BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit me 2.00%

6 Gusht 2015, 14:15Ekonomia TEMA

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim Raportin Tremujor të Politikës Monetare.

Pasi u njoh me zhvillimet më të fundit ekonomike, monetare e financiare në vend, si dhe në vijim të diskutimeve mbi ecurinë e pritur të tyre, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.00%.

5 komente në “BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit me 2.00%”

  1. Financier amator says:

    Në vende pak më të civilizuara se Shqipëria, çdo vendim për rishikimin e normës së interesit nga banka qendrore shoqërohet me një koment të gjatë mbi vetë zhvillimet (ekonomike, monetare e financiare), si dhe jepen argumentet pro dhe kundra,lidhur me efektet e pritshme… Kjo garanton publikun që Këshilli Mbikqyrës i ka shqyrtuar vërtet këto çështje dhe nuk është mbledhur vetëm për të arkëtuar pagesën e rradhës…

    1. Analisti says:

      kur te aarijme ne qe kur flet Guvernatori leviz tregu do jete ngjarje. E ke vene re o Financieri Amator, qe ne rrijme edhe pa Guvernator per muaj te tere, madje te arrestuar, dhe asgje nuk ndodh! Kjo sepse BSH do kohe qe te krijoje besimin dhe autoritetin e duhur, sidomos pas bemave qe lame pas dhe pas asaj qe Keshilli Mbikqyres eshte po ai qe nuk pa si u zhduken leket?!

  2. lala says:

    Kjo tregon qe BSH eshte shume e zene me me pune dhe nuk kohe ne dispozicion te shkruaje nje raport te detajuar. Ne po e mabajme normen e pandryshur dhe kaq, arsyet ti gjejne atyre qe ju intereson. LAME

  3. Tema says:

    I përcjellin për në banesën e fundit

  4. plaku says:

    Sa per dijeni : FED-i amerikan, BQE, Banka qendrore zvierjane kane vite qe mbajne nje norme interesi minimale prej reth 0,2 % dhe nuk e ndryshojne sepse Duan te nxisin investimet.
    Nuk kuptoj se pse BSh nuk e ul akoma normen e interesit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje