Deputeti i LSI-së: Të rishikohet taksimi progresiv, po tatojmë me 23% shtresën jo të pasur

12 Gusht 2015, 10:49Ekonomia TEMA

Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, thotë se taksa progressive duhet të rishikohet.

Duke folur për gazetën “Shqip”, Spahiu thotë se po taksohet me 23% shtresa jo e pasur në Shqipëri, që është ajo e mesme, duke e rënduar atë.

Fakti që paga mesatare është jo larg pagës tavan prej 30 mijë lekësh, që nuk tatohet, bën që ky mekanizëm të jetë kthyer në sistem abuzimi, besoj se Ministria e Financave e di që në këto dy vite është rritur numri i pagave deri në këtë shumë.

Personalisht them se duhet parë, diskuar më me qetësi, tatimi progresiv.

Normalisht është tatim që aplikohet në vendet e zhvilluara.

Po tatojmë 23 përqind jo shtresën e pasur në Shqipëri, por atë të mesme, më konsumatoren, ajo që ka mundësitë të marrë kredi për shtëpi, të blejë makinë, të bëjë pushime apo edhe të dalë çdo natë për të konsumuar diçka.

Po ashtu kemi lënduar dëshirën për punë ekstra te një pjesë e gjerë intelektuale.

Skema aktuale nuk duket aq incentivuese për shumë fasha tatimpaguesish”, thotë Spahiu.

13 komente në “Deputeti i LSI-së: Të rishikohet taksimi progresiv, po tatojmë me 23% shtresën jo të pasur”

  1. gloria says:

    Po kjo eshte e vertet. jo vetem qe tatohet konsumatori dhe frenon kete fenomen ,por ska kuptim qe te pagauj me shume nje punonjes me page sesa nje biznes (i madh sepse i vogli paguan shume pak ne krahasim me pagen e nje te punesiari ) .
    p.sh nje page mujore prej 150000 lek paguan tatim vjetor 414000 lek nderkoh qe nje biznes i madh paguan tatim fitimi jo me shume se 300000 lek

    1. KATHERINA DIE GROSSE(Madona prej Sauku) says:

      Do i thuja ktij deputetit te Lesh e Lise qi ta fillonte tatimin nga vetvetja.
      Thon qi perpara se ti bashkohej LSI ky ka vjedh shum duke vu nji pasuri maramendese…Te fillojne dhe e kerkojne tatimin mbi pasurin e tyre keta hajduta te kamuflue.Ose tamom tamon te bojn transparenc se si e kan vu ket pasuri kta te afermit e Monikes se Like Metes.

    2. Epirioti II says:

      Gloria (dhe AS me poshte). Kuptohet qe dini me shume sec thoni, por nuk kuptoj arsyen pse mashtroni.

      Nese fitimi biznesit nuk terhiqet nga pronari si dividend, atehere ai ri-investohet ne dobi te ekonomise dhe vendeve te reja te punes. Nese fitimi do te terhiqet si dividend atehere duhen paguar 2 tatime nga 15% secili: tatim fitimi dhe tatimi i dividendit.

      Edhe ky deputeti i LSI-se i ka gabim argumentat por histori e gjate me provu pse.

      Ne mendimin tim, te gjithe ate qe kerkojne ndryshimin e sistemit aktual te taksave, bejne gabim te madh. Shqiperia ka nje sistem te mire fiskal, ku e vetmja gje qe duhet perdor me shume eshte TVSH e diferencuar. Problemi i vertete, kanceri i vertete i ekonomise shqiptare eshte Informaliteti.

  2. Claus says:

    Keto i kam thene qe kur Rama beri fushate me kete tatimin progresiv.

    Ky tatim zbatohet ne vendet e zhvilluara ekonomikisht ku me e rendesishmja eshte qe marredheniet shtet-individ nuk jane armiqesore dhe abuzive, por te besueshme.

    Shume vende ish-komuniste zbatojne taksimin e sheshte, per vete kushtet dhe mentalitetin e tyre qe nuk jane larg atyre te Shqiperise, ndersa Rames ja bene mendjen corbe metodat britanike, gjermane a ku ta di une. Dhe jo vetem ne spektrin ekonomik.

    Kane qindra vjet kapitalizem ato shtete, ku nuk behet shaka me zyren e finances, atje ku ndryshimi i sistemit fiskal kerkon kohe dhe vite ne diskutim me te gjithe specialistet dhe grupet e interesit dhe jo sic e beri Rama me nje te rene te kalemit.

    Pune halldupshe hesapi me bjeri ti biem se diku do te dale.
    Me nuk ke c`te thuash.

  3. Billy says:

    Po le te mos dalin cdo nate per te konsumuar dicka. Po ata qe dalin vetem naten e vitit te ri, kush i ka pjelle, lopa apo LSI-ja????

  4. AS says:

    Eshte totalisht kundershtimor thenja “majtiste” kush fiton me shume paguan me shume. Fakti qe nje i punesuar tatohet me 23% ndersa nje pronar po marr si shembull pronari i Coca-Cola tatohet vetem 15% e hedh poshte ne moment kete thenje.

    Dhe nuk ka asnje lloj dallimi nese je beqar apo i martuar. Nuk dallon nese ke nje femije apo pese, nese ke gruan ne pune apo jo. Nese ke pleq ne kujdestari apo jo. Pra ti si i punesuar paguan 23% dhe nuk te njifet asnje shpenzim. Ndersa pronari kto qe i ngelen i ka neto pasi shpenzimet i ka futur ne nje menyre ose tjeter ne biznes.
    Keshtu si po shkon do hapim te gjithe biznes te vogel dhe te deklarohemi ofrues sherbimi ne kompanite ku punojme.

  5. gjuha e gjate, bela e te zote says:

    Ti billy me kojton cobanin e fshatit.
    Sa me ka marre malli

    1. Billy says:

      Hajde se te pres ne Mynchen. Ta gjej me mik tufen e deleve qe ka cobanin me te mire. Dhe bashkohu me tufen e shmallu.

  6. geni says:

    Nese ka nje deshtim ai eshte Fiscu I Rames

  7. Shkelqim says:

    Arsyetim i sakte z. Spahiu. Shume e drejte,paketa fiskale duhet rishikuar.

  8. Tani says:

    Nese ka nje deshtim eshte paketa fiskale. Demtohet i ndershmi. Demtohet fasha mesatare qe punon me shume edhe eshte fasha qe duhet rritur e inkurajuar nderkohe ndodh e kunderta! Pse nuk dihet sa paguajne e tatohen te pasurit?? Kur dihet qe pasuria ne keto vite eshte vene ne menyre abuzive, edhe jane ata njerez qe meritojne te paguajne minimalisht me shume sot

  9. Tema says:

    Synimi ësht të mos pasurohet njeri

  10. Lili says:

    Duhet te behet nje referendum per tatimi te pronareve te d’y tri kater shtepia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje