Evazioni/ Lojrat e fatit që nuk shlyejnë detyrimet, mbyllen

8 Gusht 2015, 16:11Ekonomia TEMA

Kompanitë e lojërave të fatit që nuk kanë shlyer detyrimet tatimore nuk do të kenë mundësi që të hapin pika të reja. Drejtori në Njësinë e Lojërave të Fatit Enis Tushi shprehet se udhëzimi i Ministrise se Financave synon te luftoje informalitetin ne industrine e kumarit.

“Kjo në terësinë e masave që po merr qeveria shqiptare në luftën ndaj evazionit dhe pagesën e detyrimeve të prapambetura që shoqëritë kanë ndaj shtetit, kjo është një masë e re shtesë që do të synojë mbledhjen e detyrimeve të prapambetura që kanë shoqëritë e liçensuara”, shprehet Tushi.

Sipas udhëzimit çdo subjekt që kërkon hapjen e pikave të reja për lojëra fati duhet që si fillim të paraqesë pranë organeve përkatëse një vërtetim nga Drejtoria e Tatimeve.

“Çdo kompani që ka një detyrim të caktuar ndaj shtetit, detyrim tatimor, sigurisht që nuk mund të kryejë më aktivitet, hapje, mbyllje, zgjerim ose zvogëlim aktiviteti nëqoftëse nuk paguan detyrimet tatimore në shtet”, tha Tushi për Ora News.

Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit për periudhën janar-qershor ka miratuar hapjen e 811 adresave sekondare për baste sportive, mbylljen e 685 nipteve sekondare për baste sportive, hapjen e 26 adresave sekondare për subjektin Lotaria Kombëtare si dhe mbylljen e 22 adresave sekondare.

Gjatë periudhës janar-qershor 2015, në total nga gjobat e pa likujduara janë arkëtuar 34 milion lekë.

3 komente në “Evazioni/ Lojrat e fatit që nuk shlyejnë detyrimet, mbyllen”

  1. pbaj says:

    Sikur bisnesi i vogel, vetem nje dite te vonoje detyrimet ndaj shtetit , tatimoret i vene kycin, per bisneset qe xhirojne miliona e marrin me nge deri sa te dale ligji per falje. Zanat i vjeter ky ne kete palo shtet.

  2. Tema says:

    Nuk lejojm përhapjen e virusit.

  3. Ju sikur do ti mbyllnit says:

    Po Ju sikur u zotuat per ti mbyllur lojrat e fatit neper qytet. Madje thate qe do ti zhvendosim ne nje hapsire jashte qytetit. Apo ishte thjesht fushate!!!
    Eeee mor qerratanj tallni bythen me kete popull por mos mendoni se keni dhe shume kohe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje