Muajin e fundit, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë, së bashku me Ukrainën, në të cilat u rrit çmimi i naftës.
Rekordin negativ e konstaton “autotraveler.ru”, një faqe ruse interneti e cila publikon në mënyrë periodike, dy herë në muaj, çmimet me pakicë të karburanteve në të gjithë Europën.
Sipas të dhënave, në të gjitha shtetet e tjera çmimi i karburanteve është ulur, raporton TCH.
Më konkretisht, sipas të dhënave nga kjo faqe, nga 1.29 euro për litër, që ishte në mes të korrikut, çmimi i naftë në Shqipëri arriti 1.32 euro për litër në fillim të gushtit.
Ndërkohë që, nga 1 gushti e deri më tani, çmimi i karburanteve në tregun vendas ka mbetur i pandryshuar, ndërkohë që siç tregon tabela thuajse në të gjitha vendet e tjera është ulur.
Rënia dramatike e çmimit të naftës në bursat ndërkombëtare dhe mosreflektimi i tij në tregun e brendshëm, si pasojë e taksave të larta, por edhe abuzimeve të tregtarëve, e ka ngjitur Shqipërinë në majën e vendeve me çmimin më të lartë të karburanteve.
Aktualisht, në pikat me pakicë, një litër naftë shitet nga 184 deri në 187 lekë, ose afro 1.3 euro. Sipas “Fuel Prices Europe”, kjo e ngjit Shqipërinë në vendin e tetë në Europë me çmimin më të lartë të naftës, duke lënë pas shumë ekonomi të zhvilluara me të ardhura për frymë disa herë më të larta.
Ne Absurdistan nuk eshte cudi..kjo eshte me se normale!
Si nuk u bie nje bombe atomike atij halevendi plot me minje e ti zhduk nje here e mire!
Absurdistan me pelqen ?
Edhe 5 euro te shkoj cmimi naftes, ne shqiptaret e dim qe prijsi yn lexhendar Edvin Rama ka nje doktrin te mrekullushme per vendin ton, dhe gjakderdhje do ket po nuk na pranoi evropa.
S’jemi kundra ndryshimeve
Nje nga masat qe mund te ndermarre qeveria per riaktivizimin e ekonomise eshte clirimi nga taksat i ketij produkti si dhe tregetimi i naftes njesoj si medikamentet me cmim te paracaktuar qe ne dogane ne menyre qe te kontrollohet abuzivizmi. Kostoja e naftes ndikon ne te gjithe shoqerine sidomos ketu tek ne ku transporti kryhet 100% me automjte qe perdorin hidrokarbure dhe nuk eshte i kombinuar me energjine elektrike me te cilen punojne trenat dhe tramvajet.
Po te kesh idiote apo femije qe meren me financat padyshim kjo do ndodhe…Qeveria mendon se cmimi I larte I naftes sjell me teper te ardhura…nderkohe qe eshteekunderta cmimi I ulet sjell perdorim masiv te atij malli dhe si rrjedhoje me teper te ardhura ne buxhet…
Mos flisni kot kur nuk e keni idene se per çfare flisni. Shikoni Italine se sa e shet karburantin. http://www.ilsole24ore.com/art/impresa-e-territori/confronta-prezzi.shtml?refresh_ce=1
Kur ne vendet e tjera te Europes shitesit fitojne vetem 1-2 Cent per liter dhe per kete çmimi eshte shume i ulet, ne Itali dhe Shqiperi, si rrjedhoje e kopjimit te shqiptareve te çdo gjeje qe ndodh ne kete vend(Itali), cmimi eshte mbi ate realen. Fitimi i shitesve me pakice eshte mbi 25-30 Cent per Liter!!!
Kerkojani shitesve me pakice uljen e çmimit por edhe organeve perkatese per te pare nese kemi te bejme me nje marreveshje te fshehte te shitesve qe te mbajne çmimin e njejte duke rrenuar konkurencen e lire. Si ne Itali qe gati çdo gje eshte ne duart e Mafia-s edhe ne Shqiperi nuk ehste ndryshe.