Eksperti i ekonomisë, i rekomandon qeverisë lehtësim në formalizmin e ekonomisë, jo penalite.
Informaliteti në ekonomi do të reduktohej nëse qeveria do të krijonte masa lehtësuese, dhe jo rritje të penaliteteve, deri në burgosje.
Kështu vlerëson eksperti i ekonomisë Arben Malaj, në një pronocim për Tema TV, lidhur me angazhimin e qeverisë për të formalizuar ekonominë nëpërmjet masave shtrënguese.
Sipas tij, formalizimi i ekonomisë do të rriste të ardhurat buxhetore, njëherësh do të përmirësonte hartimin dhe implementimin e politikave ekonomike. Në debatin e ngritur rreth formalizimit të ekonomisë, Malaj shtron dy alternativa për ta arritur atë.
Së pari është lehtësimi i masave dhe së dyti burgosja. Sipas tij qeveria shqiptare duhet të përdorë alternativën e parë, të lehtësojë reformat me të cilat do të formalizojë ekonominë, duke nënvizuar se studimet tregojne se vendet që janë bazuar tek lehtesimi i formalizmit të ekonomisë informale, kanë arritur suksese të konsoliduara.
Por nga ana tjetër Malaj jep argument dhe për kategorinë e bizneseve që duhet të përfitojnë këtë lehtësi. Malaj i rekomadon, edhe sipas eksperiencave botërore, për bizneset që nuk kanë njohuri të qarta për ligjet, për ata që sapo e kanë nisur një biznes dhe janë të pasigurtë për suksesin e tyre, për ata që kanë qenë të rregullt, por gjenden në vështirësi të përkohshme, duhen asistuar dhe duhen ndihmuar për ta formalizuar biznesin e tyre.
Por Malaj nuk përjashton edhe penalitet me burg në zbatim të këtyre reformave. Ato duhen përdorur për këdo që me vetëdije edhe pse e njeh ligjin edhe pse nuk ka asnjë veshtiresi konkrete, fsheh një pjesë të biznesit të tij për të mos paguar taksat për punonjesit dhe fitimet. Nga Teuta Shamku
Malaj vdes per te ardhur ne karrige Ministri, por Edi ja mbylli deren pergjithmone, sepse Cani eshte specialist dhe njeri 100 here me i mire se Arben Malaj.
Tek SHQUP ka nje vend bosh, do iki Fullani dhe Bode ne burg.
Arben Malaj mund te shkoje te kontriboje tek PD, ashtu sic ka bere keto 6 vjet.
Ore Arben! Po kashqiptare sot qe nuk ka
njohuri mbi ligjet?Po te qe ndryshe nuk
do perpiqeshin qe tu shmangeshin atyre,
Me konkretisht kur e bene padashje,nuk tregone
ndonje makth dhe kur kontrolli i shkone e kuptone
qe gabimi eshte njerezor,dhe jo ashtu sikunder bere
ti kur ishe minister qe e mbulove vjedhjen e bankes se Pukes
kryer nga nje hajdut burgjesh si punae D.Gjokes qe e vure
Drejtor te Bankes Puke,ku pasi e vodhet e dogjet.keshtu
per bankiere e biznesmene nuk ka justifikim se gjoja ne
Ditet tona duhen asistuar,ata qe gabojne jane fajtore
sepse cdo gje e bejne me vetedije,keshtu le ti presi Burgu,
Shpetove ti,por jo tani.
Ne Amerike luftohet me BURGGGGGGGGGGGGGGGGGG!
po me cfare luftohet informaliteti o Beni me mirekuptim apo me dashuri????
Cani esht I paafte pasi qeveria nuk arriti te realizoj te ardhurat nga tatimet dhe doganat,
kjo me 135 milion dollar nen parashshikimin e buxhetit!
Minister I deshtuar
O komentus qe mendimin tuaj e shtrini deri te hunda juaj.Jepni mendimin tuaj nqse keni dhe mos korigjonie mesoni Beninin se me ato qe shkruani merreni vesh sa dini dhe qe biznes nuk keni.
Prape ky haleja?.Per kete thone se e bene akoma shuren naten te krevati,,,,,,,
O Ben,Ti ishe ne ‘fron’ por nuk shkelqeve! E dijne shqiptaret punen tande! Mos u jep mend te tjerve kur ato i pate vue ne pune dhe nuk nxorre gja ne drite! Sipas teje ,hajdutet duhet me i marre me te mire!! Jo,more jo,hajduti i financave te shtetit duhet te hyje ne burg! Mue me vjen keq qi policia e shtetit nuk ka njerz te afte me zbulue ato biznesmene qi kane vue miljona ne euro e nuk asht e afte,apo nuk don, me i kontrollue !
Malaj si perhere, edhe kesaj here, ndodhet nje hap para ne rekomandimet e tij! Sic deshmojne edhe eksperiencat ne vendet te cilat problemet e sotme tonat i kane kaluar die, lehtesimi i masave dhe jo shtrengimi ndihmon ne formalizimin e sukseshem e te qendrueshem te ekonomise. Shtrengimi, nderhyrja dhe rritja e penalitetit vend e pa vend rrit burokracite, shkakton stepje dhe veshtirson te berit biznes. Alternimi mes te dyjave do te ishte zgjidhja me e mire, sigurisht, duke vene theksin tek lehteimi dhe jo tek shtrengimi. Per tju pergjigjur komentuesit te mesiperm, Andit, patjeter qe edhe me mirkuptim dhe dashuri luftohet informaliteti, vecse, JO ME QETESI DHE DASHURI…
Ben, urime per kurajon qe perher pershfaq duke ndare ekspertizen tende teper te nevojshme ne dobi te situates, megjithse e di qe do te hasin ne keqkuptime dhe interpretime te gabuara me ose pa qellim… Urime qe ke qendruar i pa lekundur dhe nuk ke bere asnje kompromis ne shkelje te parimeve te tua. Habitem me vendosmerin dhe konsistencen tende per te dhene kontribut te vazhdueshem pavarsisht mosmirnjohjes se cuditshme qe kemi pare ndaj teje!!! Te ndjek perher pikerisht per keto arsye, dhe hera heres shoh disa komente ndaj shkrimeve tuaja dhe me vjen per te qeshur teksa shoh qe disa ju quajne inkompetent por nga ana tjeter kujtojne me nostalgji kohen kur ju ishit minister dhe shijonin rritjen impresionuese ekonomike per te cilen ju ishit, ndoshta, pergjegjesi kryesor!! Uroj qe se shpejti te kthehesh te kontribuosh ne vije te pare… Boll kohe eshte humbur !! Qendro perher ne krahun tone miku im, ne krahun e popullit!!
Shtrengimi I masave do thelloj edhe me shume informalitetindh dhe do zhys me teper shqipetaret ne problemet e tyre. Duhet te shohim realitetin ne sy dhe te pranojme se praktika me e mire ne rastin tone eshte lehtesimi I masave. Urime Malaj, perher I kthjellet ne keshillat dhe rekomandimet e tij!
Bravo te qofte edhe pse nuk je ne parlament nuk ke munguar asnjehere ne detyrat qe duhet te beje cdo ekonomiste ne keshillimin per te miren e vendit. I ke paraprire me konsulte gjithe situates e cila eshte shume e komplikuar. Bravo Arben Malaj
Nqs deri perpara kesaj krize ishte enonomist i mire, tashme Arben Malaj eshte kthyer ne domosdoshmeri per qeverine e Ramen minimalishte si keshilltare i Rames..
Burg burg ……. per gjithcka… NUK KA KUPTIM…..
E ndrite ti kur ishe. Prandaj nuk bëhemi se rrutullojm të paaftët.
Çfarë masash lehtësuese mund të marrësh ndaj atyre që nuk paguajnë fare, o Arben?Le të paguhen njëherë tatimet si kudo në botë, pastaj rrugës patjetër që duhen marrë edhe masa lehtësuese.Është njësoj si të thuash që duhet ulur çmimi për ata që nuk paguajnë energjinë elektrike.Ata që nuk paguajnë, sigurisht, janë të kënaqur vetëm me çmimin zero, ndryshe dalin në protestë.
Beni nuk thote qe mos te paguhet fare madje jep edhe formulen e Duhur tamam si eksperte si jo si dikush qe Zoti e di se si eshte ulur ne karrigen e Ministrit.
Arbeni eshte i sakte si gjithmone, gjate kohes qe ka qene Minister Arben Malaj Shqiperia ka arritur te dale nga kriza me e rende dhe te arrije arritjen me te larte ekonomike inat kijeni por hakun mos ja hani, sepse Dielli qe duket nuk do kallaus thote Populli