30 shtatori do të jetë afati i fundit për të vetdeklaruar ndërtimet pa leje nga ana e qytetarëve në zyrat e ALUIZNI-it. Bëhet fjalë për çdo objekt të ngritur nga Janari 2009 deri në qershor 2014. Drejtori i Qarkut Tiranë, Paulin Rajta në një intervistë për TemaTv sqaron procedurat që duhen ndjekur. ALUIZNI ka shtuar sportelet në shërbim të qytetarëve që të aplikojnë.
Zonat me numrin më të lartë të objekteve pa leje pas vitit 2009 në tokën e të tjerëve, rezultojnë Kamza dhe Paskuqani. Por objekt i vetdeklarimit janë dhe qytetarët që kanë ndërtuar në tokën e tyre.
Nga ndryshimet ligjore një grup tjetër shumë i rëndësishëm që përfiton janë edhe ish pronarët. Janë rreth 22 mijë ish pronarë që ju është zënë toka nga ndërtimet pa leje, por nuk e gëzonin pronën e tyre të zënë, sepse ata nuk mund të as kompesoheshin financiarisht, për shkak se objektet nuk legalizoheshin. Këta ish-pronarë tashmë do të marrin përfitimin e plotë financiar të tokës së zënë. Teuta Shamku
Vetdeklarimet mund të bëhen dhe me anë të sitit web
VETEM BANKAT NUK HUMBASIN ASGJE !
C’eshte bere me vetdeklarimet e vitit 2005-2006?Ne ate kohe,per te bere vetdeklarimet njerzit lane punet ne emigracion dhe plotsuan formularet,ato dosje e formulare me gjith pagesa i zuri 2013 pa bere gje,pastaj u be reforma ne zyrat e ALUIZN-it,dhe perseri njerzit presin per zgjidhje.Tani kerkohet te niset nga 2009-ta!