Ambasada e Rusisë: Rusia nuk bllokon eksportin e grurit drejt Shqipërisë

21 Gusht 2015, 11:27Ekonomia TEMA

Ambasada e Rusisë në Shqipëri ka hedhur poshtë si të pabazë çdo lajm apo insinuatë se ky vend do të bllokojë eksportin e grurit drejt vendit tonë.

Në një njoftim për shtyp, ambasada bën me dije se “masat e marra për embargon ndaj mallrave bujqësore shqiptare, vjen në përputhje me reagimin reciprok dhe se ato nuk lidhen me eksportet ruse të grurit”.

Ky hap i ndërmarrë në bazë të parimit të reciprocitetit ka qenë një kundërmasë e Rusisë ndaj vendeve që e kanë mbështetur vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian 2015/971 të dt. 22 qershor 2015 për zgjatjen e sanksioneve të paligjshme ekonomike kundër Rusisë, lidhur me të ashtuquajturat “veprime destabilizuese të Rusisë në Ukrainë” dhe vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian 2015/959 të dt. 19 qershor 2015 për zgjatjen e sanksioneve të paligjshme ekonomike kundër Krimesë dhe Sevastopolit”, shprehet ambasada.

Lidhur me eksportin e grurit, ajo qartëson më tej:

Në rast se do të merret vendimi për bllokimin e importeve të grurit rus në Shqipëri, mund të themi me siguri të plotë që kjo nuk do të bëhet nga Rusia”.

4 komente në “Ambasada e Rusisë: Rusia nuk bllokon eksportin e grurit drejt Shqipërisë”

  1. alti says:

    Meqe Rusia nuk pengon grurin e importit per ne Shqiperi ,atehere te lejoje dhe eksportin e prodhimeve bujqesore nga Shqiperia ne Rusi .Fabrikat e miellit eshte mire te blejne grurin shqiptar per miell,duke ditur se ka cilesi biologjike shume te mire se ai i importit .

  2. Tema says:

    Se vëm në dyshim miqësin tonë

  3. zaho says:

    Raca e ruseve do ishte me mire mos te dilnin fare nga kufijte e tyre E kane sojin vetem per lufte

  4. Mentari says:

    Nukduhet te blejme asnje kokerrgruri nga vendi I qelbesirave antishqiptare.Kerkojne te shesin Grurin por ndalojne te blejne Zarzavatet e agrumet e tone>lexoje po deshe se cfar kerkojne ti bejne shqiperise.Ameriak dhe kanadaja jane furnizuesit me te medhenj ne obte per grurin dhe atjke duhet ti blejme dhe e ka me te lire sesa gruri Rus.Larg qelbesirave Sllave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje