP arsyeja kryesore e evazionit fiskal eshte evazioni i madh qe bejne bizneset e vogla dhe te mesme. Po nuk qene konkurues dhe operues sipas rregullave te mjedisit te pergjithshem humb treg shpejt dhe falimenton per pak vite.
Na mbyten artikuj foshnjor nga te gjitha anet. Akademik, intelektual, politikane dhe gazetare amatoresk nga te gjitha anet.
Eshte shume e thjeshte:
EVAZIONI DUHET LUFTUAR FORT NGA TE GJITHA DREJTIMET. I madh, i vogel, i mesem, i majte, i djathte, biznes, individ, shqiptar, i huaj. .
Cdo drejtim qe perparon, afron diten e suksesit edhe per drejtimet e tjera.
Në shënjestër të vazhdueshme
Dhe e pesta, ajo “që harrove” të thuash, por që është më e rëndësishmja, është se ekspertët fiskalë që “kontrollojnë” bizneset “VIP”, pasi mbushin xhepin me disa miliona (ku ka pjesë dhe për eprorët), i nxjerrin të gjithë “të larë”…(???!!!)
Ky eshte nje artikull shume domethenes, eshte si energjia qe vjedhjen me te madhe e benin po keta hajdutet e medhenj te industrise 100+800 dhe burgun sot e ben fukarai. Ky Rama po pati ndermend ta bej te filloje nga te doje por te mos mbaje asnje qofte i madh apo i vogel. Te gjithe te trajtohen njesoj…
ky eksprti i famshem nuk ka kuptuar thelbin.
qe eshte e thjeshte.
cdo bines i vogel i mesem i madh duhet te shesi me kupon tatimor.
dhe qe te shesi me kupon tatimor duhet te kete kase, te jete i legalizuar.
Mbasi te legalizohen te gjithe, do te dali e verteta ne baze te xhiros fiskale. kush eshte i vogel, i mesem i madh.
dhe kotrodhet duhet te fokusohen tek kuponat tatimor.
qe secili nga ne te mari kuponin me vleren e mallit.
e thjeshte.
ekspertet e leshit.
Kur keta VIP-a, shkerdhate do te kene vetem nje BILANC. Jane shume fije mafioze per t’u prere, ne Albanistan kjo nuk do te behet kurre, llapni dhe mbushni gazetat, si dhe emisionet mediokre ne televizione.
Ky eksperti duhet te thote piksepari qe biznesi i vogel nuk egziston.Eshte nje mashtrim qe e mbajn per te mos humb votat gjith qeverit populiste qe vin ne kete vend!Me 2 milion lek xhiro vjetore nuk mer dot as rogen e nje personi.
SHow i rradhes. Duhen prere ca koka e bere ca viktima qe ti thuhet evropit qe ja ne po luftojme informalitetin, dhe si gjithmone viktime eshte i vogli. Bizneset VIP i kane pronaret deputete keshtu qe as mos u mundoni kot se nuk ka deputet te votoje e te luftoje kunder biznesit te tij. Populli fukara e ka ne vrime si cdo here. 4 vjet e rrjepin dhe ne fund i kerkojne dhe voten qe ti rrjepin edhe te qe i ka ngelur pa rrjepur. Kam nje pershtypje qe shtetit pervec mijera tetimoreve shtese do ti duhet te shtoje dhe shpenzimet per asistencen sociale per kerkesat qe mesa duket do jene ne rritje. Te shohim si do dali eksperimenti i rradhes mbi lekuren e te keputurve. Po vec nje gje ama, mos u habisni nqs bulevardi mbushet plot ne protestat e saliut me lulin. kategorite e te pakenaqurve po shtohen dale ngadale, ndoshta dikush po ja fut qeverise embel e embel me keto keshillat fiskale qe po i sugjeron.
Po ti mir ilir sa e ke rrogen? Shteti e ka 80000 me te larten ne muaj? Po 2mil jane te reja mor ilir. Aq se ka as km e presidenti. Shko lexo icik .Po ca kasash thoni mor ju rafte kasa kokes ishalla. O KM e di sa ben kasa apo se di? 350euro pa fillu pastaj mirembajtje pastaj letra qe mbarohet per 2 dite. E merr vesh ti qe ky eshte biznesi i atyre qe shesin kasa . Kete e di ti se po behesh gati te japesh licenca kasash. Ky eshte qellimi ? Kasat ??? Po ca dyhen kasat mor ju rafte damlla. Beja fix tatimin , rritja nga pak cdo 3 vjet dhe ja ku kurseve letra pyllin perpjekjet fjalimet korrupsionin evazionin dhe rrite te ardhurat. Ke ke keshilltar taksash mor aman, na thuj emrin. Mor ta dime . Futuni lexoni qyteterimin ku doni te shkoni si i ka zgjidh keto pune se jane 3000 vjet para jush. E di ca ju i bini legenit me te vegjlit se bizneset e medha i keni vete. Gjysmat e taksave te vip jua vjedh moza kalia . Ku i con? Hajt se e gjeni vete