Debitorët/OSHEE i ndërpret energjinë 3 mijë bizneseve në bregdet

2 Gusht 2015, 13:04Ekonomia TEMA

OSHEE  i ka ndërprerë energjinë elektrike rreth 3 mijë bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në bregdet dhe rezultojnë debitore.

Drejtori i raportimit në këtë institucion, Klevis Jahaj deklaron se aktualisht është realizuar kontrolli në rreth 60% të subjekteve.

“Rreth 60% e debitorëve janë të kontrolluara dhe për 3 mijë prej tyre janë marrë masa”, tha ai.

Ai shpjegon dhe ndërprerjet e energjisë elektrike në gjithë vendin, të cilat kanë ardhur si pasojë e mbingarkesës së rrjetit e lidhur kjo me temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin.

OSHEE bën me dije se një tjetër arsye është edhe fakti që aktualisht është periudhë remontesh.

Për shkak të natyrës së investimit jemi të detyruar të kryejmë ndërprerje të furnizimit me energji në zonat ku po zhvillohen investimet. Por ka dhe ndërprerje që vijnë për shkak të mbingarkesës në rrjet dhe temperaturave të larta”, citon Ora News.

Javët e fundit pothuajse në të gjithë vendin ka pasur ndërpreje të energjisë elektrike me orare të kufizuara.

2 komente në “Debitorët/OSHEE i ndërpret energjinë 3 mijë bizneseve në bregdet”

  1. Tema says:

    E bëjn me dashje mos pagimin.

  2. Dru me pre says:

    sensibilizo popullin o kafshe e gjate,,,nuk arrihen reformat mrena dites,,,,,,,,,,,,,,vetem palla DULLE Ja arriti,dhe pasojat !!

    Uroj qe te vrase populli me 1 milion gure,sic shuplakat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje