Qeveria vjel më pak taksa nga të ardhurat personale gjatë 6 mujorit të parë 2015.
Ndonëse qeveria rriti me 15 % taksën mbi të ardhurat personale, ku përfshihen, tatimi mbi qiratë, shitja e pronave, interesit të depozitave, apo cdo e ardhur shtesë, tatimet kanë një deficit prej 3.8 miliardë lekë në këtë zë. Ndërsa tatimi mbi pagën mbeti i njëjtë në 10 %.
Ndonëse ky zë i të ardhurave u rrit me 2.7 %, në vlerën e 13.5 miliardë lekëve, në arkën e shtetit mungojnë 3.8 miliardë lekë, që ishin parashikuar të mblidheshin.
Mosrealizimi në këtë zë, është argumentuar nga ekspertët e tatimeve me rënien e interesit të depozitave, çka do të thotë që qytetarët janë tatuar më pak nga shteti mbi shumën e përfituar nga interesi i parave të mbyllura me afat në bankë. Administrata tatimore duke nisur nga muaji shtator do të rrisë presionin dhe kontrollin mbi tatimin e qirave.
Sipas tyre kontratat mes qirradhënësve dhe qiramarrësve shpesh janë fiktive, pasi nuk deklarohet vlera reale për lëshimin e ambjentit me qira.
Kjo bën që të ardhurat që përftohen nga një individ, janë më të larta se ajo pjesë që tatohet për llogari të shtetit. Për këtë qëllim administrata taimore kanë nisur një fushatë për mbledhjen e tatimit mbi qiratë. Argumenti I tatimeve është që nuk mund të jepet një ambjent 100 mkatror në bllok me 20 mijë lekë të reja qira, duke iu referuar cmimeve të tregut.
Në këtë drejtim do të ushtrohet presion tek subjektet apo individët, për kontrata të rregullta mes palëve me vlerën reale të qirasë.
Edhe pse për vitin 2015 ishte parashikuar një rritje me 22.4% e këtyre të ardhurave, ato nuk u realizuan gjatë përiudhës së parë të vitit. Teuta Shamku
– See more at: http://www.tematv.al/video/doz1p7amjmmucsk#sthash.KkS1cSKe.dpuf
Ore po ua them prape. Ku e rruajme ne per aq leke. Na plasi trapi per to. Te na rroje Rama ne pa te tjerat na marreshin te keqen.
reformat e komnadantit me arben veshllapushin dhe ndricim qerrepileshin…
me fal mor shoku kumandar, po kush je ti qe te me caktosh mua se me sa leke qera e jap une nje ambient. une dua ta jap pa leke fare dhe ky eshte problemi im. detyrimi im ndaj shtetit eshte te paguaj taksen e prones dhe ate e paguaj, te tjerat i rregullon tregu i lire dhe marredhenia oferte – kerkese. nqs ti more shoku kumandar me cakton mua nje dysheme cmimi per qerane ath sipas kesaj llogjike ti duhet te me caktosh edhe nje tavan, pasi nqs ne rastin cmimit dysheme shteti e ve per te mbrojtur veten ne rastin tjeter shteti duhet te vere nje cmim tavan te qerave per zona te caktuara per te mbrojtur konsumatorin. por shteti cmimi tavan nuk ve sepse sa me shume tja fuse qiradhenesi qiramarresit aq me shume perqindje perfiton arka e shtetit. pra kemi zbatim te dy standarteve, ne rastin e pare shteti per te mbrojtur veten nderhyn ne cmimet ne treg ndersa ne rastin e dyte shteti aplikon sistemin kerkese-oferte sepse ketu shikon dhe interesin e tij. nqs do te kapesh evazionin fiskal ka rruge te tjera me efikase pa prekur ligjet e ekonomise se tregut. eshte njesoj sikur une makine time qe quhet prone e imja dhe une paguaj takse per te t’ja jap dikujt me qera dhe shteti te me thote qe ti kete makine nuk e jep dot me qera me pak sesa x shume, apo te me vere cmim dysheme per dhenie me qera te pajisjeve elektronike, apo dhenie me qera te cdo lloj pajisjeje qe eshte ne pronesine time. nqs shteti vendos cmim dysheme per qerate ath duhet te vendosi kete cmim dysheme per cdo llo prone e tundeshme apo e patundeshme qe nje person vendos ta jape me qera. jo per njeren une vendos cmimi dysheme ndersa per lllojet e tjera te pronave qe nje person mund te japi me qera shteti ia le cmimin tregut. ka nje gje qe nuk shkon ketu. une e kuptoj qe arka do mbushur por te pakten perballe ligjeve cdo njeri dhe cdo prone te jete njesoj e trajtuar, sepse perndryshe kemi shkelje te barazise ne treg.
Lajm i hidhur.
Tatimi i pages 10% !!! Lexo ligjin per tatimin per te ardhurat personale.
Gafa me e madhe e qeverise ishte rritja e takse mbi pagat e ashtuquatura te larta deri ne 23 % me shume se edhe tatimit te fitimit te kompanive qe eshte 15%.
Uli tatimin e pagave te ulta deri 30 mije leke ne zero %.
Efekti :
Denoi klasen e mesme , me te afte dhe te edukuar te supervizoreve dhe drejtuesve te kompanive ne me te shumten e rasteve te huaja qe e paguajne ne menyre te plote taksen mbi pagen.
Drejtuesit e supervizoret e kompnive vendase qe devijone ne keto raste automatikisht deklaruan paga minimale.
Ne shume raste degjojme se edhe punonjesit qe kishin pagen e ulet thjeshte nuk e perfituan uljen e takses pasi pronaret nuk ja dhane shumen e takses se hequr punonjesit porne futen ne xhepin e tyre!
Efekti corientim i sistemit. Paftesi te parashikimit te impaktit negativ ne shume drejtime jonvetem ne uljen e tatimit.
Duhet te rikthehet niveli shpejt dhe maksimalisht jo me shume se 12 apo 13%. Jo me shume se tatim fitimit te kompanive. Sistemi i taksimit te pagave duhet te ndryshoje shume shpejt qe te kthehet ne faktor pozitiv ne shume aspekte qe ka demtuar deri tani. Niveli i te ardhura nga ky tatim jo vetem qe nuk do te bjere por do te kthehet pozitivisht.
Keto gabime nuk duhet te ndodhin. Nuk kuptohet si mund te kete keshilltare te tille qe te garantojne deshtim per kete taksim ne menyren aq brutale te vendosjes se ketij taksimi. Ne rastin me te mire taksimi deri 23 % duhej te pakten 7-10 vjet qe te vendosej ne menyre graduale.
Ne bote po te rritesh taksen mbi fitimin me 1% te cohet populli e te ve drune. Tek ne e rriten me 50% dhe se rruajti njeri. Popull leshi