Sipërmarrësit kabllorë do të kenë kohë deri në fund të gushtit për të hartuar planin e sistemimit të telave që varen si rrjeta merimange mbi kryeqytet, e që rrezikojnë përditë shëndetin dhe jetën e qytetarëve.
Ultimatumi jepet nga Agjensia e Komunikimeve Elektronike.
“Do të njoftohen sipermarresit/kablloret qe te kene sistemuar rrjetin ne te gjitha pjesët e ngelura,pas aksionit të emergjencës deri ne date 30 Gusht 2015”, raporton Ora News.
E nëse kjo nuk ndodh, Agjensia e Komunikimeve Elektronike do të vlerësojë situatën për të marrë më pas masa ekstreme deri në shkëputjen e tyre pa paralajmërim.
“Mbas analizimit se çfare u arrit deri ne 30 Gusht dhe që shtrihet deri 30 Shtator, per shmangien nga shtyllezimet elektrike ne gjithe territorin, do të njoftohen kabllorët që të përfundojnë largimin dhe pas 30 Shtatorit do te priten pa paralajmerim”.
Sipas AKEP, aksioni do të përfundojë në 30 dhjetor dhe ai parashikon zhdukjen totale rrjeteve jashtë çdo kushti teknik në zonat e banuara.
Ministria e Inovacionit është duke bërë gati kuadrin e plotë ligjor dhe nënligjor, që do të mbështesë këtë aksion.
“Nga ana jonë është duke u punuar fort me plotësimin dhe përditësimin e kuadrit ligjor dhe nënligjor përkatës që të mbështesë këto investime të qëndrueshme”.
Projekti për “pastrimin” e kryeqytetit, por edhe gjthë Shqipërisë nga telat që varen mbi kokat e qytetarëve u lançua në maj të vitit të kaluar nga Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, në bashkëpunim me AKEP.
Zonat më problematike, mbeten zonat periferike në Tiranë si Fresku, Kombinat, Lapraka, Sauku, Farka, Selita, ku aksioni do të jetë më i ashpër.
Lekët që u fituan nuk u futën në investime renovuese ndaj sot s’ka rrugdalje tjetërr
Po oshee ashtu do te vazhdoje me kabujt ne ajer. Apo varja nese vdes ndonje.
finalmente…pak rregull,te merr frika te ngresh koken lart se sheh vetem nje rrjete merimangash!
Ja cfare po ndodh… Ne lagjen tone u hoqen nga shtyllat elektrike dhe u mbollen shtylla te tjera
metalike te abisnet koco kokedhima …Me nje fjale prape ne ajer ngelen telat vecse me nje ndryshim..,jane shtuar shtyllat metalike ne lagjen tone
Ska per tu bere ndonjehere ky vend se edhe po ishte deshira e mire, fara e keqe si Koco Kokeqima do te prishe faren e mire
03/11/2009
Nje infrastrukture moderne e telekomunikacionit eshte e perberbere nga nga nje sistem nervor te kabllove qe mundesojne realizimin e impianteve te ndryshme teknologjike.
Neper keto impiante te transmentimit te snjaleve dixhitale apo analogjike realizohen aplikime voce-dati-video ne menyre qe te ofrohen sherbime te telekomunikacionit.
Keto impiante te transmentimit kane si qellim qe te ofrojne sherbime te avancuara, te permbushin kerkesat e perdoruesve, te kene vazhdimesi dhe garanci, te ulin shpenzimet ekonomike dhe te mos perbejne asnje rrezik per shendetin e njerezve apo te kafsheve.
Nje impiant i realizuar sipas normativave dhe standarteve europiane ofron vantazhe dhe cilesi teknike teper te larta:
Aplikime te ndryshme mund te shfrytezohen ne te njejtin network.
Sistemi ka nje vazhdimesi teper te gjate ne kohe (garanci minimale 25 vjet).
Shfrytezimi dhe mirembajtja teper e thjeshte.
Koha e nderhyrjes ne raste te difekteve teper e vogel.
Kostot e mirembajtjes teper te uleta.
Instalim dhe dizinstalim teper i thjeshte.
Imuniteti nga interferencat teper e larte.
Garanci dhe siguri nga aksidentet per puntoret, perdoruesit apo palet e treta.
Ne konform me arkitekturen e urbanistikes ne rajonin ku realizohet.
Mundesi per rishfrytezim per qellime te tjera ne te ardhmen.
I realizuar me prodhime sipas normativave dhe standarteve ne fuqi.
Rrjeti i telekomunikacionit Shqiptar nuk respekon asnje nga keto standarte!
Mund te themi se eshte nje nga infrastukturat me skandaloze ne bote.
Funksionimi i keq i ketij sistemi sjell deme te pallogariteshme per ekonomine dhe mund te provokoj paralizime te infrastukturave te energjitikes, shendetesise, transportit e shume te tjerave pa llogaritur cilesine e dobet qe u ofrohet perdoruesve te thjeshte.
Ne shqiperi nuk ka rregull, nuk ka cilesi, nuk ka normativ dhe standart edhe ne kete dege qe ka nje rendesi jetesore per zhvillimin e vendit.