Qeveria ka vendosur që t’i trajtojë Tiranën dhe Durrësin me një plan të përbashkët zhvillimi. Bëhet fjalë për pjesën e zonës ekonomike që ndodhet nga Unaza e Madhe e Tiranës deri në Unazën e Durrësit.
E gjithë kjo hapësirë do të ketë një plan të veçantë që “duhet të drejtojë zhvillimin e territorit si një vizion në bashkëpunim midis NJQV-ve për të shmangur vazhdimin e ndërtimit pa kritere dhe të pakontrolluar, si dhe për një bashkëpunim më të ngushtë në strategjitë e ekonomisë, turizmit, infrastrukturës, bujqësisë dhe mjedisit”, thuhet në dokumentin e Ministrisë së Zhvillimit Urban që do të konsultohet gjatë këtij viti.
Këto konsulta do të zhvillohen në disa seanca me palë të ndryshme të interesit deri në arritjen e finalizimit të tij. Një ndër grupet kyçe të interesit që duket se do të jetë aktiv është ai i biznesit, i cili është gjerësisht i shtrirë në këtë hapësirë që trajton plani i ri i qeverisë për zhvillimin e integruar ndërsektoral për zonën ekonomike Tiranë Durrës, raporton “Panorama”.
Për infrastrukturën rrugore, ministria në dokumentin e saj ka paraqitur tre skenarë. E para është ajo e zgjerimit të rrugës së vjetër që i bie nga Ndroqi. Kjo alternativë e lakuar disa herë do të duhet të shoqërohet edhe me studimin përkatës. Qendër dytësore pas Tiranës si metropol dhe Durrësit si primar, është Vora.
Skenari i dytë që sheh si mundësi ministria është ajo e zgjerimit të autostradës në të gjithë aksin TiranëDurrës. Kjo në fakt do të bënte që qeveria të hiqte të gjitha palmat e mbjella në këtë rrugë vetëm pak muaj më parë nga qeveria. Rruga e Ndroqit, sipas këtij skenari, kalon në një rrugë peisazhistike. Në këtë skenar kemi edhe tri qendra dytësore, Vorë, Shijak dhe Sukth.
Në skenarin e tretë vjen një variant i zgjerimit pjesor të autostradës Kashar-Unazë-Durrës, si dhe zgjerimi i rrugës së vjetër, Fushë Krujë-Vorë.
ik ore kryeminister ngreje me lart barjeren ndarese te autostrades e hiq ato palmat beje me parametra si duhet e teme pase gje ne dore une do ti veja te gjitha shpenzimet ti paguaje ti bashke me bulevardin deshmoret e kombit
Arkitekt debil., u bie ndërmënd ndryshimi pas përfundimit të punimeve
Pershendetje gazeta Tema
Hapni nje debat Specialistesh per Ndertimin e Nje superstrade.
i Nje superstrade qe do te lidhte direkt Tiranen nga Peza me Rrogozhinen me dalje nga Kombinati pa kaluar nga ndroqi e nga Plepat do te shkurtoje rrugen rreth 20 km (40 km vajtje kthim)
Duke llogaritur rreth 12000 makina qe e pershkojne ne dite (Tirane -Jug vajtje –kthim) sot harxhohet karburant rreth 35 milion dollare ne vit me shume se do te harxhohet kur te ndertohet kjo rruge . koha e punes e humbur sot llogaritet rreth 5 milion dollare ne vit ,pra gjithsej rreth 40 milion dollare ne vit humbin sot Shqiptaret nga mungesa e saj.
Me berjen e kesaj rruge ulet ngarkesa me rreth 70 % ne autostraden Tirane –Durres,ulen aksidentet,normalizohet trafiku nga kthesa e Kamzes tek Zogu I zi e pakesohen ndotjet e kursehen te pakten dhe 5 milion dollare ne vit nga rritja e shpejtesise pra sot harxhohen rreth 45 milion dollare me teper nga mungesa e kesaj rruge ne vit nga xhepat e Shqiptareve. . Te pakten dhe 20- vjet nuk del e nevojshme berja e autostrades Tirane -Durres me 6 korsi (nje shpenzim rreth 60 milion dollare kursehet). Shpenzimet per te bere kete rruge 13 m te gjere jane rreth 90 milion dollare . Shkurtimi I rruges me 40 km ka nje ndikim shume te madh pozitiv per tregtine , ekonomine e turizmin per gjithe qytetet e banoret qe do perdorin kete rruge. Skrapari,Berati.Gjirokastra Saranda.Himara,Vlora,Fieri behet nje destinacion normal per cdo dite e fundjave.
Pershendetje Zagoriti.
Zagoriti!Ne vazhdim te propozimit tuaj.Ne se merr harten memece te shqiparise ku te jene shenuar me pika Tiranen.dhe qytetet kryesore te Shqiperise,si dhe menyren me te thjeshte se si do lidhet kryeqyteti me qytetet kryesore te Shqiperise cfare del?
Shkodra si qytet kryesor ne Veri dhe qytetet ne aksin rrugor qe te con nga Tirana ne Shkoder kane nje lidhje, dhe nje kuptim gjeografik,qe mund ti themi Aksi i Veriut.
Korca si qyteti me i madh i jug-lindjes,tani pas tunelit te Kerrabes, ka nje kuptim dhe do t’i themi Aksi Juglindjes.
Dibra me Rrugen e Arberit ka nje kuptim dhe bashke me Kuksin(qe quhet i zgjidhur nga Rruga e Kombit) kane nje kuptim.
Por c’kuptim ka qe per te shkuar nga Tirana ne qytetet kryesore te jugut(lushnje,Berat,Fier.Vlore,Gjirokaster,Sarande)duhet te shkosh fillimisht ne perendim,pra ne Durres,pastaj te drejtohesh nga juglindja e pastaj drejt jugut?Prandaj Aksi Preze_Kashar-Rrogozhine merr jo vetem kuptimin ekonomik qe thoni ju,por edhe kuptim gjeografik.Kane 100 vjet jugoret qe per te shkuar ne Tirane “do falen” paraprakisht ne Durres,duke e ngarkuar kete qytet artificialisht.Prandaj mbeshtes plotesisht idene tuaj.
Qeverria ,Treni i shpejte dhe me orar cdo gjysem ore do te uli shume trafikun ne kete rruge.
Bravo Zagoriti,keshtu flitet me argumenta dhe shifra. Edhe une me ate mendi jam pasi kryeqytet me nje hyrje vetem ketu kemi pare. Ruga Tirane-Peze-Rrogozhine tashme eshte nje emergjence.
Jam dakort me Zagoritin. Pse duet te shkoj ne Durres kur rrugen e kame per ne Berat.
Fillojeni nje her me Tirane Kamez pastaj kaloni te Durresi!
Ne gjithmone e kapin veshin e majte me doren e djathte!
Tre skenare ??
Rregulloni dhe zgjeroni rrugen e Ndroqit dhe pa diskutim te lidhet me autostrade Tirane-Rrogozhine. E pakuptueshme qe te mos behet kjo lidhje ne cdo aspekt. Kjo nuk eshte ne listen e deshirave por domosdoshmeri. Hyrja e Tiranes vetem nga nje rruge dhe humbja ne Kohe dhe me Kosto e levizjes se njerezve dhe mallrave eshte ulje e efektivitetit te ekonomise qe qender kryesore ka Tiranen. Ate buxhet modest qe ka Shqiperia duhet ta investoje me efektivitetin me te larte ekonomik. Duhet te heqe dore nga investimet qe nuk sjellin efektivitet dhe nisen nga deshira.
Zagorit!
Te lumte por lapsin e ke pak te shtrember sepse nuk ke llogaritur se sa miliona kerkojne te mdhenjte e fshatit qe ti hyjne kesaj historie.