Panariti: Embargoja ruse s’na ka dëmtuar. Synojmë tregjet e SHBA dhe Ukrainës

14 Gusht 2015, 11:11Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti reagon pas vendimit zyrtar të Moskës për të bllokuar eksportin e prodhimeve bujqësore nga Shqipëria.

Sipas Panaritit embargoja ka karakter politik dhe vjen si kundërpërgjigje ndaj vendeve Perëndimore, të cilat kanë vënë sanksione ndaj Rusisë për shkak të përfshirjes në krizën e Ukrainës që solli dhe aneksimin e Krimesë, mes tyre edhe Shqipëria.

“Nuk ka ndonjë të re, është shpallur si vendim 3, futemi në listën e vendeve të cilat iu ndalohet të eksportojnë në tregun rus si kundërpërgjigje. Por ne de fakto ndodhemi nën embargon ruse prej një viti…Arsyetimi ishte për të verifikuar autencitetin e vërtetimit të certifikatave të produkteve, pasi kishte të dhëna që certifikatat shqiptare përdoreshin, falsifikoheshin nga disa vende të tjera.

Ne reaguam dhe vendosëm komunikim me autoritetet ruse, duke përmirësuar certifikatat tona me elementë shtesë sigurie.. U duk që nga masat e marra të ishim në pragun e hapjes së embargos dhe tashëm njihemi me këtë vendim qartazi politik. Kjo nuk e pengoi bujqësinë të shënonte një bum eksportesh. S’na pengoi të dyfishojmë eksportet”, – tha ai.

Ministri i Bujqësisë tha se embargoja ruse nuk e dëmton aspak bujqësinë shqiptare. Po sipas tij Shqipëria po sheh mundësinë për të eksportuar më shumë drejt SHBA dhe Ukrainës.

“Absolutisht asnjë lloj ndikimi nuk ka pasur. Kemi 18 vende ku eksportojmë, nuk i kishim sytë tek Rusia. Në SHBA ne çojmë 70 të sherbelës, po punojmë që për SHBA të rrisim sasinë e eksporteve. Jemi në tratativa edhe për vende të tjera. Në shtator do shkoj në Ukrainë, do nënshkruaj një kontratë për eksporte masive”,– shtoi ai.

Kryeministri rus Dimitri Medvedev bëri dje të ditur vendosjen e Shqipërisë, Malit të Zi, Islandës, Lihtenshtejnit dhe Ukrainës në listën e embargos së produkteve ushqimore

6 komente në “Panariti: Embargoja ruse s’na ka dëmtuar. Synojmë tregjet e SHBA dhe Ukrainës”

  1. Kol Tivari says:

    Çfarë eksporton Shqipëria në Rusi…???!!! Hahahahahaha…legena…!!!

  2. Laveri says:

    Po Ukraina çdo te bleje apo floket e tua

  3. agronomi says:

    Mir ju ketu me lart se keni iden se ca behet ne shqipri, po me e keqa esht se dhe ministri jetoka ne planet tjeter. Rusia esht tregu me i math ne evrope qe importon fruta perime, dhe per shqiperin tregu Ruse ishte shpresa, ne kufirin e 3 rretheve berat lushnje fier jan ngritur 3000 hektar sera sidomos komuna kutalli eshte mbushur vetem sera. E shikoni ne googl maps qe tju mbushet mendja. Dhe ne kete zon pervec krumbulluseve shqiptar kishin hapur dhe Ruset 2 pika grumullimi, qe sivjet i mbyllen dhe ne kete moment jan nderprer investimet per sera te reja dhe te gjith fermeret i ka zen ankthi se ka 2 muaj perimet nuk po i ble me njeri. Ministri me perpara se ti vinte embargo Rusis duhet ti kerkonte evropes qe te hapte tregun e saj per frutat dhe perimet shqiptare. Sa per eksporte ne amerike esht njelloj si prralla me nastradinin.

  4. Tema says:

    63 vet kan vdekur nga uria këtë vit në shqipëri

    1. the Punisher says:

      Ishin 63 minorikare. Gerrqia i la pa pension.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje