Banka e Shqipërisë vlerëson si pozitive rritjen ekonomike në vend.
Në një deklaratë për mediat lidhur me politikën monetare të BSh për gjashtëmujorin e parë të 2015, Guvernatori Gent Sejko është shprehur se rritja ekonomike për këtë vit është më e lartë .
Sejko deklaroi se ” Banka e Shqipërisë parashikon një rritje ekonomike më të lartë se ajo e një viti më parë dhe vlerëson se luhatjet në disa tregues ekonomikë janë kalimtarë”.
Në konferencën për mediat, mbajtur sot pas mbledhjes së radhës së Këshillit Mbikëqyrës të BSH-së, Guvernatori Sejko u shpreh se, Këshilli vendosi të mbajë në të njëjtin nivel normën e interesit, 2 përqind. Ndërsa evidentoi se po ndërmerren politika për nxitjen e investimeve dhe sipërmarrjeve.
Për Guvernatorin, ulja e kredive të këqija është një tregues pozitiv që do të ndihmojë në rigjallërimin e këtij sektori. Objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është që brenda vitit kreditë e pakthyera të zbresin nën nivelin 20 për qind, një target i cili me shifrat e tremujorit të dytë tashmë duket gati i arritur.
Banka e Shqipërisë pret që në muajt në vazhdim të kemi një gjallërim gradual të ekonomisë, ndërkohë që vijon të mbetet nën vëzhgim situata në Greqi.
Guvernatori Sejko tha se vendi ka nevojë për përshpejtim të reformave strukturore në fushën e ekonomisë.
Guvernatori duhet ta theksoje me drejperdrejte, qe krahas politikave monetare, qe duket se nuk ka veshtiresi ti mirembaje do te duhet nje politike fiskale efikase, qe ka te beje me Qeverine!
Politika efikase fiskale nenkupton ne radhe te pare levizje strukturore qe zvogelojne evazionin. Ky duhet te jete prioritet madhor, qe arrihet ne radhe te pare duke ulur dhe jo duke rritur taksat, nuk arrihen me “burg” por me mentalitet teresisht tjeter ne administraten tatimore dhe me investime ne tekonollogji (ose me sakte me perdorimin e saj, pasi nuk eshte e pazhvilluar edhe ne kete gjendje, por qe nuk perdoret per efekte korruptive!)
Kishte pasur kopila te bsh-ja
Ia more doren dhe ti, Sejko konformizmit me Ramen ! Per cfare rritje ekonomike behet fjale, o zoteri , kur, duke llogaritur rritjen e taksave e te cmimeve, krahasuar me 2013-en , ke nje defixhit ne buxhet me rreth 300 milion $ !!!
tash qi ke hjek vetllat ,
vallaj o gjynaf mos me ba ene gjoksin .
floke grash gjen ne cdo parukeri ? pthththth
Pse me te vertet thua i ka bere vetullat qerratai !? hahahahha
Përpara se të prononocohet për fusha që janë jashtë misionit të institucionit që drejton, do të ishte mirë që Guvernatori t’i shpjegonte publikut se përse norma e interesit në bankat e nivelit të dytë është 4-5 fish më e lartë se ajo që cakton BSH… a ka ndonjë ide Guvernatori, apo Këshilli Mbikqyrës se si ta ndryshojnë këtë situate…?