Drama! Aksioni anti-informalitet terrorizon ambulantët

11 Gusht 2015, 11:06Ekonomia TEMA

Sportelet e QKR-së në të gjithë vendin, veçmas në zyrat e e qeverisjes vendore janë këto ditë të tejmbushura me njerez, të cilët nga pamja e jashtme duken fortë qartë se, nuk janë ata kodoshet e biznesit, porse të frikësuar nga ajo ç’mund të ndodhë me jetesen e tyre të përditshme pas shtatorit janë dyndur të regjistrohen.

Shumica e tyre kanë dy javë që rropaten për regjistrim dhe nuk ja kanë arritur ende, pasi është e pamundur nga kërkesat e mëdha, aq sa QKR nuk i përballon as me nurma (nipte) siç thonë ata.

Në dukje shihet se aksioni ia ka arritur suksesit pa nisur ende. Radhët në QKR sigurisht që do ta nderojnë qeverinë në letra.

Në fund të shtatorit do të mësojmë se mijëra biznese janë formalizuar, të ardhurat po rriten, etj, etj, por në të vërtete kjo është drama e të varfërve.

Kush është kurioz të shkojë në sportelet e QKR dhe do të shohë qartë se ata, evazorët, janë bizneset e rreshkur nga dielli, më së shumti tregtarë ambulante, berberë lagjesh, rrobaqepës që nxjerrin bukës e gojës.

Janë ata lloj biznesesh që e ndryshojnë aktivitetin tre herë brenda vitit, jana ata që falimentojnë edhe pa taksa, pasi kriza e konsumit është përplasur së paru në dyert e tyre.

Manjola është një ndër ta.

Dikur punonjëse fasoni, tashmë ka një rrobaqepsi në ambientet familjar, në zonën e Laprakës, që me riparime kryesisht të rrobave të vjetra nxjerr një rrogë jo më shumë se 30 mijë lekë në muaj.

Ka një shtëpi me qira, një fëmijë dy vjeç për të rritur dhe një burrë pa punë.

Është e shokuar pasi tatimorët i kanë fotografuar gjithçka dhe ka frikë se, mos i sekuestrohet makina qepëse, aseti i vetëm me vlerë 500 euro që ja ka bërë dhuratë vëllai.

Për dy javë Manjola nuk ka mundur të regjitrohet pasi radha është e gjatë.

Ky është momenti i vyer për sekserët, të cilët kundrejt 2 mijë lekëve të zgjidhin hallin.

Nuk është vetëm regjistrimi shton ajo, por duhet blerë edhe kasa, e cila është pamundur të përballohet me të ardhurat aktuale që siguron.

Por në fund thotë se e ka një zgjidhje: do të ikë si gjithë të tjerët në Gjermani.

Historia e Manjolës është historia e të gjithëve në radhët e QKR-së.

Një mesogrua afër saj e regjur nga dielli teksa ka dëgjuar bisedën mes nesh ja nisi vajit me dënesë.

Me katër fëmijë për të rritur është pronare e nje tezge.

I gjithë ky përshkrim sado me dhimbje duhet të ndërgjegjësojë të gjithë se, ligji duhet zbatuar dhe se, të gjithë janë njëlloj para tij.

Në këtë aspekt edhe ata ambulantët duhet ta njohin ligjin dhe të bëhen pjesë e tij.

Duke parë këto ditë në bilancet që 100 të mëdhenj kanë dorëzuar në QKR, ata që hyjnë në 20-ëshen e parë, kryemilionerët e Shqipërisë bëjne evazion pa iu dridhur qerpiku.

Me xhiro qindra miliona lekë nuk paguajnë asnjë tatim dhe raportojnë se kanë një mal fatura për të paguar.

Monitor i ka zbuluar disa prej këtyre rastëve ditët e fundit. Ndërkohë që bizneset e vogla, që nuk sjellin as 2% të të ardhurave në raport me PBB, janë futur në morsë, kur nga ana tjetër trarët e kontrabandës rrinë ngritur në dogana dhe kompanitë e mëdha bëjnë evazion hapur.

Nga hulumtimet e Monitor në bilancet e të mëdhenjve, vetëm në dy kompani shpenzimet e fryra i kalojnë të 300 milionë dollarët.

Me këto logjikë, Partia Socialiste i ka braktisur themelin e ideologjisë saj për të qenë në krah te të varfërve. Njësoj si për aksionin e energjisë, ku dhuna deri në burg ia nisi për të varfrit dhe ata bizneset, avokatët, dentistët, ishin të fundit në rradhë, madje rezultatet ndaj tyre mbeten të paqarta.

E njëjta logjikë po aplikohet edhe me luftën ndaj informalitetit. Aksioni nga ambulantet po fsheh evazionin ndër të mëdhenj që duket se kanë imunitet të pacenueshëm nga qeveria.

Monitor

35 komente në “Drama! Aksioni anti-informalitet terrorizon ambulantët”

  1. Shpresa V says:

    Eshte tmerr vertet te regjistrohesh ose te ndryshosh aktivitetin, por s’eshte asgje po ta krahasosh me dramen per ta mbyllur ate (edhe po te mos kesh asnje detyrim te papaguar).

    1. Dhe ne USA ky lloj biznesi tolerohet ne informalitet.Por kjo eshte qeveria e krimineleve qe kane dhe po e plackitin shtetin e shoqerine ne te varferit duhet te votojme ate parti qe do u sekuestroje pasurine atyre qe se justifikojne dot e qe eshte sh. e lehte nga 1990 ku e more pasurune, burimin e saj kjo do jete rruga e drejte dhe e verte . LIRI DEMOKRACI DUHET REVOLTE KU TE LIDHEN DOR PER DORE SALA I PARI RAMA NANO DHE TE ZVARRITEN NEPER TIRANE SIC E ZVARRITEN DEMOKRACINE DHE ZHVILLIM NORMAL. REVOLTE……………………………..

      1. ??? says:

        Kush e toleron shitjen banale neper rruge? asnje! Kjo eshte nje gje e mire per te hequr ato bicim dyqanesh tek penxherja e pallatit ku mund te blesh edhe speca edhe cigare. Keta te gjithe sebashku I kushtojne bisnesit formal 50% te xhiros qe do te thote po te kishte dyqane te mirefillta do ishin me te pasura dhe taksat do mblidheshin me shume. Kur do ta kuptoni ju se eshte cmenduri ajo qe ndodh ne Shqiperi me katet e para dhe cepat e pallateve

        1. Gopisti i NSHRAK-ut says:


          KA
          LEZET
          VJEN ERA
          SHTET!

      2. Bora says:

        Per te nxjerresh dhjam nga pleshti, nuk e besoj se ky lloj informaliteti tolerohet ne USA apo kudo ne vendet demokratike te zhvilluara, ( nuk po hyj ne detaje te tjera, si pershembull gjobitesh me gjoba shume te larta , sa te te rroj biznesi informal)por ne duhet te ndryshojme mentalitetin te mesohemi te zbatojme ligjin, kjo eshte kryesorja, ndersa per te tjerat jam dakort me ty, te marrim nje fshese te madhe ti zhdukim te gjithe me ne krye kriminelin sali dhe hajdutin like.

        1. sit.. back and relaks → says:

          Nje shembull Bora, ne mes te Manhatanit por jo vetem ke me qindra kioska te vendosura ne troturare qe shesin gazeta, cigare dhe kinkalerira te tjera. jane te rregjistruar sigurisht dhe me leje por nuk ju kerkon njeri e kane kasen fiskale apo jo etj etj. blejme aty dhe nuk na pret njeri kupon e nuk i thote njeri gje. mund te jete e jashteligjshme, ok edhe mund te jete, por duke ditur se sa norme fitimi ka ne dite ai fare biznesi qe mbahet me gazeta, paketa, cumcakiza, e fara luledielli edhe ata qe duhet te kontrollojne tolerojne duke marre parasysh dhe kostot e jeteses ne qytetet e medha ku nje rroge te iken vetem per qerane e shtepise. Pra kjo eshte ideja e nxjerrejs dhjame nga pleshti. sepse nqs ti sot e shtrengon ate biznes te paguaje me shume tatim, te deklaroje edhe qindarken ath ai neser duhet te mbylli dyqanin e te dali te lypi ne rruge, te shkoje ne gjermani per azil apo te hidhet nga ballkoni sepse qeveria nuk e rruan shume se cili eshte fati jot pasi ti ke falimentuar e ke ngelur pa buke. shtetine mbajne tatimpaguesit e medhenj, te vegjelit mbajne pushtetin lokal me taksa me aq sa munden. Nqs Rama ka vendosur te ndjeki linjen e intolerances ath kur te vijne zgjedhjet e reja mos u habisni nga surprizat, njerezit duan te kene mundesi te punojne e te ushqehen, taksat vijne pasi te jete rritur ekonomia dhe kryesisht per bizneset me fitime e te ardhura te medha e jo per ata qe shesin gazeta e cigare ne biznese ambulante qe me dhune i detyruan te rregjistrohen si biznese te vogla. sot ne shqiperi nuk ekziston me licensa per biznes ambulant kur ne te gjithe boten ekziston ky lloj kategorizimi i biznesit. por per arsye se deshen te fusin sa me shume te ardhura ne buxhet i detyruan edhe ambulantet qe shesin gazeta e cigare te futen si biznes i vogel kur hapesira dhe fuqia e tyre per tu tatuar si biznes i vogel nuk i pergjigjet as fitimit dhe as tatimit qe duhet te kete nje biznes i vogel. biznes i vogel quhet edhe nje restorant, bisnes i vogel quhet edhe nje shites gazetash e kinkalerirash ne trotuar, fitimi eshte jashtezakonisht i ndryshem nderkohe qe ne tatime konsiderohen njelloj. besoj se ka dicka qe nuk shkon ne kete pune. gjithmone peu keputet ku eshte me i dobet. pra i vogli e ndjen gjithmone me shume dhimbjen ne te tilla raste.

          1. xhungel says:

            Ai tip biznesi(gazeta, cigare) eshte biznes ambulator dhe i ka taksat fikse sado qe te beje se pak a shume shihet sasia e mallit qe tregton, qofte te fitoje qofte te humbe prandaj ska kontroll xhiroje me kase fiskale. Amerika ste fal asnje qindarke jashte sistemit financiar, kjo eshte edhe forca e saj se e di se ku hyn e ku del paraja. Ketu ne tek ne, ambulatoret as jane regjistruar fare, pra spaguajne fare, por vetem qajne me lot krokodili se ajo eshte pune qe mban familjen me 7 kalamoj, 2 krushka, 1 burre i papaune, vete me kemp ? pfffff perralla me mbret, per kalamojt qe te flene gjume naten. Nuk jam dakort qe jane te varfer e skane, por ama nese ske ‘byth’ per tregti, mos i hyj fare por kerko pune si gjithe te tjeret tek bisneset e rregullta. Gjithsesi, kur lene te lire lloj lloj sorollopi trafikant e mashtrues taksash apo te lidhur me pushtetin e korruptuar, ath te vjen vertete keq kur degjon qe ambulatoret apo bizneset e vogla ‘duhen vene ne rresht per 1’. Hajt mo, kete shtet m… kemi gatuar, kete m… jete po bejme. Fajin e kemi vete, qe na shohin syte 100 te zeza e flasim lart e poshte si profesora sesi mund te behet me mire, por ama brezin e ri, femijet tane, i mesojme qe te zhvasin sapo tu jepet mundesia se keshtu ha buke :(. e kemi dhjere vete kete shtet, ta mbajme me shendet tani.

            Te pakten po duket nje drite ne fund te tunelit dhe per keto informalitete kaq banale e kaq hapur ne mes te dite me diell.

            Tung

            1. sit.. back and relaks → says:

              jane rregjistruar si biznes i vogel shoku shpati. nuk flas per ilegalet por per ata qe paguajne taksat rregullisht dhe ju kerkohet te mbajne dhe te paguajne edhe kase fiskale per shitjet e gazetave apo cumcakizave. nqs do fakte ti jap. licensa ambulante nuk ka me ne shqiperi. si ambulanti si biznesi i vogel i paguajne taksat dhe tatohen njesoj pamvaresisht llojit te biznesit qe bejne dhe vendit ku tregetojne. e di qe ambulantet dhe bizneset si keto qe shesin kinkalerira dhe shtypin tatohen fiks pasi dihet xhiro e tyre por cdi besh tatimoreve kur ju shkojne dhe ju vene duart ne fyt sikur kane ber 1 milion dollare evasion fiskal. flas gjithmone per ata qe jane te ligjshem. ata qe thua ti qe spaguajne fare ata jane ta shtyjme si ta shtyjme qar e kemi. problemin e ndjen ai qe shet ne ca minikioska dhe ben fitim aq sa per te shtyre muajin sepse qeverite ketu e kane katandisur ekonomine shqiptare. pune ska, rroga ska, emigrim ska, fuqia punetore shtohet perdite me te rinj qe dalin nga shkollat, si i behet? ti merret fryma atyre qe te pakten i dalin per zot vetes e nuk i behen barre shtetit apo do qe te gjithe te shkojne ti falen shtetit per asistence sociale.

              1. ??? says:

                O Amerikono, o pall ik e pyti nje here ata pastaj hajde shkruaj ketu. Ata paguajne takse fikse plus taksen e vendit dhe jane me licence. Mos fol budallalleqe tani se ashtu e mendon. Ne Shqiperi ke dyqan ne cdo cep pallati te palicencuar dhe pa kontroll per shendin e bleresit dhe po te mbyllen keto dhe ti te shkosh ne dyqan qe ka licence e kontrollohet, edhe taksat paguhen edhe shendeti yt eshte me i sigurte. Ik e mos na hapni barkun duke justifikuar informalitetin se kemi 25 vjet qe “mbijetojne” vetem sepse nuk duan te punojne per te tjeret. Budallai mbetet i varfer se ai qe ka pak inteligjence di si ta nxjerre jetesen. Keto “bizneset” jane ata fshataret e maloket qe kane ardhur ne qytet e nuk e kane idene se si jetohet dhe dalin e shesin rrugeve si ambulante. Mjaf me se nuk ecet me rruges nga katunarizmi.

      3. durrsi says:

        ju keni te drejte por ne qe kemi paguar qindra mijra euro per te blere dyqane ne plazh Durres ata tezgat na heqin te pakten gjysmen e punes dhe nuk pagojne as taksa as qera asgje. Doja te bleja nje cope tjeter qyqani por nuk ja vlen. Po mendohem te shes edhe ate qe kam . Nuk ka rregull vjen tjetri me tezge mu para dyqanit ,ka harxhuar vetem 10 euro per tezgen dhe te heq punen. Shumica e tyre e kane si pune te dyte diten punojne ne vend tjeter dhe ne darke hapin dyqanin (tezgen) Ju altruistet qe i qani hallin duhet ta mbyllni gojen.Por ske ci ben nuk behet stan me lepra. Dhe pastaj ne dyqanet e vertete te mbysin me taksa. Tezgat ti lejojne por atje ku nuk ka dyqane dhe te plotesojne sa kushte se duke mos paguar asnje takse i shesin me lire dhe bejne konkurence te madhe.

    2. Loko-Loko says:

      E kam thene se EDI RAMA jo vetem e ka SHKATERRUAR PS-ne,por po e degjeneron ne ate mase sic beri Sali Berisha me PD-ne!!
      Keta jane SUNDIMTARET KAPITALISTE qe nen masken e luftes kunder fantazes se KOMUNIZMIT gjoja hiqen se po luftojne per mireqenien e popullit fukara!!
      Ndersa KRIMINELET,HAJDUTET,Sali Berisha dhe kelyshet e tij te pa ngopur nxjerrin gjuhen e tallen me ne!!!
      Edi Rama duhet te SHPORRET nga PS-ja se ai i URREN SOCIALISTET sidomos te varfer,qe perbejne 80% te elektoratit socialist ,por qe sot vuajne per buken e gojes!!!
      MBARO PUNE ME BOSET E KRIMIT,o EDI RAMA,pastaj merru me BUKEN E GOJES SE FUKARENJVE!!
      T’U BEFSHIN HELM QINDARKAT E TYRE!!!

  2. loli says:

    falenderoj Meron qe paska publikuar nje artikull per te treguar ku jane shqiptaret. dhe kam e nje keshille per Meron, pasqyroni hallet e e shqiptarve se do keni me shume sukses ne treg sesa te lepiheni njehere Saliut e njeher Rames

  3. daniel says:

    Eshte per te ardhur keq qe kerkohet te nxirret vaj nga pleshti,nder kohe qe biznese shume te fuqishme vjedhin shtetin mbase edhe me dijenine e tij

    1. xhungel says:

      Perpara ligjit jemi te gjithe te barabarte. Gjithsescili te beje pjesen e vet, pjesen qe i takon. Pjesen tjeter plaseni me protesta dhe vote te ndershme. Tung

      1. sit.. back and relaks → says:

        perpara ligjit te gjithe te barbarte, por per cdo kategori ka nga nje ligj specifik, ideja e te qenit te barabarte perpara ligjit do te thote qe cdo kategori te perballet me ligjin qe i takon, jo pleshtin ta kapi ligji i ariut dhe anasjelltas.

  4. vezhgusi says:

    Si ti qe shkruan kete artikull dhe ai qe ta boton, akoma nuk kini marre veshe se çfar eshte kapitalizmi.
    NJerez te mire kapitalizm nuk jane dy gishtat e Sali malokut por kur te marresh qindarken te shkoje djersa ne triakune bythes,kjo eshjte realia te tjerat jane demagogji.Atij qe shkruan ketu i vjen keq se do paguajne edhe kasen fiskale ,po ku ka aktivitet sado i vogel pa kase fiskale,perjashtu aktivitetet e Sali malokut qe nuk diti dhe nuk di asnje norme kapitaliste qofte edhe me minimale.
    Qellimi i tije ishte pasurimi i familjes se tije ne kurriz te keture bizneseve te vogla dhe te medha qe kurre nuk njohen shtet nje here.
    Ky artikull eshte shkruare me ato mendesi qe per kapitalizmin eshte e pa pranushme.
    Te vjterit thoshin: ne kete bote njeriu çfar kerkon gjen,dhe ja ku del e verteta ne sistemin kapitaliste.
    Gjermanine qe sote e deshirojne shume shqiptare eshte ne ate gjendje te larte standarti vetem sepse ne vite ka manifestuare rregull,ligj,kerkese te larte llogarije,respekt per ato kasa fiskale qe ne nuk i duma por kerkojme te behemi si ata vetem me informalitet gje qe eshte apsolutishte e pa mundur.

    1. sit.. back and relaks → says:

      nuk eshte problemi e vuri apo jo kasen se sot shumica e kane dhe nuk e perdorin ose e perdorin shume pak. Por per keto lloj biznesesh qe nxjerrin vetem rrogen e atij qe hap kiosken ne 5 te mengjesit dhe e e mbyll ne 9 te darkes dhe ne 500 leke te vjetra mall qe shet fiton vetem 25 leke te vjetra shteti ka tatim fiks. dmth tatimi behet ne baze te vetedeklarimit pasi pak a shume dihet norma e fitimit per mallrat qe shet nje newsstand si gazeta apo cigare, apo nje kinkaleri e vogel. keto jane biznese qe me ate fitim minimal nganjehere mbajne dhe nje familje pasi e tille eshte varferia ne shqiperi dhe ata qe jetojne me keto biznese kane zgjedhur kete rruge ne vend te rrugeve te tjera me pak te ndershme nqs me kupton. ka nje kendveshtrim fiskal por ka dhe nje kendveshtrim social. sigurisht qe cdo e e ardhur duhet deklaruar, por jo cdo e ardhur apo jo cdo nivel te ardhurash duhet tatuar apo taksuar njesoj. ligjet jane mire te zbatohen por duke u perpjekur te shmangen ne maksimum demet. nuk mund te mbushesh gropen e hapur ne dogana nga kontrabandistet afer qeverise duke ju bere gropen atyre qe luftojne cdo dite per mbijetese.

  5. razo says:

    Ore keni llogjike ju apo jo? Sipas jush te lejojme informalitetin? Cfare lidhje ka kjo me Partine Socialiste dhe me programin e saj? Te jesh bisnes i vogel apo i varfer nuk te jep te drejten te punosh ne te zeze dhe te vjedhesh. Ku do vene keta njerez kur te plaken, cfare pensioni do marrin? Apo varja te vazhdojme me llogjiken qe shteti eshte lope qe milet kur te ngelemi pa qumesht. Meqe ju ha meraku shume hajde o gazetare vij emrin atij biznesi te madh apo kryemilioneri qe ben evazion hapur apo qe vjedhin ne dogana shtetin. Me kete llogjike hajde mos te paguajme dritat dhe ujin meqe jemi biznes i vogel apo i varfer.

  6. Tirona says:

    Nuk e mora vesh si e ka marre vesh qe dentistet nuk paguajne taksa,i ka kontrolluar nje nga nje?

  7. xhemal says:

    gjithmone lufta ndaj informalitetit ne ekonomi sjell edhe dhimbje per nje pjese por eshte e domosdoshme ,jo vetem per shqiperine po edhe per vende shume te zhvilluara ngelet nje nga pikat me te nxehta sepse tendenca eshte shmangia nga pagesa e taksave ky fenomen sjell pastaj renien e sherbimeve e investimeve publike sidomos ne arsim ,shendetesi ,sigurine publike e ifrastrukture ,por edhe sitemi fiskal duhet te jete i studiuar mire per cdo shtrese e grupim te shoqerise ,po paguam te gjithe do ulen dhe taksat ,e fundit e kryesorja administimi i mire i taksave ne sherbim te jetes se qytetareve e kjo ne shqiperi nuk behet mire e drejte, bile mendoj une vidhen apo keqperdoren nga nje administrate politike e pak profesionale

  8. adi says:

    Popull shpellash i gjendur papritmas ne shekullin e XXI. Ligjet i bejme si ne Europe po zbatimin e duam allasoj se jemi te varfer, se kemi halle. Nese duan qe te mos rregjistrohen, le te votojne nje parti qe propozon heqjen e detyrimit per t’u rregjistruar dhe per te paguar taksa

  9. gusht says:

    Lufta kunder evazionit fiskal, ketij kanceri qe po na merr frymen, eshte i domosdoshem per te gjithe, por eshte pafalshme ajo qe thuhet ne shkrim per “peshqit e medhenj”. Ata duhet te jene te paret qe te ndeshkohen.

  10. shvejk says:

    I vjen keq artikullshkruesit per ambulantet? Une do te thoja se duhet ti vije keq per qytetaret qe jane te detyruar te blejne ne trotuar, pa me te voglin kusht higjenik , pa fature , pa informacion per origjinen e mallit, dhe cfare eshte me e keqja me cmime krejtesisht te pa justifikuara. Ky artikullshkrues i cuditshem ndjeka keqardhje per ambulantet , dua ta pyes: po ata shitesit e ndershem qe paguajne qera dyqani , taksa , tatime , energji e.t.j mos jane me budallenj qe pervec tere detyrimeve ligjore duhet te durojne dhe ambulantin qe i ben konkurence te pandershme mu te dera e dyqanit. Vertet qe kapitalizmi eshte konkurence por duhet te jete konkurence e ndershme .

  11. labi says:

    me ne fund do behemi ahtet! mjafte me plerave qe shiten neper rruge duke bllokur tratuaret! mjafte me kete pseudo tregtare te fitojme e mos te paguajne sic bejme ne te tjeret! mjafte me rrumpallizem!

  12. Tema says:

    Ka njerëz të zgjuar.,tani flitet për ginjol.

  13. Tani.detschland says:

    Hajde llogjike hajde
    Cdo gje ne te zeze qe te eci Shqiperia perpara!

    Mbetesh pa fryme kur lexon keto lloj pacavuresh.

  14. fieraku nga ferrasi says:

    O xhemal rafsh me ndonje kanal po marsh me vere edhe vezhguesin edhe shvejkun
    Po PSE more qyqare ATA copa tregetare
    Po i prishin Pune shtetit
    ATA mesi nxjerrin buken e gojes se po nuk ju shiten
    Peri.et duhet me i hedh.
    Shpirtzinj.

  15. ILIRIA says:

    Qe duhet te formalizohet cdo gje jemi te gjithe dakort qofte per ambulantet edhe per firmat e medha apo lokalet e nates ose kazinote apo karburantet apo supermarketet por nuk duhet te filloje nga ambulantet por nga bisneset vipa tek te medhajat dhe te jete rregulli qe ne dogana apo fabrika qe te mos shesin mallra apo cdo lloj produkti pa fature me cmimin real qe paguhen leket sepse manovrohet qe ne burim dmth qe ne dogana per te mos paguar taksat meqenese eshte tvsh e lart tatimet te larta sigurimet e punonjesve te larta prandaj mundohen te shmangin sa te mundin sepse kaq te arhura ka nuk jane te ardhurat si ne GJERMANI qe edhe taksat te jene por kjo eshte shqiperia pa shtet pa regulla te barabarta. Prandaj duhen te ulen te gjitha llojet e taksave dhe te paguajne te gjithe ne perpjestim te drejte me llojin e bisnesit sepse paguajne vipat sa 1 qoske paguajne bisnest e medha sa nje bisnes i vogel dhe pastaj taksidaret ju qepen ambulanteve apo bisneseve te vogla. Por duhet te rregjistrohen te gjitha llojet e bisneseve dhe duhet te hiqet shkallezimi i xhiros ne 2 molion, 8 milion etj. por te jete shkallezimi deri ne 100 milione bisnes i vogel dhe mbi 100 milione te reja bisnes i madh dhe mbi 1 miliard te reja VIPA sepse kjo ka sjelle edhe shume ndryshime te NIPT te bisneseve duke mbyllur shume bisnese dhe hapur te tjera po te njejtet persona duke fshehur edhe mos paguar sipas xhiros reale duke qene edhe evazoret me te medhenj. Dhe pastaj kush e ka fajin me i dobet ose me fukaraj prandaj futja sa te mundesh. Faleminderit

  16. shvejk says:

    Fieraku nga ferrasi: shtetit i prishin pune dhe ambulantet por edhe pseudo qytetaret si puna jote. Pyetja eshte kush i prish me shume pune ktij shtei ata si ty apo ambulantet? I madhi Shefqet Musarai pat thene dikur:(derri ne lluce e ka rehatin). Me siguri ka patur parasysh disa si puna jote qe kane gjetur rehat ne mes te kesaj lluce dhe nuk e imagjinojne dot qe jeta mund te ishte edhe ndryshe.

  17. drini says:

    Eshte normale te rreghistrohen te blejne kasa dhe te paguajne nje taks sa do te vogel, e tille qe te mos i rrenoje biznesin personit. Te gjithe paperjashtim paguajne taksa.
    E dini ju qe ata me tezga kane bere miliona sidomos ne dhjete vitet e para pas 1992 dhe nuk kane paguar asgje.
    Nuk e kuptoje fare llogjiken e attij qe ka shkruar kete shkrim.
    Duhen bere te dyja luftuar evazioni fiskal i te medheenjve dhe marre taksa te gjitheve

  18. redon says:

    te paguajne, sepse neve cdo dite.pjesa me e madhe e parave tona shkojne te keta ambulante, u blejme te gjithe ne cdo dite.
    beni krahasimin sa ndryshon cmimi i ambulanteve me tregun e shumices, me here me shume.
    Jo vetem te paguajne, por te kene edhe kushte higjenike, te japin edhe kuponin e tatimit, qe shteti te funksionoje ne te gjitha hallkat, keta te fitojne duke paguar detyrimet shteterore, jo vetem fut pare ne cantat e tyre.

  19. leci says:

    Te paguajne patjeter ndryshe cdo vjedhin qeverite

  20. stili> says:

    Nen petkun e biznesut te vogel po fshihen me sukses evazore qe po bejne tregun e ligjshem corbe derri .Informaliteti eshte plaga ne rende ne ekonomine tone te dobet.Paguan taksixhiu me licence ,e fitojne fugonistet hajdute me vila,e me 2 pune,,,,? Dalin ne tregje eshesin mallra qe e kalojne vleren ligjore per te qene te vegjel prishin punen e te licensuareve nuk paguajne asgje ,pastaj dalin qajne ne medie..Fshataret jane problem,por zgjidhja behet ne tregjet e caktuara.Te gjithe tani e dine e kuptojne kapitalizmin,eshte sistem qe nuk e njeh meshiren,por i bazuar ne ligje qe duan zbatim te forte e gjithpetfshires.Ne se keta milioneret kane probleme ,gazetari le te beje shkrim te adresuar per ata dhe pushtetaret qe i tolerojne.Kjo nuk duhet lejuar kurre.

  21. sit.. back and relaks → says:

    zoterinj, reforma fiskale nuk eshte njesoj me reformen agrare apo tufezimin e shokut enver. kur ta kuptoni kete do flasim.

  22. I LOVE CANNABIS SATIVA&INDICA says:

    Rrofte rilindja e qelbesirave……poshte mileti qe vdes per tu poshteruar aq sa nuk ben dot pa te!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje