Qeveria mund të propozojë masa drastike në luftën kundër evazionit fiskal apo informalitetit, ndërsa operacioni është paralajmëruar nga Kryeministri Edi Rama se do të nisë në muajin shtator. Pak ditë më parë Kreu i Qeverisë deklaroi se qëllimi i qeverisë është ulja e taksave, por sipas tij, për t’u realizuar kjo, atëherë gjithkush duhet të paguajë.
Operacioni kundër informalitetit pritet të jetë i ngjashëm me atë të nisur muaj më parë kundër debitorëve të energjisë elektrike, i cili dha rezultate pozitive përsa i takon mbledhjes së detyrimeve apo lidhjes së kontratave të reja mes debitorëve dhe kompanisë OSHEE.
Qeveria pritet të miratojë ndryshimet ligjore në luftën kundër informalitetit në muajin shtator, ndërsa aktualisht mësohet se janë bërë propozime si nga Ministria e Financave, ashtu edhe nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Propozimet parashikojnë tolerancë zero ndaj evazionit fiscal, ndërsa dallimi mes dy drafteve është se ai i propozuar nga Financat nuk përmban ndëshkim me burg, ndërsa ai i propozuar nga ministrja e Shtetit me Parlamentin parashikon edhe një masë të tillë.
Kështu çdo biznes, i cili nuk ka kasë fiskale, ose kapet pa dhënë kuponin tatimor, do t’i sekuestrohet malli që herën e parë. Nëse i njëjti rast përsëritet, atëherë pronari ose administratori i firmës do të shkojë në burg. Në variantin e parë të depozituar në qeveri, ministria e Financave kishte propozuar rritje të masave ndëshkimore dhe gjobave, por jo ndjekje penale për bizneset.
Por draftit të paraqitur nga Financat, i është shtuar një propozim nga Ministria e Marrëdhënieve me Parlamentin, e cila drejtohet nga Ermonela Felaj, për të cuar për ndjekje penale bizneset që kryejnë evasion fiscal. Me shumë gjasa, qeveria do të miratojë këtë variant. Rregullat e reja kanë krijuar madje edhe një debat mes të dy ministrive, asaj të Financave dhe asaj të Marrëdhënieve me Parlamentin, për faktin se financat argumentonin se nuk mund të çojnë për ndjekje penale bizneset të cilët bëjnë shkelje administrative.
Së bashku me këto masa, grupi i punës i ngritur nga kryeministria po përgatit edhe një plan veprimi i cili do të nisë menjëherë në shtator. Lajmi i mirë vjen për biznesin e madh, i cili paguan rregullisht taksat: asnjë kompani e klasifikuar te “VIP”-at nuk do të ketë më kontrolle tatimore të befta. Inspektorët tatimorë do të shkojnë në dyert e bizneseve të mëdha vetëm në bazë të analizës së riskut. Ndryshimet që do të ndodhin ndëshkojnë më shumë bizneset dhe tregtarët e vegjël, ku pjesa më e madhe e tyre shesin në informalitet të plotë dhe nuk mbajnë kasë fiskale
Qeveria edhe me tej kerkon ti marre frymen bisnesit te vogel edhe pse ketij bisnesi ja vjel te gjitha taksat e tatimet vjetore, pra i ka te garantuara.
Problemi qendron tek bisnesi i madh qe nuk paguan taksat e tatimet si dhe bisnesi i paligjshem.Ka kellqe te merret qeveria me keta dhe jo te merret me nje kupon tatimor qe aktualisht nuk ka asnje vlere pervec atij statistikor fallco
@pbaj, prit o djale, merre me bute, avash njehere se po na cmendni, na dalin keta avokatet,dentistet,noteret,lokalet ne mes te qendrave te qyteteve Shqiptare biznese te vogla, po na dalin dhe linjat e trageteve biznese te vogla…avash o avash, kushdo te bej biznes te paguaje taksat nje me nje dhe pastaj te bej biznesin ne te kundert te ule koken e te punoje. Hajde tung.
Biznesit te vogel ja morren shpirtin keta te RRilindjes,edhe taksat ja marrin qe ne fillim te vitit(me te larta se ne kohen e Saliut) edhe kase fiskale i kerkojne,qe ska lidhje fare me taksat qe paguajne…!!!
Po ca pret nga ekonomist hajdut dhe injorant si Cim Cani dhe Ridvani…!!!!!!!!
Nuk ja vlen te shpenzosh kohen te komentosh Qeverine e shokeve te Rames , qe ne fakt sillet si nje OJQ.
Qeverise i ngelen syte te biznesi i vogel per turp ta kene maskarenjte hajdutet pushtat
Normal qe pritej nga Rilindasit. Edhe babai shpirteror, Enveri, i pushkatonte ata qe fshihnin tatimet e pasluftes…
S’hedhim më lek nga dritarja.
Varia parche kishim elektrikun dje lazaratin neser taksat.
I bie qe asgje nuk funksionoka ne shtet vetem me fushata.
Cfrar kane bere keto 2 vjet se atyre qe kishim me pare me keq ishin
Mut ata e mut keta.
Vetem gam gam
E kuponit tatimor le vend per abuzime dhe keqkuptime, eshte dicka relative. Me duket se do ii bejne gjithe shqiptaret me dosje penale?! Le te gjobitet dhe klienti qe nuk e merr kuponin. Nuk me duket normale.
Ata qe nuk dine te bejne substance meren me fasaden .Keshtu eshte edhe ndeshkimi per mosvendosje te posterit tatimor apo mosdhenia e kuponit tatimor.Po ata qe fusin mallrat kontrabande dhe ato grosistet qe shesin pa fatura tatimore i bie te denohen me burgim te perjteshem .Po ata doganieret e tatimoret e korruptuar i bie te shpallen non grada e tu sekuestohet gjitheshka e deri tek pironjte e shtepise.Atehere po jeni baraz .Por jo me dy standarte o rilindje .Mos e perjashto veten nga zbatimi i ligjit .
E dini kush drejton tatimet? Tmer…
Per te eleminue sa ma shume evazionin fiskal duhet qe te gjithe shqiptaret tue fillue prej pensionisteve dhe te gjithe te punesuemt ne te gjithe sektoret e ekonomise te pajisen me karta (kredi-debiti), ne menyre qe mbrenda nji afati sa ma te shkurte te gjitha pagesat te kryhen vetem me karta ,tue eleminiminue perdorimin e Lekut ne cash. Kjo ban qi te ulet sasia e lekeve ne qarkullim ,tue ule keshtu edhe koston e lekut. Perdorimi i kartave te debi-kredise eleminon maksimalisht tregun informal dhe shteti asht ne gjendje me kontrollue edhe bilancet financiare te cdo personi.Te ndalohet qe tash shitblerja e artikujve mbi 1.000 Leke pa karta.Shteti tu kerkoje te gjitha bankave qe ato te perballojne shpenzimet qi rrjedhin prej shtrirjes se rrjetit te sherbimit bankar ne te gjithe vendin,kuptohet se bashku me te gjithe njesite tregtare ne rrjet.
Ore,genjeu KLSH per evazionin 11 miliardesh tek Albpetroli vetem ne 6mujorin e pare apo edhe ato para shkuan ne ” drejtimin e duhur ” ……!!
O Shqiptare tregoni qe nuk jeni dhiare
Mbeshteteni qeverine ne kete aksion,kerkoni kuponin tatimor si ne te gjithe boten e qyteteruar,sepse beni qe te shkoje ne buxhet 20% e vleres qe blini.
Jane dreket tuaja o drekengrene qe ne vend qe te shkojne per investime,shkojne ne xhepat e tregtareve hajdut
e pate aksionin e tatimoreve ne Vlore? Skandal me te ardhurat nga tatimet ne Vlore Bizneset e medha mbyllen qepenat,se parate i derdhin ne xhepin e Pranvara Resulaj,drejtore e tatimeve Vlore,kusherira e Taulant Balles.
ore keta bejne sikur mallrat vine nga qielli po ne portet apo ne dogana keta mund ti tatojne shume lehte po ca bejne e kapin macen nga bishti