Embargoja ruse ndaj prodhimeve bujqësore shqiptare nuk ka patur asnjë efekt në rritjen e sasisë dhe vlerës monetare të siguruar nga eksportet tona.
Megjithatë, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti deklaroi se sfidë mbetet zënia vend në tregun e Ukrainës.
“Nga të dhënat tona, embargoja ruse nuk ka patur asnjë ndikim ndaj eksporteve shqiptare, përkundrazi frutat dhe perimet janë dyfishuar. Inkurajuese është që kemi prodhim të mbarë”, tha Panariti.
Ministri i Bujqësisë deklaroi se me rëndësi është që, përveç tregjeve rajonale si Kosova, Maqedonia apo Serbia, kemi eksportuar edhe në tregje që paguajnë më mirë për njësi prodhimi, si Gjermania, Danimarka, Zvicra dhe SHBA, raporton TCH.
Rusia është një ndër prodhuesit më të mëdhenj të grurit nga ku furnizohet një pjesë e mirë e tregut shqiptar. Por embargoja e fundit prek edhe këtë sektor. Megjithatë, ministri Panariti deklaroi se janë mundësitë që pjesën më të madhe të tregut ta mbulojë prodhimi vendas i grurit.
“Pata një kontakt të zgjeruar me prodhuesit e grurit dhe të miellit për të stimuluar blerjen e grurit tonë, synojmë 70 përqind të tij. Ne kemi paraqitur paketën e re të standardeve të cilësisë e të sigurisë dhe do t’i qëndrojmë shumë strikt asaj. Gruri i bukës masive duhet të ketë 12 përqind proteina”, deklaroi ministri i Bujqësisë.
Në fund, Panariti siguroi se sanksionet ndaj grurit dhe miellit rus nuk do të prekin çmimet aktuale të bukës.
Tani do vuaj per se dyti rusia.nje here prej enverit dhe nje here prej ketij .ky ja ka mbledh keq putos,I ka ik truri fare rusve.
Ishim gati të bojkotonim botrorin 2O18-t
Ministria e bujqesise eshte kordinatori kryesor i drejtimit te prodhimit ,sipas rajonizimit . Shikohet ne shume raste prodhimi kalbet ose hidhet sepse nuk ka treg shitje. Ministria duhet te bej nje studim ,se cfar nevojash ka tregu yne (duke i dhene precedence prodhimit vendas ) duke stimuluar prodhime te cilat vine nepermjet importit dhe duke rritur deficitin e jashtem . Ministria dhe organet e specializuara te saj, po te kene nje analize te mire te ekportit dhe importit te prodhimeve bujqesore , mund te drejtojne fshataret drejt prodhimeve qe sigurojn treg se deri tani ata mbjellin cfar I teket ,si dhe duke rritur investimet ne industrine perpunuese te frutave dhe perimeve ,ku klima jone eshte fantastike per rritjen e tyre. Gruri i prodhuar ne vend ,ka veti biologjilke shume me te mire se ai qe importohet , keshtu te ndihmohet fshatari per ta blere nga fabrikat e shumta te miellit . Keshtu rriten te ardhurat dhe shtohet punesimi . Nje tjeter problem qe ka dale kohet e fundit, eshte ai i prodhimit te duhanit ,ku fshataret e Shkodres dhe Belshit ,qe e kane ne tradite, ankohen per treg te shitjes ,ku vet ministria duhet te bej cmos te investohet nga privatet te huaj dhe vendas ne industrine e duhanit. Mos harrojme si para viteve 90 kishim tre fabrika te medha ne Shkoder ,Durres dhe Gjirokaster qe prodhonin cigare jo vetem per tregun vendas por dhe ate te huaj ,duke pasur nje cilesi te mire ..
Ministria e Bujqësisë është nje fantazëm qe operon me ëndrrat e Panaritit.
Tani ky do na shpëtoje se do shkoje te na i shesi proshimet
ne Ukrainë.
Meqë Rusia na ka bërë embargo dhe Ukraina është ne luftë Ukraina për inat të Rusisë do blejë produktet e Panaritit. Haahaahaaaa sa eshtebpërbte qare!