HEC po shkatërrojnë lumenjtë/Ekspertët: Të ndërhyjë Qeveria

2 Gusht 2015, 14:58Ekonomia TEMA

Ndryshimet e klimës, të cilat shoqërohen me fenomene natyrore aspak normale, por edhe me një kosto të lartë në mjedis dhe ekonomi, kanë nisur të ndihen edhe në Shqipëri.

Rritja e temperaturave pritet të sjellë thatësirë dhe rrjedha ekstreme të lumenjve, duke e kthyer në sfidë prodhimin e energjisë së pastër. Ekspertët e mjedisit theksojnë se, dhënia e qindra lejeve për ndërtimin e HEC-eve dhe mosrespektimi i kritereve ligjore po sjell një dëm të madh në prishjen e ekosistemit natyral të lumenjve, ku po ndërhyet në mënyrë barbare.

“Mund të them se ky numër i madh HEC-esh, 499 sipas AKBN-së, janë të shtrira në të gjitha degëzimet e vogla të lumenjve. Në shumicën e HEC-eve që janë ndërtuar tashmë kemi evidentuar se rrjedha është devijuar duke e futur në tunele, tubacione, duke ngritur diga që fragmentojnë atë pjesë të lumit dhe rrjedhimisht duke fragmentuar habitatin dhe biodiversitetin që e shoqëron”, sqaron Emirjeta Adhami, specialiste pranë INCA-së.

Shoqëria civile ka mbështetur vendimin e qeverisë për ndalimin e HEC-eve në zonat e mbrojtura, por ka kërkuar që shteti të ndërhyjë tek investitorët, në mënyrë që ata të respektojnë të gjitha detyrimet ligjore dhe të ruajnë regjimin e dukur të rrjedhës ekologjike të lumenjve.

“Rregulli kryesor për rrjedhën e një lumi është respektimi i rrjedhës ekologjike. Ky koncept ekziston në qarqet shkencore, por nuk është pasqyruar në ligjin shqiptar dhe në aktet nënligjore që rrjedhin nga ky ligj. Si i tillë, ende nuk është i qartë koncepti sesa ujë duhet lënë në shtratin e lumit, që të shfrytëzohet për energjinë, por dhe për gjëra të tjera”, nënvizon Adhami.

Ekspertët e Bankës Botërore, në studimin për ndryshimin e klimës kanë theksuar se, burimet ujore të Shqipërisë janë parashikuar të bien. /TCH/

5 komente në “HEC po shkatërrojnë lumenjtë/Ekspertët: Të ndërhyjë Qeveria”

  1. i imi says:

    ku ishin ato deri tani. ne burg te gjith ekspertet gru/ goca/ mnam qire

  2. Parallax says:

    Na dolen tani ekspertet e bankes boterore me disa zuska qe duan te prishin te vetmen gje sagllam ne Shqiperi qe eshte ndertuar ne kohen e monizmit.

  3. XUME PROTOPAPA says:

    SPECIALISTES NE LLAFAZANOLLOGJI

    Kishim degjuar te thoshte ne Kuvend, me qetesi dhe dashuri, nga krevatndaresi i Kokemadhes te thoshte “fluturojne gomaricat” e ti me siguri i ke besuar, po qe te “fluturoje uji” i lumenjve, perrenjve e pellgjeve moçalore, nuk ish degjuar me pare.

    Ja ca gjera te vogla qe nuk i di, para se te shnderrohesh nga i “Lavderuar” ne “te çmendurin e turnit”: mikroklima ne zonat e nderhyra me HEC-e natyrisht ndryshon. Fenomeni i pare qe verehet eshte rritja e temperaturave sezonale, gje qe per vete natyren e ashper te klimes ne vendin tone, eshte, mund te them nje miresi qe i behet qyteteve, fshatrave dhe banuesve te tyre.

    Shembull tipik jane kaskadat e lumit Drin, qe kane zbutur ne menyre te dukeshme jo vetem dimrat e egersuar te periudhave para ndertimore, por edhe kane butesuar verat e thata e frymemarrese te para ndertimit. Eshte ne kujtesen e kujdo shqiptari qe ka perjetuar dy koherat, para dhe pas ndertimore, te beje dallimin mes permbytjeve te tmerreshme qe ishim te detyruar te perballonim, te verave te thata fryme marrese etj, dhe zbutjes se oshilimeve si te temperaturave ashtu edhe te reshjeve qe nuk humben rrjedhshmerine e tyre natyrore.

    Kafshet dhe shpendet e egra qe popullojne zonat ne fjale (ato te parashikuara per ndertim HEC-esh) jetojne si para dhe pas ndertimeve ne pyjet e shkurrishtet e gjithegjendeshme, nuk jetojne ne lumenj, perrenj apo pellgjet e shumte.

    Pyjet, per me shume nuk jane “vaditur” me ujin e lumenjve tane !

    Ndertimi i HEC-eve hap rrugen e administrimit shkencor te pasurise me te madhe qe ka vendi yne: UJIT !

    Thene ne gjuhen qe mund ta kuptosh me mire: kemi uje edhe ne vere ne sasi te konsiderueshme, te krijuar nga rrezervimi i bere ne dimer, permes digave te liqeneve artificiale, qe ne vend qe te humbase ne rerishtet e myzeqese apo ku derdhen ujrat e tyre, duke shkaktuar deme te jashtezakoneshme, grumbullohet sipas kapaciteteve ujembajtese te digave, per tu perdorur kur eshte jetik dhe i domosdoshem.

    Tjeter gje jane krimet e kryera nga biçime te vene me nje te teshtitur te bythes se Sali Qelbesires dje, e te çunit te Kristaqit sot, ne drejtimin e manaxhimit te ketyre pasurive. Ata ishin e mbeten shkeles te ligjeve, mbeten kriminele!

    Nuk besoj te kete fshatare qe jetojne ne afersi te burimeve te lumenjve ne fjale, gjate rrjedhes se tyre patjeter. Ndertimet e HEC-eve ne te kaluaren kane qene gjitheparashikues te nevojave jo vetem energjitike por ne radhe te pare te atyre bujqesore e blegtorale, me ndertimin e qindra mijera km kanale vadites, shume prej te cileve lumenj te vertete (p.sh: ai i mbiShkodres kishte nje kapacitet prej 14 mc/sec.).

    Sigurisht mes sharlataneve qe jane liçensuar, ata me problematiket jane “Peltonistet” – HEC-et malore, po me “dashuri dhe qetesi” mund t’u lidhet bishti ne hunjte e gardheve nga kane mbire, duke i perballur me ligjin ne se guxojne ta shkelin ate, qofte edhe ne “projekt-idete” qe kane propozuar ne marrjen e konçesioneve ne fjale.

  4. Kacı says:

    Jo qe nuk ka ngel lume pa ngrıt nje “hıdrocentral”ö por edhe ne perrenj kane ngrıt….menyra me e mıre per te bere lek Berısha dhe Rulı, shıt lıcenca…Te shohım reagımın e qeverıse te rılındjes…ndryshe, do marı Zotı hak duke ı thare lumenjt dhe perrenjte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje