Dështimi me doganat, nuk rinovohet kontrata me “Crown Agents”

7 Gusht 2015, 16:18Ekonomia TEMA

Ministria e Financave nuk do të rinovojë më kontratën me kompaninë, e cila asiston doganat shqiptare Crown Agents.

Burime konfidenciale për Vizion Plus pohojnë faktin që vetë Ministri i Financave ka vendosur që të mos prishë marrëveshjen me kompaninë britanike, por po ashtu ai nuk do ta shtyjë atë edhe për 12 muaj të tjerë, siç parashikon një klauzolë e kontratës.

Në marrëveshjen e miratuar në fund të vitit 2013-të, neni 9 linte një hapësirë për shtyrje të saj edhe me 12 muaj:

1. Kjo marrëveshje lidhet për një afat 24-mujor (viti I dhe viti II), me të drejtë rinovimi edhe 12 muaj të tjerë (viti III), sipas përcaktimeve të nenit 2.3 të kontratës. Vendimi për rinovimin ose përfundimin e zbatimit të marrëveshjes merret nga Këshilli i Ministrave.

Për çdo vit Crown Agent i merr qeverisë shqiptare një vlerë të konsiderueshme parash, e cila shkon në 4 milion e 250 mijë euro. Vitin e parë ajo morri edhe 400 mijë euro për shërbimin e automjeteve. Në dokumentin e hartuar për pagesat që do të bëjë buxheti i shtetit në vitet 2015 deri në 2018-ën, financat parashikojnë të japin paratë për Crown deri në shkurt të 2016-ës, në kohën që përfundon marrëveshja, dhe nuk buxhetojnë shpenzime të tjera për këtë kompani.

Burimet thonë për Vizion Plus, se vetë kreu i financave ka qenë mjaft i pakënaqur me performancën e kompanisë, e cila zotohej në kontratë se do të rriste të ardhurat doganore me 1% të GDP-së, që i korrespondon një vlere prej 1.1 miliard eurosh. Për vitin 2014-të shtesa në të ardhurat doganore ishte 700 milion euro.

Mësohet se kjo situatë ka hapur edhe diskutime në Ministrinë e Financave, nëse duhet të vijonte pagesa e shtetit për këtë kompani apo jo, por mqs detyrimi kontraktual ishte që në shkurt ministria duhet të kishte mbyllur pagesën e vitit të parë dhe publikimi i produktit të brendshëm bruto u bë në prill, kompania arriti të merrte paratë.

9 komente në “Dështimi me doganat, nuk rinovohet kontrata me “Crown Agents””

  1. cabohetkshtu says:

    1% e GDP-se 1.1 Miliarde Euro? Jeni te sigurte?

    1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @cabohetkshu


      BRAVO OR MIK
      I KE RËNË PIKËS
      GDP-JA JONË
      SA E AMERIKËS ?

      ☆☆☆☆☆

  2. sit.. back and relaks → says:

    Ndonje penalitet per mosrealizimin e premtimeve parashikon kontrata?

  3. ed snobisti says:

    deshtimi i pare. ai do i paguaje nga xhepi “agjenti i kurores” britanike?

  4. braho says:

    Ama qeverise ja merka leket kjo kompani !
    Nuk ka problem,Shteti nuk egziston,leket e qeverive jane te Sigurimit….Si perfundim mund ta quajme edhe vjedhje patriotike.

  5. Tema says:

    Na vjen keq që s’na ndihmuan.

  6. Flamur says:

    jo more …na paskan marre dhe parate per te blere makinat. Ky eshte biznes…shko ne nje vend, bleji te tera gjerat me parate e shtetit prites, mos paguaj asnje takse, shetit, ha dhe pi dhe mos bej asnje pune dhe ne fund fut parate ne xhep e kthehu ne shtepi.

  7. Analist says:

    As kjo levizje nuk e ndihmon dot luften ndaj evazionit. Kompania verte mund te kete marre 400 mij Euro por evazioni eshte te pakten 2 miliard Euro. Ishallah ja ben dikush pjestmin Rames per ta kuptuar.

  8. leci says:

    Po parate qe fluturuan do ti paguaje Rama nga xhepi i tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje